Monday, April 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali i Erdoganit dënohet me burg e përjashtohet nga politika

Editor by Editor
December 14, 2022
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali i Erdoganit dënohet me burg e përjashtohet nga politika
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me burg dhe u ndalua nga politika të mërkurën për “fyerje të një zyrtari publik” duke i dhënë kështu një goditje të madhe shpresave të opozitës për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një gjykatë e Stambollit dënoi 52-vjeçarin Imamoglu të Partisë Popullore Republikane, CHP, me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burg. Gjithashtu gjykata e ndaloi atë nga përfshirja në politikë.

Dhjetëra mijëra mbështetës të tij u mblodhën përpara bashkisë së Stambollit përpara vendimit të gjykatës.

“Stambolli u përket 16 milionë banorëve”, tha Imamoglu para turmës. “Ç’lloj çmendurie mund të kufizojë vullnetin e njerëzve?”
Si kryebashkiak i qendrës ekonomike dhe kulturore të Turqisë, karizmatiku Imamoglu është shfaqur si një lojtar i frikshëm politik dhe pritej nga shumë njerëz që të përbënte një sfidë të fortë presidentit të Erdoganit në zgjedhjet e vitit 2023.

Avokati i Imamoglu, Gokhan Gunaydin, i tha gjykatës: “Ky rast nuk është një rast në të cilin Imamoglu gjykohet, por po vihet në provë besimi te sistemi gjyqësor”, raportoi nga salla e gjyqit Shoqata e Studimeve të Medias dhe Ligjit, MPSA.

Imamoglu u akuzua për fyerje të 11 anëtarëve të Bordit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, YSK, kur komentoi vendimin e bordit për të anuluar dhe rimbajtur zgjedhjet lokale të marsit 2019 në Stamboll. Imamoglu kishte fituar votimin dhe përsëri fitoi rivotimin.

I pyetur në atë kohë në lidhje me përshkrimin e ministrit të brendshëm Suleyman Soylu si një “idiot”, Imamoglu u përgjigj: “Ata që anuluan zgjedhjet e 31 marsit janë idiotë…

Imamoglu dhe avokatët e tij këmbëngulën se vërejtjet e tij i drejtoheshin Soylu-s, jo anëtarëve të YSK-së.

Kreu i CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, anuloi një vizitë të planifikuar në Gjermani dhe në vend të kësaj u nis për në Stamboll për të treguar mbështetje për Imamoglun. Meral Aksener, udhëheqësja e Partisë së Mirë më të vogël të opozitës, tregoi solidaritet me kryebashkiakun./BIRN

Previous Post

Miq dhe kolegë urojnë Servet Pëllumbin, profesori socialist mbush sot 86 vjeç

Next Post

Ngjarja në Shkodër, Policia: Një person qëlloi me armë nga makina, dallohet nga kamerat e rrugës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sekretari i Energjisë: Nafta s’do ulet deri 2027; Trump: Gabon plotësisht, do të bien pas luftës me Iranin

April 20, 2026
Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba: kush është aktori i trazuar, arrestuar sot në Tiranë

Dumfries, e ardhmja në dyshim: klauzola prej 25 milionë eurosh tremb Interin

LAJME

by timoni.al
April 20, 2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kundërshtoi publikisht Sekretarin e tij të Energjisë, Chris Wright, pas një paralajmërimi nga ky...

Read moreDetails
Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

April 20, 2026
Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba: kush është aktori i trazuar, arrestuar sot në Tiranë

Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba: kush është aktori i trazuar, arrestuar sot në Tiranë

April 20, 2026
Dumfries, e ardhmja në dyshim: klauzola prej 25 milionë eurosh tremb Interin

Dumfries, e ardhmja në dyshim: klauzola prej 25 milionë eurosh tremb Interin

April 20, 2026
Protesta e organizuar nga 'Shqipëria Bëhet', Policia publikon masat e sigurisë, këtu janë rrugët që do të mbyllen për qarkullimin

Ejani se kam vrarë gruan alarmon policinë e Patosit; në vendngjarje gjen një të dehur

April 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekretari i Energjisë: Nafta s’do ulet deri 2027; Trump: Gabon plotësisht, do të bien pas luftës me Iranin

Sekretari i Energjisë: Nafta s’do ulet deri 2027; Trump: Gabon plotësisht, do të bien pas luftës me Iranin

April 20, 2026
Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos: Përshpejtoni reformat, vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin 700 milionë euro nga Plani i Rritjes

April 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al