Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Keni marrë kredi? Dy kategoritë që shpëtojnë nga rritja e kësteve

Editor by Editor
December 19, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi, Vendi
0
Keni marrë kredi? Dy kategoritë që shpëtojnë nga rritja e kësteve
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një mesazh nga banka ka shqetësuar shumë familje shqiptare ditët e fundit. Fjalën e kemi për rritjen e kësteve të familjeve që kanë marrë kredi në lekë apo në euro, kryesisht për të blerë shtëpi.

Por përse janë rritur këstet e kredive?

Kredia në lekë u shtrenjtua për shkak se bonot e thesarit u shtrenjtuan nga 1.6% në 5.8%. Kreditë në euro, të cilat janë emetuar me formulën Euribor plus kanë pësuar një rritje më të ulët.

Euribori është norma mesatare e kostos së euros në tregun ndërbankar. Ajo ka qenë zero nga viti 2016 deri në prill të këtij viti ndërsa aktualisht është diçka më pak se 3%.

Por cilat janë kreditë që pësojnë rritje dhe kush janë qytetarët me fat që shpëtojnë?

“5pyetjet.al” pyeti Spiro Brumbullin, një nga ekspertët më të njohur të ekonomisë dhe njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Bankave dhe gazetarin e ekonomisë Bardhi Sejdarasi.

Zoti Brumbulli shpjegoi kategoritë që preken nga rritja e këstit të kredive.

“Rriten të gjitha sipas kushteve të kontratës, kush e ka të ndryshueshme normën e interesit, biznes, individ. Rëndësi ka norma e interesit, kush ka normë të ndryshueshme, bazën plus marzhin e bankës, të gjithëve u ndryshon indeksi bazë. 

Janë rritur bonot e thesarit, ndryshon automatikisht norma e interesit. Nëse e ke fikse nuk ndryshon. Vetëm ato që janë të ndryshueshme” tha ai.

Gazetari Bardhi Sejdarasi theksoi më tej dy kategoritë që shpëtojnë nga rritja. “Nëse e keni marrë normën e interesit fikse nuk ndryshon. Edhe kreditë e buta që jepen nga bashkia nuk ndryshojnë,  sepse normën e interesit e mbulon shteti” tha ai për “5pyetjet.al”.

 

Previous Post

VIDEO/ Çfarë ishte manteli që sheiku i veshi Messit?

Next Post

Benzema largohet nga Franca: E mbyll këtu

Next Post
Benzema largohet nga Franca: E mbyll këtu

Benzema largohet nga Franca: E mbyll këtu

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al