Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD çon në SPAK projektin e Portit të Durrësit, kallëzon Ramën, Ballukun e Ahmetajn

Editor by Editor
November 25, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PD çon në SPAK projektin e Portit të Durrësit, kallëzon Ramën, Ballukun e Ahmetajn
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike paditi këtë të premte në SPAK, projektin  sipas saj korruptiv të Portit të  Durrësit.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja, deklaroi për mediet se kallëzimi është kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë. Sipas Kalasë,  projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

VIDEO-SYRI TV/ PD çon në SPAK projektin e Portit të Durrësit, kallëzon Ramën, Ballukun e Ahmetajn

12:55, 25/11/2022

A+AaA–

Partia Demokratike paditi këtë të premte në SPAK, projektin  sipas saj korruptiv të Portit të  Durrësit.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja, deklaroi për mediet se kallëzimi është kundër Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt dhe çdo zyrtari të përfshirë në këtë aferë. Sipas Kalasë,  projektligji do të shpallet antikushtetues, ashtu siç ndodhi me ligjin special “Fusha”, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

LEXO EDHE:

VIDEO-SYRI TV/ Kriminalizimi i Qeverisë ‘Rama’: Lista e zyrtarëve të PS të arrestuar për drogë

Padia e plotë:

 

KALLËZIM PENAL

 

NGA:                                                     Avokate Adriana Kalaja, me Liçensë Nr.11505 dhe NUIS K31610191Ë.

DREJTUAR :                                         Prokurorisë së Posaçme pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  me inicialet SPAK.

KUNDËR:                                             – Edi Rama, me funksion i Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë dhe Kryetar i Këshillit të Rregulimit të Territorit;

  • Belinda Balluku, me funksion Zv Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministre e Ekonomisë dhe Energjitikës;
  • Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe ish Ministër i Rindërtimit;
  • Delina Ibrahimaj, me funksion Ministre e Ekonmisë dhe Financave;
  • Milva Ekonomi, me funksion ish Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat;
  • Besart Kadia me funksion Zv Ministër i Ekonmisë dhe Financave;
  • Rolant Xhelilaj relator i projekt ligjit “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE”.;
  • Të gjithë Anëtarët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në dhjetor 2020;
  • Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me miratimin e Ligjit Nr.145/2020 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE”.

 

OBJEKTI:                                              1. Fillimin e ndjekjes penale  për personat e kallëzuar prej nesh për  kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

 2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi ktë projekt me pasoja të rënda të pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit.

 

 

BAZA LIGJORE:Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr.95/2019  “Për organizimin dhe funsionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenet 75/a, 274, 280 dhe 283 e vijues të Kodit tëProcedures Penale, nenet 25, 248,  259, 260 dhe 287 të Kodit Penal, Ligji Nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, .

 

PËR DIJENI:                           Z. Arben Kraja drejtues i SPAK;

                                                                Z. Arben Shehu, Kryetar i Kontrollit të Lartë tëShtetit;

 

___________________________________________________________________________

Të Nderuar Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme,

I Nderuar z.Kraja,

 

Unë Avokate Adriana Kalaja, me cilësinë e kallëzueses, duke shprehur edhe zërin e qindra mijëra qytetarëve të Durrësit dhe të Shqipërisë, vij sot përpara Jush me këtë kallëzim penal si më poshtë:

 

I-Të përgjithshme në formë Historiku:

 

1. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21mi), në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë (me të dhënat e vitit 2009).

 

2. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

 

3. Dyrrahu,- Nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyun e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysëm të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna që jep Stefan Bizantini se më përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli ku u ndërtua fillimisht qyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese të emrave, emri Dyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe refleks i një binomi të kultit të Epidamnit e të Dyrrahut njëkohësisht; më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar. Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç ka ndodhur me shumë legjenda të tjera ilire.

 

4. Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombetar.Porti i Durrësit është i pozicionuar në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Durrësit në pjesën veriore të gjirit me të njëjtin emër. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 7.5m-11.5m. Mallrat kryesore që përpunohen në port janë mallrat e përgjithshme drithra, kontainer, tragete ,minerale etj.Porti i Durrësit ka aktualisht 78% te tregëtisë detare në nivel kombëtar. Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyce për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do facilitojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian. Kostoja e ulët operative, grupi i motivuar menaxherial dhe shërbimet cilësore janë disa nga vlerat që karakterizojnë portin e Durrësit.

