Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arratia mori fund! Dosja e tenderit te OSHEE, kush është drejtoresha që u arrestua?

Editor by Editor
December 8, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Arratia mori fund! Dosja e tenderit te OSHEE, kush është drejtoresha që u arrestua?
0
SHARES
102
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia arrestoi sot ish-drejtoreshën e kabinetit pranë OSHEE-së Albana Ferraj të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash pasi sipas policisë dhe prokurorisë së bashku me zyrtarë të tjerë morën 131 mijë euro ryshfet për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016. 48-vjeçarja prej dy vitesh në kërkim nga SPAK-u, sot u vendos në pranga.

Por si është historia e dosjes që nisi dy vite më parë?

Në muajin tetor të 2020-tës, SPAK nxori 4 urdhër-arreste për 4 zyrtarë të OSHE-së, pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 131 mijë euro.

4 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a me seli në Milano në Itali, dhe përfituan ryshfetin. Tenderi i kundërshtuar u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.

Asokohe, pra dy vite më parë u arrestuan ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, Athinta Papa, Irma Derhiri, ndërsa Albana Ferraj, ish drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE u shpall në kërkim.

Urdhër arrestet nga SPAK u firmosën nga prokurori Klodian Braho pas përgjimeve për një periudhë të gjatë kohore ku janë vënë re shkelje në procedurave të 4 zyrtarëve.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Derhiri, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sipas dosjes kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a  për të përfituar shumën prej 131 mijë euro.

Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Ferraj kishte krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe kompanisë italiane duke përdorur një shoqëri të tretë me seli në Shqipëri për të fshehur natyrën e kundraligjshme të këtyre parave që përfitoi përmes korrupsionit pasiv me kompaninë  “Com Metodi” s.p.a.

Previous Post

“Ditë magjike”, Blendi Fevziu kujton 8 Dhjetorin përmes fotove nga demonstratat e studentëve

Next Post

“Jemi në emergjencë”, Berisha: Rama po largon shqiptarët drejt Europës

Next Post
“Jemi në emergjencë”, Berisha: Rama po largon shqiptarët drejt Europës

“Jemi në emergjencë”, Berisha: Rama po largon shqiptarët drejt Europës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al