Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha me padagogët: Shqipëria me buxhet 10 herë më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së, për kërkimin shkencor

Editor by Editor
December 21, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha me padagogët: Shqipëria me buxhet 10 herë më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së, për kërkimin shkencor
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha:
Ju përshëndes përzemërsisht, ju falënderoj për praninë tuaj këtu.
Mblidhemi në një moment kur kjo qeveri me në krye Edi Ramën, me vendimin e fundit, po i jep një ‘colpo di gracia’ universiteteve, arsimit të lartë në Shqipëri.
I nisur nga një refleks armiqësor ndaj arsimit të lartë, trupës pedagogjike, e studentëve, në këto vite të qeverisjes, universitetet e vendit kanë pësuar ndryshime të rënda, në çdo aspekt të tyre.
U godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë, të përmbushë misionin e tij. Shprehje e goditjes së lirisë akademike janë të shumta, por ata kulmuan kur Edi Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të Tiranës, rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën 3 shekujt e fundit.
Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. Ky akt nuk ishte i shkëputur, por i shoqëruar me vendosjen e Komisarëve në bordet universiteteve. Ky akt u shoqërua nga vendimi për të bllokuar mbrojtjen e gradave shkencore në universitete publike.
Ky vendim shënonte ndërprerjen e veprimtarisë kërkimore shkencore të këtyre institucioneve, të atij aktiviteti që përbën oksigjenin e zhvillimit të tyre. Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor.
Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Kjo ishte një praktikë ‘brain draining’ për universitete tona.
Çdo pedagog që kishte një projekt, ëndërr për ta shndërruar në realitet nëpëmjet kërkimit shkencor, kishte të drejtë të kërkonte diku një strehë tjetër për realizimin e projektit të tij. Nuk u financua, nuk u konsiderua që ju të realizonit projektet tuaja shkencore, por përkundrazi u bë gjithçka që ju të largoheni. Ata studiues që kishin një projekt shkencor, ata nuk kishin më asnjë financim, asnjë mundësi.
Ky qëndrim ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për universitetet tona. Të konsolidosh një universitet dhe ta bësh atë konkurrent është shumë e vështirë. Në një botë të hapur, ku konkurrenca është ligj i saj, duhet shumë mund e mençuri. Por u punua në të kundërtën.

 

Previous Post

VIDEO/ Festë dhe skandal, Kroacia nuk përmbahet pas botërorit, video e Brozovic me shokë bëhet virale

Next Post

Meta: Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana, korrupsioni me zë e figurë

Next Post
Meta: Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana, korrupsioni me zë e figurë

Meta: Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana, korrupsioni me zë e figurë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al