 

5. Autoriteti Portual Durrës, në mbështetje të Ligjit Nr.9130 datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, është riorganizuar nëpërmjt transforimit të ish-ndërmarjes shtetërore të “Porti Detar Durrës”, dhe në vijim të shoqërisë anonie “Autoriteti Portual Durrës”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.907 datë 9.12.1996 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e shoqërisë anonime të Autoritetit Portual të Portit të Durrësit”. Sipas VKM-së Nr.107 datë 25.02.2005 për një shtesë në VKM-në Nr.596 datë 10.09.2004 të “Për miratimin e Statutit të Autoritetit Portual Durrës dhe për riorganizimin e tij”, dhe për një ndryshim në VKM-në Nr.390 dat 15.08.2002 “Për mbrojtjen e Objekteve të rëndësisë së veçantë me forcat e Policisë së Shtetit”,është vendosur:

“1. Në statutin e Autoritetit Portual Durrës, miratuar me vendimin nr.596, datë 10.9.2004 të Këshillit të Ministrave, pas nenit 18, shtohet neni 19, me përmbajtje sipas anekseve 1, 1/1 dhe 1/2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Në listën që i bashkëlidhet vendimit nr.390, datë 15.8.2002 të Këshillit të Ministrave,emërtimi me nr.2 “Porti Detar Durrës”, shfuqizohet.”.

6. Rëndësia e Portit të Durrësit shihet qartë edhe në karateristikat kryesore të tij të ciat jan:

6.1. Vlerësimi i gjendjes së infrastukturës së portit:

Baseni i Portit ka një sipërfaqe total prej 67 hektarësh. Kanali hyrës prej 4 km gjatësi ka një kthesë përpara hyrje së portit. Sipas të dhënave të ekspertëve të fushës, një thellim i kanalit  duhet të kryhet çdo vit (si rrjedhojë deri në 30 cm sendimente çdo vit). Sipërfaqja e tokës është rreth 80 hektarë (ose 800 mijë m2), dhe gjatësia totale e kalatës është 2.2 km.

6.2. Baseni i portit:

Baseni i Portit ka një gjërësi afërsisht 550 metra Lindje,  1,200 metra Perëndim dhe 907 metra Veri – Jug, kjo e matur respektivisht nga kalata 10 deri tek koka e hyrjes në skalierën kryesore dhe nga kalata e 9-të deri tek qoshja e kalatave 4 dhe 5. Thellësia e zhytjes varion sipas kalatave nga CD – 11.5 deri në CD – 7metra. Në qëndër të akuariumit thellësia varion nga CD – 11 në CD – 10.

6.3. Kanali i hyrjes në port:

Aksi I kanalit të hyrjes në port fillon në bovën e fundit më 17 gradë Veri dhe pas afërsisht 5.5 milje bën një kthese në drejti të portit me 57 gradë drejt hyrjes së portit.

Gjatësia totale e kanalit është afërsisht 6 milje detare dhe kanali është projektuar dhe thelluar në të gjithë gjatësinë totale me CD – 11 dhe me një  gjërësi 100 m. Në kthesën e kanalit gjërësia është rritur më 150 ml. në kushtet aktuale thellësia e kanalit në pikën më të cekët është CD – 9 mdhe gjërësia 120 m.

Gjendet një bregëzim offshore përtej bovës së fundit në pjesën e jashtme 10 metra ujë.

Tabani i detit tek bregëzimi është si tek të gjitha gjiret më lym. Gjatë kanalit hyrës ka jë numër anijesh të mbytura, të cilat janë shënjuar me bva të ndriçuara.

Si një thellësi natyrale gjiri i Durrësit në zonën e kanalit është rreth 7 metra dhe më shumë. Anijet që  nuk kërkojnë me shumë thellësi, nuk e përdorin fare kanalin por me një kurs nga Jugu, bëjnë një hyrje shumë të butë e graduale në port.

Fundi  i detit ka një pjerrësi graduale nga 10 m tek bova e fundit në 5 metra në hyrje në port.

