Richarlison shënoi një gol të bukur me gërshërë në fitoren e Brazilit ndaj Serbisë me rezultat 2-0.
Ai ia rregulloi vetës topin me një prekje magjike, ndërsa me tu ngritur topi, ai gjuajti bukur me gërshërë për të shënuar për 2-0, gjë që i kënaqi të pranishëm në Doha, por edhe më gjerë.
Por t’i hedhim një sy golave të tjerë të bukur akrobatik që janë shënuar ndër vite në Kupat e Botës.
Robin Van Persie
Holandë – Spanjë, 2014
Ishin duke humbur nga Spanja, dhe holandezëve iu duhej diçka.
Daley Blind luan me një top të gjatë, duke e dërguar topin drejt zonës, aty ku Robin Van Persie improvizoi duke fluturuar dhe goditur topin me kokë, që shkoi në portën e Iker Casillas.
Një gol ikonike dhe e paharrueshme. Një ditë e paharruar për holandezët që mposhtë kampionatin në fuqi të asaj kohe, Spanjën me rezultat 5-1.
Manuel Negrete
Meksia – Bullgaria, 1986
Të duhet një gjuajtje perfektë me gërshërë? Thirre Manuel Negreten e Meksikës.
Në lojë e bukur e dyfishtë me shokun e skuadrës, top erdhi te ai në ngritje dhe Negrete e goditi me të parën me gërshërë për ta dërguar në rrjetë.
Ai gol në vitin 2018 u zgjodh si më i bukua nga fansat në FIFA.
James Rodriguez
Kolumbi – Uruguai, 2014
Një pranim i bukur i topit me gjoks, një teknik e jashtëzakonshme dhe tingulli i transversales: një gjë që e bëri James Rordiguez ndaj Uruguait.
Ai ishte goli më i bukur i Kampionati Botëror 2014, por edhe i atij viti në përgjithësi, duke e fituar çmimin Puscas.
Edmilson
Brazil – Kosta Rika, 2002
Edmilson fluturon në ajër pas një harkimi të Rivaldos që u devijuan nga mbrojtja.
Një lëvizje aktobatike nga braziliani që shënoi golin e tretë për të tijtë në fitoren 5-2.
Brazili në fund e fitoi trofeun në atë vit.
Maxi Rodriguez
Argjentinë – Meksikë, 2006
Një top i gjatë nga Pablo Sorin kontrollohet me gjoks nga Maxi Rodriguez, i cili ia rregullon vetës në volej për të gjuajtur dhe për të shënuar gol.