Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E treta e vërteta! Kush do ta marrë vulën e PD-së? Dy rrugë dhe protesta

Editor by Editor
December 5, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
E treta e vërteta! Kush do ta marrë vulën e PD-së? Dy rrugë dhe protesta
0
SHARES
130
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër do të jetë një ditë historike për Shqipërinë pasi mirëpret samitin e BE-së, por edhe për PD-në, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë mbi fatin e vulës blu.

Pas dy shtyrjeve nga avokati i grupit të Enkelejd Alibeajt, që është Indrit Sefa, nesër është e treta e vërteta. Grupi i Alibeajt ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Por cfarë ndodh?

Nëse gjykata e Apelit do ta pranojë kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit. Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.

Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit.

Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi i 18 dhjetorit, të drejtuar asokohe nga Lulzim Basha.

Por nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë për Berishën do të lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht.

Nesër opozita ka thirrur një protestë përpara Kryeministrisë, që është refuzuar nga policia për shkak se sipas tyre cenon sigurinë e samitit.

Vendimi i gjykatës do të jetë një katalizator i fortë. Nëse gjykata vendos pro Sali Berishës mund të kemi një ulje të gjakrave në shesh, në të kundërt mund të sjellë reagim të fortë të protestuesve.

 

Previous Post

Berisha: Bashkë me liderët e BE-së nesër ulet një njeri, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës

Next Post

Primaret për Tiranën, tërhiqet Alimehmeti, Këlliçi zyrtarisht kandidat i PD-së

Next Post
Primaret për Tiranën, tërhiqet Alimehmeti, Këlliçi zyrtarisht kandidat i PD-së

Primaret për Tiranën, tërhiqet Alimehmeti, Këlliçi zyrtarisht kandidat i PD-së

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al