6.4. Klima në gjirin e portit:

Durrësi ndodhet në pjesën Adriatike të Detit Mesdhe. Adriatiku si dhe pjesa tjetër e Mesdheut është i karakterizuar nga një klimë e butë. Era zakonisht është e lehtë dhe stihitë janë të rralla. Stinët kryesore janë vera dhe dimri. Pranvera dhe vjeshta jane periudha kalimtare, por ato janë mjaft të trazuara dhe të karakterizuara nga nj mot i paqëndryeshm dhe nga erëra të forta.

7.Nisur nga rëndësia strategjike që paraqet ky port, siguria në të është e sanksionuar në Ligjin Nr.9251 (Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë), miratuar nga Kuvendi  i Shqipërisë datë 08.07.2004, ku sipas nenit 30, Kreu III parashikohet:

“1- Policia e sigurisë portuale organzohet dhe funksionon mbi bazën e ligit “Për sigurinë në anije dhe porte”.

2- Veprimtaria e Policisë së Sigurisë Portuale rregullohet me aktet ligjore t Policisë së Shtetit, si për organizimin dhe rregullat e brendshme, ashtu dhe për kriteret e ndërhyrjes për mbrojtjen e rivendosjes së rendit.

3- Policia e sigurisë portuale ka atributet e policisë gjyqësore.

4- Drejtori i Përgjithshm i policisë së siguris portuale emërohet nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit.”.

 

8. Edhe nga pikpamja gjeo politike si pjesë përbërëse e NATO-s, Porti i Durrësit është një nga daljet më strategjike ne detin mesdhe, dhe nisur nga karakteristikat e mësipërme, është një nga portet më të frekuentuara n rajon dhe më gjërë.

 

 

  • Juridiksioni dhe kompetenca:

 

9.Juridiksioni penal ushtrohet nga gjykatat penale sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. Gjykata penale shqyrton gjithçka që është e nevojshme për marrjen e vendimit dhe vendos sipas rregullave të caktuara me ligj. Në këtë kuadër, ne mendojmë se kompetenca për hetimin e këtij kallëzimi, në referim të nenit Neni 75/a, i takon Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

10.Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.

10.1.Në qoftë se vendi i treguar në paragrafin 1 nuk dihet, kompetenca i përket, me radhë, gjykatës së vendqëndrimit ose të vendbanimit të të pandehurit.

10.2.Në qoftë se as kështu nuk mund të përcaktohet kompetenca, kjo i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.

10.3.Rregullat e caktuara në paragrafët e mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak.

 

  • Analiza e rrethanave dhe e fakteve:

 

11. Marëveshja pa Nr. me datë 26 nëntor 2020, “Mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe,  lidhet: “Me dëshirën për të forcuar marrëdhëniet midis dy kombeve në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe normat e përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare dhe marëveshjet e mëparshme dypalëshe ndërmjet vendeve, për të forcar marrëdhëniet e respektueshme  dypalëshe midis dy popujve, për të nxitur sipërmarrjen dhe bashkëpunimin në fushat më interest ë përbashkët dhe bashkëpunimin sipas kësaj Marrëveshje (në vijim i referuar si ‘Bashkëpunim’)”.

 

12. Sipas Relacionit të Këshillit të Ministrave, për PROJEKTLIGJIN “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, më datë 02.12.2020, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut paraqet PROJEKTLIGJIN “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, sipas tre nëndarjeve:

I-             Baza kushtetuese;

II-            Qëllimi dhe përmbajtja;

III-          Përfundime.

 

12.1. Vetë Relacioni i Këshillit të Ministrave, për PROJEKTLIGJIN “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, paraqitet në shtyllat bazë:

I-             Qëllimi dhe objektivat;

II-            Vlerësimi i projektaktit në raport me programin politik të Këshillit të Ministrave;

III-          Argumentimi i projektaktit dhe efektet e pritshme;

  • Vlerësimi i ligjshmërisë dhe i kushtetutshmërisë;
  • Përafrimi me projektaktet normative (ACQUIS COMMUNAUTAIRE);
  • Përmbledhjë shpjeguese e projektaktit;
  • Institucionet dhe organet që ngarkohen për zbatimin e projektaktit;
  • Ministritë dhe institucionet e tjera që kanë kontribuar;
  • Raporti i vlerësimit Të Të Ardhurave dhe Shpenzimeve Buxhetore.

