Autori David W. 40 vjeç, i cili vrau nënën e tij në Gjermani dhe më pas u fut në ambientet e “Radio Dresden” duke qëlluar me armë zjarri dhe duke marrë peng një grua me fëmijën, ka ndërruar jetë në spital.
40-vjeçari vrau nënën e tij 70 vjeçe në një apartament në Dresden-Prohlis të shtunën në mëngjes. Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit, qëlloi me pistoletë dhe theu një derë. Kur u thirr policia, ai hyri në një qendër tregtare dhe mori dy pengjet e tij.
Policia ndërhyri dhe arriti të arrestonte autorin, i cili mbeti i plagosur, ndërsa ka ndërruar jetë disa orë më vonë në spital.