Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar, një prej të cilëve minoren për shkak të një zjarri që përfshiu gjatë natës një qendër komunitare për djem në Santa Caterina di Pasian, në Prato (Udine).
Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruan agjencia italiane e Lajmeve ANSA, ndodhi rreth orës 02:30, për shkaqe ende për t’u sqaruar.
“Dëgjuam britma gjatë natës, dolëm dhe godina ishte e mbuluar nga tymi. Dëgjonim ulërimat e djemve, por nuk ndërhynim dot. Pati nga ata që u hodhën dhe nga dritarja”, rrëfen vajza e përgjegjësit, Lucrezia Lisco. Ajo flinte në një apartament pranë godinës dhe u zgjua nga britmat e të rinjve që qëndronin në qendër. “Jemi të tronditur, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.
Hetimet për ngjarjen po zhvillohen nga Karabinierët e Udines.