 

12.2. Analiza e këtij  Relacioni i Këshillit të Ministrave, për PROJEKTLIGJIN “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, tregon se:

  • Nuk është mbështetur në asnjë studim teknik;
  • Nuk ka patur konsultime me grupet e interesit;
  • Nuk është përpiluar asnjë raport fizibilitetit;
  • Nuk është përpiluar asnjë Raport Vlerësimi i Të Ardhurave dhe Shpenzimeve Buxhetore.

 

13. Po kështu, edhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat,  më datë 2.12.2020 paraqet Raport për PROJEKTLIGJIN “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, sipas këtyre nëndarje:

I-              Hyrje;

II-             Baza ligjore kushtetuese;

III-           Qëllimi dhe përmbajtja;

  • Efektet financiare;
  • Shqyrtimi i projektligjit në komision;
  • Përfundime.

 

14. Më datë 03.12.2020, Kuvendi i Shqipërisë, Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, bazuar në relacionin .

 

15. Më datë 27.12.2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” sh.a dhe asaj italiane, “De Mare” srl. Tenderi është zhvilluar me procedurën e prokurorit “me negocim, pa shpallje paraprake”’, duke e argumentuar “për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019” (AKU ka anulluar këtë tender menjëherë pasi SPAK filloi hetimet lidhur me procedurat e tenderit dhe pabarazinë në tednera). E sollëm këtë fakt pasi, afera korruptive në Portin e Durrësit (Yachts & Marina) me Portin e Ri në Porto Romanon jane të lidhura ngushtësisht:

15.1. Projekti (i cili nuk është bërë publik), parashikon që Porti i Durrësit do transferohet në Porto Romano;

15.2. Porti aktual (i Durrësit), i shtrirë në një gjatësi prej 14 km, do të zhvillohet (sipas projektit)  me banesa rezidenciale prej 12,000 objektesh, të shtrira në 800,000 m2 sipërfaqe;

15.3. Porto Romano do të zgjerohet me disa kalata, për t`i hapur rrugë përpunimit të anijeve të mallrave përveç atyre të karburanteve që kryhen aktualisht;

15.4. Më datë 31.03.2020 (në kulmin e karantinës), Porto Romano nën administrimin e kompanisë “Kastrati Group” sh.a, mori një shtesë kontrate nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, më të cilën me nënkontraktim ja ka kaluar kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” sh.a;

15.5. Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë filluar punimet në për ndërtimin e lotit 3 të segmentit Porto Romano-Durrës, një segment i cili lidh  përdoruesit drejt portit të ri të mallrave dhe të gjithë zonën ekonomike;

15.6. Sipas deklaratave të bëra publike nga Kryeministri dhe ministrja Balluku, Porti Ri i Durrësit do të ndërtohet nga kompania arabe EMAAR GROUP. Kështu sipas intervistës dhënë nga ministrja Balluku më datë 12.05.2021 pranë ATSH-së,“Zhvillimi i portit të ri, theksoi Balluku, ka lidhje me portin turistik që do të ndërtohet në Durrës nga Emaar Group. Kjo kompani ka marrë përsipër ndërtimin e ish-portit të vjetër të Durrësit dhe kthimin në një pikë turistike për të gjithë Mesdheun. Të gjitha këto projekte janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, u shpreh ajo.”.

15.7. Në fakt,  pa garë dhe pa transparencë publike, kompania që u zgjodh ta bëjë këtë investim prej 2 miliard eurosh, ishte kompania “Symphony Real Estate Development” sh.p.k, me NIPT M11726006H, me kapital  10,000 lekë, me seli Durres, Administrata 8 – Porti i Durresit, Rruga Tregtare, Lagje Nr. 1 Porti i Durrësit dhe me ortake në masën 100% shoqërinë “Symphony Invest Limited”, me Nr.355663 Rregjistrimi, me adresë të selisë ligjore në Cayman Corporate Centre, Cayman Island me ortakë:

§  Z. Seifallah Mohamed Amin Mahmoud Fikry;

§  Z. Karim Hussein Radëan;

§  Z. Rashid Mohamed Ali Rashed Alabbar;

§  Z. abdulrahman Juma Mohamed Matar Alfalasi.

