Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U arrestua për korrupsion në Katar, eurodeputetja greke mohon akuzat: S’kam lidhje me skandalin e ryshfetit!

Editor by Editor
December 13, 2022
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
U arrestua për korrupsion në Katar, eurodeputetja greke mohon akuzat: S’kam lidhje me skandalin e ryshfetit!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar përfshirjen e saj në një skandal të marrjes së ryshfetit në Katar.  Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar, pasi hetuesit belgë gjetën shuma të mëdha parash dhe një valixhe në shtëpitë e të akuzuarve.

Eurodeputetët kanë votuar pro vendimit për të larguar Kailin nga roli i saj si zëvendëspresidente,  nga Parlamenti Europian. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament, si dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke, Pasok.

Autoritetet greke kanë ngrirë pasuritë që i përkasin asaj, bashkëshortit dhe familjarëve të saj. Aktivitetet e një kompanie pronash të ngritur rreth dy javë më parë nga eurodeputetja dhe bashkëshorti i saj në Athinë, janë ngrirë gjithashtu.

Ndërsa Kryetarja e parlamentit, Roberta Metsola, ka folur për “ditë të vështira për demokracinë evropiane”.

“Eva Kaili deklaron pafajësinë e saj dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me marrjen e ndonjë ryshfeti nga Katari,” tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos.

Prokurorët belgë urdhëruan kryerjen e një sërë kontrollesh, duke thënë se  600,000 € u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 € në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijë euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

Eva Kaili aktualisht po qëndron në burgun e grave të Saint-Gilles në Belgjikë. Ajo po përballet me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Previous Post

“Mjaft është mjaft!”, Sunak njofton planin për ndalimin e emigrantëve shqiptarë: Home Office zbarkon në Rinas, Shqipëria shpallet vend i sigurt

Next Post

Super Skandal/ Babi i jep të birit 416 milionë lekë tender për menunë e restorantit, Ministrja e Ramës i shton edhe 46 milionë

Next Post
Super Skandal/ Babi i jep të birit 416 milionë lekë tender për menunë e restorantit, Ministrja e Ramës i shton edhe 46 milionë

Super Skandal/ Babi i jep të birit 416 milionë lekë tender për menunë e restorantit, Ministrja e Ramës i shton edhe 46 milionë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al