Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Dumani u zgjodh mes spekulimeve dhe vëzhgimit të rreptë të Yuri Kimit

Editor by Editor
December 17, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
BIRN: Dumani u zgjodh mes spekulimeve dhe vëzhgimit të rreptë të Yuri Kimit
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një mbledhje plenare maratonë që zgjati afro gjashtë orë të premten më 16 dhjetor 2022, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit.

Dumani u emërua si drejtues i SPAK për tre vitet e ardhshme me pesë vota të 10 anëtarëve të Këshillit të pranishëm.

Vota i dha fund disa javëve me spekulime, që filluan në fund të nëntorit kur ambasadorja e SHBA Yuri Kim, vuri alarmin për përpjekje për një garë “të pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë”.

Kim nuk përmendi askënd në akuzat e saj, por gishtat u drejtuan ndaj shumicës qeverisëse sidomos pasi Ministria e Jashtme njoftoi në Twitterin e saj fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores një procedurë që kryhet në Uashington e jo në Tiranë, e që u lexua nga disa analistë si mesazh për anëtarë të KLP-së.

Por pas përfundimit të votimit ambasada lëshoi një deklaratë që vlerësonte procesin. “Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës, i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore”, thuhej në deklaratë.

Kryeministri, i cili i mohoi akuzat për ndikim në proces dhe i cilësoi si thashetheme, u shfaq po ashtu i dakordësuar me zgjedhjen. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era!”, shkroi Rama, pas votimit.

Në krahun tjetër pjesa e Partisë Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që pati paralajmëruar paraditen e të premtes fitoren e një kandidati tjetër, të zgjedhur sipas Berishës prej kryeministrit, e cilësoi garën sërish të ndotur dhe SPAK “një seksion të Partisë Socialiste”.

Ndërkohë Gazmend Bardhi, deputet i pjesës së Partisë Demokratike të ndarë nga Berisha, ishte më neutral në qëndrim. Ai bëri thirrje që SPAK të mbështetej për të qëndruar “jashtë kontrollit të politikës”, ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit ishte e vetmja shpresë për shqiptarët./BIRN

Previous Post

“Hiqeni qafe qenin”! Gjykata i kyçi në qeli, dëshmia tronditëse: Më doli në ëndërr pasi e dogja

Next Post

Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën aktorja e madhe

Next Post
Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën aktorja e madhe

Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën aktorja e madhe

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al