15.8. Më datëdatë 23.12.2021, sipas Kontratës së Shitjes  vendosur miratimi i shitjes se 100% të kuotave nga ortaku, shoqëria:“Symphony Invest Limited” në favor të shoqërisë “NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED”, me çmim 10,000 lekë, duke mos ndryshuar emrin e shoqërisë dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë alibinë se:

15.8.a. Portin e Ri të Durrësit do ta ndërtojë kompania Emaar Group;

15.8.b. Investimin prej 2.1 miliard euro në Portin e Ri kur, kapitali i kompanisë së përzgjedhur fillimisht dhe në kontratën e shitjes  është 10,000 lekë.

15.9. Sipas ekstraktit të pasqyruar nga QKB, më datë  27.06.2022, ndryshon emri i kompanisë nga “Symphony Real Estate Development” në“Eagle Hills  Real Estate Development”.

15.10. Megjithë ndryshimin  e emrit nga “Symphony Real Estate Development” në“Eagle Hills  Real Estate Development”, invstitor strategjik pranëKomitetit të Investimeve Strategjike, në varësi të Ministrisë për Ekonominë dhe Financat mbetet shoqëria “Symphony Real Estate Development”.

16. Sipas Vendimit 14/6 datë 02.12.2021 të Komitetit të Investimeve Strategjike, në varësi të Ministrisë për Ekonominë dhe Financat,  është vendosur transferimi  i  209 pasurive dhe 80 ha tokë (800 mijë m2), për llogari të ndërtimit të Portit të Ri të Durrësit.

17. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.494 datë 21.07.2022 (pra gati 7 muaj pasi është marrë vendimi nga Komiteti i Investimeve Strategjike),    është vendosur:

17.1.  Titulli  i  vendimit  riformulohet,  si  më  poshtë vijon: “Për  transferimin,  në  Fondin  e  Pasurive  të Paluajtshme    për    Mbështetjen    e    Investimeve Strategjike, dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të   Ministrisë   së   Financave   dhe   Ekonomisë   të pronave   të   paluajtshme   shtetërore,   në   zonën kadastrale nr.8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin  dhe   realizimin   e   projektit   investues   strategjik “Marina  dhe  jahtet  e  Durrësit  (Durrës  Yachts & Marina)”.”

17.2. Pikat  1  dhe  2  ndryshohen,  si  më  poshtë vijon:

“1. Transferimin   në   fondin   e   pasurive   të paluajtshme    për    mbështetjen    e    investimeve strategjike   (FPPMIS),   i   cili   administrohet   nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme  shtetërore  në  zonën  kadastrale  nr.8514,  Bashkia  Durrës,  me  sipërfaqe  totale  812 600.98  (tetëqind  e  dymbëdhjetë  mijë  e  gjashtëqindpikë  nëntëdhjetë  tetë)  m2,  nga  të  cilat  54  217.51 (pesëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë pikë  pesëdhjetë  e një)  m2 sipërfaqe  ndërtimore  të përcaktuara  në  shtojcën  1  dhe  në  plan – vendosjen që  i  bashkëlidhen  këtij  vendimi  dhe  janë  pjesë përbërëse të tij.

2. Ndryshimin  e  përgjegjësisë  së  administrimit, nga    Autoriteti    Portual    Durrës,    Ministria    e Brendshme,  Ministria  e  Arsimit  dhe  Sportit  dhe Ministria  e  Drejtësisë,  tek Ministria  e  Financave dhe  Ekonomisë,  të  pasurive   të  paluajtshme  të përcaktuara  në  shtojcën  1  dhe  në  plan – vendosjen  që  i  bashkëlidhen  këtij  vendimi  dhe  janë  pjesë  përbërëse e tij.”.

17.3. Shtojca 1, bashkëlidhur vendimit nr.861, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

18. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.512 datë 27.07.2022 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.514, DATË 18.9.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E ZBATIMIT, MBIKËQYRJES DHE KOLAUDIMIT PËR REHABILITIMIN E INFRASTRUKTURËS SË RRJETIT TË KULLIMIT NË ZONËN E PORTO-ROMANOS–KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJËRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT DHE CAKTIMIN E BASHKISË DURRËS SI  NJËSI ZBATUESE”,  (firmosur nga ish Zv Kryeministri Arben Ahetaj në një kohë që ishte i shkarkuar më datë 24.07.2022),  është vendosur:

