Wednesday, June 4, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mediat britanike: Luks përrallor! Ja cili është fshati shqiptar i ndërtuar plotësisht nga ‘Çunat e Londres’

Editor by Editor
December 30, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Mediat britanike: Luks përrallor! Ja cili është fshati shqiptar i ndërtuar plotësisht nga ‘Çunat e Londres’
0
SHARES
150
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media britanike Daily Mail i ka dedikuar një editorial ekskluziv një fshati në Shqipëri i cili sipas tyre është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga Anglia. ‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë il galisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik. Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh. Me paratë e fituara il galisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja – duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi l ksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.

Gjithçka filloi rreth 15 vjet më parë dhe atëherë lëvizja bëhej vetëm me kamionë dhe ishte e shtrenjtë, ndoshta 20,000 £ për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani bëhet me varka të vogla dhe çmimi ka rënë deri në rreth 3,000 £ kështu që është shumë më joshëse dhe e arritshme për ta. Në mesin e atyre që janë larguar janë tre djemtë e Aliut dhe Hike Trumcit, të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre të re të ndërtuar me pagat e tre djemve të tyre që u larguan nga Muzhaku për në Mbretërinë e Bashkuar duke hyrë ilegalisht me kamionë dhe më vonë duke kërkuar azil. Arturi më i madh, 42 vjeç është një shofer transporti në Londër, ndërsa vëllezërit e tij më të vegjël Asimi, 36 vjeç dhe Hamiti, 29 vjeç, jetojnë në Bath (të Anglisë) ku janë shoferë taksie. Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së tij të re dykatëshe, Aliu tregoi me gisht shtëpitë në luginën piktoreske poshtë tij dhe tha: ‘Ajo është ndërtuar me para nga fëmijët në Birmingham, ajo nga Bristol, ajo ka fëmijët në Liverpool. “Të gjitha shtëpitë e reja që shihni para jush janë ndërtuar me ndihmën e familjes në Angli”, më pas duke treguar një projekt të papërfunduar ai tha: “Edhe ajo që po ndërtohet, është me para nga Anglia. Askush prej nesh këtu nuk do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte shtëpi të reja të rehatshme si kjo pa ndihmën e fëmijëve tanë në Angli dhe për këtë ne jemi të gjithë përjetësisht mirënjohës, shtojnë ata.

“Djemtë e mi shkuan të gjithë në Britani të Madhe sepse këtu nuk patën mundësi, nuk më kanë thënë kurrë se sa kanë paguar për të hyrë në Britani, por unë e kam një ide të mirë dhe ata u janë bashkuar shumë të tjerëve nga Muzhaku dhe zona përreth,”- thotë babai i tre djemve, të cilët tashmë kanë marrë leje qëndrimi në Angli dhe jetojnë atje me dokumente të rregullta. Është e vështirë të kuptohet nëse toni i artikullit të Daily Mail peshon më shumë nga c nikja apo nga objektivja, sidomos sepse ky tabloid njihet prej kohësh për kr tikat e tij ndaj shqiptarëve, duke i portreitizuar ata shpesh si kr mi nelë që merren me punë të paligjshme në Angli. Por këtë radhë, ata kanë treguar një aspekt human të krizës financiare në Ballkan, ku të rinjtë detyrohen të kalojnë peripeci të ndryshme madje të sakr fikojnë edhe jetën, vetëm për të krijuar kushte për familjet e tyre. Në fund, Daily Mail e mbyll editorialin rreth fshatit Muzhak, duke treguar qartazi kontrastin mes atyre që shkojnë në Angli për t’u marrë me punë të paligjshme dhe atyre që thjesht duan një mundësi që puna e tyre e palodhur të vlerësohet.

“Shumë prej tyre gjejnë punë në ekonominë e zezë, si lavazhe makinash apo punë të tjera dhe paratë që fitojnë ua dërgojnë në shtëpi prindërve të tyre, të cilët i rregullojnë shtëpitë, por disa përfshihen edhe në krim. Një nga miqtë e mi që është në Angli më dërgoi një video të rritjes së kanabisit për të cilin po kujdeset dhe vendi ishte plot me bimë – ai tha se e dinte se ishte gabim, por të paktën po bënte disa para për familjen e tij. Ata që janë të përfshirë me gangsterët mund t’i dalloni lehtësisht kur kthehen në Burrel për pushime, sepse janë ata me makinat e mëdha e të shtrenjta,” – tha një banor i Muzhakës që preferoi të mbetej anonim.

Previous Post

Paguan gjithë borxhet e fshatit në Pukë, dy emigrantët shqiptarë bëjnë gjestin human

Next Post

FOTO/ Tritoli shpoi murin! Flet polici që i vendosën eksploziv në shtëpi

Next Post
FOTO/ Tritoli shpoi murin! Flet polici që i vendosën eksploziv në shtëpi

FOTO/ Tritoli shpoi murin! Flet polici që i vendosën eksploziv në shtëpi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Surpriza e merkatos së Igli Tares, Luka Modric pritet të firmosë me Milanin

Surpriza e merkatos së Igli Tares, Luka Modric pritet të firmosë me Milanin

June 3, 2025
Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook

June 3, 2025
“Ja roli që kishin femrat në grup”/ Gazetari Ferhati zbulon emrat e të arrestuarve sot nga SPAK

“Ja roli që kishin femrat në grup”/ Gazetari Ferhati zbulon emrat e të arrestuarve sot nga SPAK

June 3, 2025
Shtëpia e Bardhë konfirmon: Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë! Së shpejti biseda telefonike me Xi Jinping

AKTUALITET

Surpriza e merkatos së Igli Tares, Luka Modric pritet të firmosë me Milanin

by Editor
June 3, 2025
0

Surpriza e merkatos së Igli Tares do të jetë Luka Modric. Në Itali tashmë nuk kanë më dyshime, sipas ekspertit...

Read moreDetails
Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook

June 3, 2025
“Ja roli që kishin femrat në grup”/ Gazetari Ferhati zbulon emrat e të arrestuarve sot nga SPAK

“Ja roli që kishin femrat në grup”/ Gazetari Ferhati zbulon emrat e të arrestuarve sot nga SPAK

June 3, 2025
Shtëpia e Bardhë konfirmon: Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë! Së shpejti biseda telefonike me Xi Jinping

Shtëpia e Bardhë konfirmon: Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë! Së shpejti biseda telefonike me Xi Jinping

June 3, 2025
Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, gati firma për transferimin e mesfushorit duke iu afruar rekordit të Kaka

Igli Tare i mbush mendjen Guardiolës, gati firma për transferimin e mesfushorit duke iu afruar rekordit të Kaka

June 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Surpriza e merkatos së Igli Tares, Luka Modric pritet të firmosë me Milanin

Surpriza e merkatos së Igli Tares, Luka Modric pritet të firmosë me Milanin

June 3, 2025
Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit dhe e hodhi në Facebook

June 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al