Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

8 dhjetori, Berisha mes të rinjve: Shqipëria shpëton me revolucion, u përballët me diktaturën më të egër në vitet ’90

Editor by Editor
December 8, 2022
in KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
8 dhjetori, Berisha mes të rinjve: Shqipëria shpëton me revolucion, u përballët me diktaturën më të egër në vitet ’90
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e Ditës së Rinisë dhe Lëvizjes së Dhjetorit, Partia Demokratike ka organizuar një sërë aktivitetesh në përkujtim të kësaj date themelore në historinë e saj dhe të Shqipërisë.

I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të organizuar në Katedralen Ortodokse ishte edhe kryetari Sali Berisha.

Ish-kryeministri deklaroi se demokratët janë mbledhur sot, në këtë datë të rëndësishme pasi realizuan me sukses një nga dy misionet e PD-së, shpëtimin e saj. Misioni i dytë është shpëtimi i Shqipërisë, tha Berisha.

Berisha: Të dashur delegatë të FRPD-së, të dashur anëtarë dhe anëtare të FRPD-së , kudo ku ndodheni sot, i dashur Besart, kryetar i FRPD-së, drejtues të mëparshëm të kësaj organizate me një histori dhe të ardhme të jashtëzakonshme, me një rol sa madhor në historinë e këtij vendi, në historinë e shqiptarëve, po kaq të madhërishme për të ardhmen e shqiptarëve. Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruat në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë.  Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. ju vini më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm dhe të motivuar në misionin tuaj të dytë. Shqipëria përballet me pasojat e një pushtimi të brendshëm. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë e cila është sot shoqëria më e agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore.

Kryetari i PD-së shprehu bindjen se demokratët kanë entuziazmin dhe forcën për ta vendosur Shqipërinë në rrugën e të ardhmes dhe të integrimit atlantik.

Berisha: Jeni një lëvizje që u përball në vitet ’90 me diktaturën staliniste më të egër dhe barbare që Evropa kishte njohur. U përballët me diktaturën komuniste, që bashkëmoshatarët tuaj bashkë me Azem Hajdarin mbushën rrugët e qytetit. Ata të rinj dhe studentë të udhëhequr po nga një njeri, i shndërruar në 24 orë një hero i papërsëritshëm në historinë e lëvizjeve revolucionare, në një lider, e gjunjëzuar diktaturën dhe diktatorin dhe i imponuar vendosjen e pluralizmit politik. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion, e shpëtojnë ata që e duan, e shpëtojnë ata që i dalin Zot.
Previous Post

Vëllezërit Hysa/ Dolën në media si të lidhur me kartelin ‘Sinaloa’, Fatos Hysa i marr nën hetim nga drejtësia shqiptare që në vitin 2013

Next Post

Cila do të jetë skuadra fituese e këtij Botërori? Befason Alfred Cako, flet me emra

Next Post
Cila do të jetë skuadra fituese e këtij Botërori? Befason Alfred Cako, flet me emra

Cila do të jetë skuadra fituese e këtij Botërori? Befason Alfred Cako, flet me emra

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al