18.1.  Në  vendimin  nr.  514,  datë  18.9.2021,  të Këshillit  të  Ministrave,  pas  pikës  2  shtohet  pika 2/1, me këtë përmbajtje:“2/1. Bashkisë Durrës, në buxhetin e miratuar për  vitin  2022,  i  transferohet  fondi  në  masën  700 000  000  (shtatëqind  milionë)  lekë  pa  TVSH,  për financimin  e  zbatimit,  mbikëqyrjes  dhe  kolaudimit për   rehabilitimin   e   infrastrukturës   së   rrjetit   të kullimit në zonën e Porto – Romanos – Kënetë dhe sistemimin  e  rrjetit  të  ujërave  të  shiut  në  zonën urbane   të   qytetit   të   Durrësit,   në   formën   e transfertës së pakushtëzuar, dhe të përballohet nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë.”.

18.2. Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave,  Ministria  e  Financave  dhe  Ekonomisë dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

 

  • Analiza dhe argumenta juridike:

 

19.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mishëron dhe mbron më së miri parimet dhe vlerat më të larta të funksionimit të një shoqërie demokratike. Në nenin 11, pika 1 të saj, parashikohet se:  “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.”.

20.Zbatimi i këtyre parimeve kushtetuese në praktikë nënkupton që ligjvënësi dhe qeveria do të duhet të nxjerrin akte ligjore dhe nënligjore që bëjnë të mundur zhvillimin ekonomiko-shoqëror, bazuar në mundësi të barabarta zhvillimi, ku nën një klimë të përshtatshme dhe të garantuar për biznesin, të nxitet konkurrenca, sipërmarrja e lirë dhe që, në tërësi, të krijohen garancitë e nevojshme ligjore që krijojnë besueshmëri tek çdo qytetar i vendit, apo investitor vendas apo i huaj, se ky regjim juridik nuk do të ndryshojë . 

21.Këto standarde të larta të zhvillimit shoqëror i mbron Kushtetuta e vendit e cila, në nenin 18 të saj, ka përcaktuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.Kjo nënkupton se veprimtaria legjislative e Kuvendit duhet të jetë shumë e kujdesshme në mënyrë që ligjet e reja që miratohen të mos bien ndesh me sistemin ligjor aktual, për të mos krijuar kështu trajtim jo të barabartë, pasi në të kundërt, kjo do të cenonte funksionimin e shtetit të së drejtës.

22.Në zbatim të ligjit themeltar të shtetit, është detyrë e ligjvënësit që të miratojë akte, të cilat krijojnë një sistem të përgjithshëm ligjesh që rregullojnë veprimtarinë e gjithë shoqërisë brenda një shteti dhe që janë të detyrueshme dhe të zbatueshme nga të gjithë. Ky është sistemi ligjor që Republika e Shqipërisë ka ndërtuar deri më sot ku ligji ka karakter të përgjithshëm, nëpërmjet të cilit mbrohen dhe rregullohen të gjitha marrëdhëniet juridiko-shoqërore për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe ku të gjithë janë të barabartë përballë tij (ligjit).

23. Nëse ky sistem ligjor i përgjithshëm cenohet dhe veprimtaria e ligjvënësit orientohet shpesh e më shpesh për të miratuar ligje që rregullojnë një marrëdhënie të caktuar me një individ apo subjekt të caktuar ekonomik, atëherë roli rregullator i shtetit individualizohet nëpërmjet trajtimit preferencial, dhe si rrjedhim, në mënyrë të pashmangshme, duke sjellë kështu pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike. Pra në këtë formë funksionimi, shteti nëpërmjet ligjeve të posaçme që nxjerr, del nga zbatimi i parimit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës dhe individualizon trajtimin e shoqërisë nëpërmjet normave ligjore të ndryshme.

24.Kuvendi në ligjin e miratuar në 3 dhjetor 2020, kishte përcaktuar një trajtim preferencial të kompanive shtetërore apo private të cilat do të propozoheshin nga Palët e Marëveshjes, duke bërë kësisoj që kompania (ashtu si dhe rezultoi me vonë), ishte vlerësuar “a priori” si propozimi më i mirë, duke bërë kështu dhe pranimin automatik të faktit të kryer, pa asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente.

25. Kuvendi me ligjin e ri Nr.145/2020, të miratuar në datë 3 dhjetor 2020, është përpjekur të përcaktojë fushat e bashkëpunimit por në asnjë rast nuk na është bërë me dije se si do të përzgjidht kompania dhe pse nuk do të kemi një garë të hapur ku do të mund të përzgjidhet personi fizik apo juridik, me të cilin shteti do të negociojë për nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi.

26. Ky ligjnë fakt nuk parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurojë, është i detyruar që të lidhë, por ka paracaktuar faktin se kompania do të propozohet nga Palët, duke bërë që ligji të ketë një trajtim preferencial ndaj zbatuesit të projekteve të ndryshme.

27. Kësisoj, nga propozuesit e këtij ligji, shihet qartë se janë konsumuar veprat penale së pari ajo e shpërdorimit të detyrës.

  1. . Nisur nga fakti se këto ditë në Kuvend po miratohet marëveshja e zbatimit të këtij projekti në bashkëpunim me Kompaninë Eagle Hills Real Estate Development, nuk na është bërë e ditur se kush është rruga qëështë ndjekur për përzgjedhjen e kësaj firme pasi:

28.1. Shihet qartë se kjo firmëështë rregjistruar në maj të 2021;

28.2. Kjo kompani nuk ka asnjë historik në këtë fushë;

28.3. Kapitali i saj ësht vetëm 10,000 lkë ndëqrkohë që investii pretendohet të jetë 2.1  miliard Euro;

28.4. Është e evidntueshme nisur vetë nga mostransparenca, se pas kësaj marrëveshje fshihet një aferë e madhe korruptive.

29. Në këtë mënyrë ligji Nr.145/2020 me kriteret e vendosura dhe me paqartësitë e tij, nuk e ka zgjidhur problemin e barazisë para ligjit që ekzistonte në lidhje me këtë çështje, pasi sërish nëpërmjet kushteve dhe kritereve të tilla të vendosura në ligj, kufizohet pjesëmarrja në konkurim, duke bërë kështu që në praktikë të ekzistojë sërish trajtimi preferencial dhe i favorizuar i një ose disa subjekteve të caktuar, gjë e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit në këtë proces.

30.Ligji Nr.145/2020, duke qënë se përcakton fituesin pas propozimit që do të bëjnë palët, ka diktuar vullnetin e tij se ka zgjedhur të bashkëpunojë për të kryer një punë publike, vetëm me atë kompani që do të propozohet nga Pala, duke bërë që në rastin konkret, dispozitat e këtij ligji nuk garantojnëasnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente.

31.Trajtimi preferencial që i bëhet me ligj kompanisë që gëzojnë këtë mundësi, në raport me shtetasit dhe subjektet e tjerë, që do të dëshironin të ishin pjesë e një konkurrimi të ndershëm për të hartuar qartë propozimet e tyre me qëllim që në të ardhmen t’u krijohej mundësia për të ndërtuar një partneritet me autoritetet publike për zhvillimin e tyre ekonomik, është shkelje e hapur dhe e drejtpërdrejtë e këtyre parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike.

32.Legjislacioni mbi prokurimin publik, apo ai i partneritetit publik privat, parashikon se çdo propozim parashtrohet dhe krahasohet me nevojat që autoriteti publik ka; pra, me termat e referencës, ku sipas procedurave bazuar në kritere jo diskriminuese dhe transparente konkurrimi, përzgjidhet operatori që ka ofertën më të leverdisshme dhe që mundëson realizimin e një kërkese të entit publik për mallra, shërbime apo ndërtime etj.

33.Krijimi i precedentëve të tillë, siç është Ligji Nr.145/2020, për të dalë nga zbatimi i këtyre rregullave të përgjithshëm dhe për të krijuar rregulla të veçanta ligjore që i adresohen rregullimit të një marrëdhënie të caktuar me kritere preferenciale që diktojnë përzgjedhjen e një operatori ekonomik të caktuar, jo vetëm që përbën trajtim të pabarabartë, por do të krijonte prirjen e operatorëve në treg që të kërkonin në vijimësi që gjithkush të kishte një trajtim preferencial për të operuar në një mjedis ligjor të personalizuar.

34.Ky regjim rregullator me ligj nëpërmjet Kuvendit, ku vendosen kushte për konkurim që mund të plotësohen vetëm nga një numër i kufizuar i operatorëve ekonomik, krijon pabarazi të shtetasve përpara ligjit, sepse diskriminon çdo person fizik, apo juridik që do të dëshironte të ushtronte të drejtën e veprimtarisë së lirë ekonomike, duke konkurruar bazuar në rregullat ekzistuese të njëjta, por që nuk mundet, pasi ligji, ia heq këtë mundësi, sepse përcakton, paraprakisht, kushte të tilla plotësimi i të cilave diktohet nga vullneti i subjektit me të cilin shteti fillimisht zgjodhi që të bashkëpunojë.

35. Nga ana tjetër, ky  ligj  e  cënon parimin   e   barazisë   dhe   lirinë   e   veprimtarisë  ekonomike,  pasi  në  rastin  konkret nuk ballafaqohen interesat   e   tregtarëve   për   të   ushtruar   lirinë   e veprimtarisë ekonomike dhe për të gëzuar qetësisht pronën e tyre, nga njëra anë, me interesat e shtetit, i cili  kërkon  të  ndërtojë  një  Port të Ri (Durrës Yachts & Marina) dhe  të zhvillojë  territorin  për  interesin publik,  duke  patur një   risk të lartë   financiar -ekonomik   në  lidhje   me dhënien  e  të  drejtave  të  zhvillimit  të  zonës  dhe ndërtimit të Portit të Ri.

 

36. Gjithashtu, ky ligjparaqet  mangësi  të  theksuara  dhe paqartësi  në  aspektin  e  dobisë  ekonomike  dhe financiare,  në  raport  me  interesin  publik  dhe  se organi  publik  që  ka  shqyrtuar  nismën  nuk  ka siguruar  një  informacion  për  kuadrin  e  plotë  ligjor dhe  të  dhënat  hartografike  nga  Zyra  e  Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi bazën e të cilave do të mund të vlerësohej nëse mbi godinat ose truallin rezulton  të  jetë  vënë  një  nga  mjetet  që  sigurojnë  ekzekutimin  e  detyrimeve,  do  t’i  shqyrtojë  së bashku  me  pretendimin  për  cenimin  e  lirisë  së veprimtarisë  ekonomike  për  shkak  të  lidhjes  së këtyre pretendimeve.

 

37.Ligji Nr.145/2020 propozuar dhe miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financat, bie në kundërshtim të hapur jo vetëm me dispozitat kushtetuese por edhe me dispozita të tjera ligjore të detyrueshme për zbatim pasi:

  • Nuk i është nënshtruar një konsultimi të gjërë publik;
  • Nuk i është nënshtruar një konsultimi me grupet e interesit;
  • Nuk ka një analizë fizibiliteti;
  • Nuk ka një faturë financiare lidhur me kostot e këtij investimi;
  • Nuk ka një raport të detajuar lidhur me përfitimet nga ky investim në të ardhen.

 

38. Ndërkohë që ligji objekt i këtij shqyrtimi parashikon një fushë të gjërë bashkëpunimi, neni 6 i tij, paragrafi parë parashikon prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqënies së qytetarëve të tyre, në vijim të diskutimeve midis palëve. Të dyja palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike që konsiderohen të një natyre strategjike në përmbushjen e objektivave të kësaj marrëveshjeje dhe të marrëveshjeve të mëparshme ekonomike dhe të bashkëpunimit midis të dyja palëve, si më poshtë vijon:

1. Rizhvillimi i Portit të Durrësit;

2. Mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të

logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil;

3. Investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit.

Si lehtësisht është e evidentueshme, pika 1., e nenit të 6 të këtij ligji parashikon “Rizhvilllimin e Portit të Durrësit”,  dhe në asnjë pikë apo paragraph të këtij neni apo edhe në nenet vijuese nuk flitet për Port të Ri Yachtesh.

 

39. Edhe paragrafi i dytë i nenit 6 të këtij ligji, ngre dyshime për  korrupsion aktiv dh pasiv nga ana e zyrtarëve të lartë por edhe nga ana e privatit pasi, duke futur klauzolën e përjashtimit nga prokurimi publik:

39.1. Përjashton nga gara kompani të ndryshme, vendase dhe të huaja të cilat mund të paraqesin ofertë me interes më të lartë publik;

39.2. Lë shteg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe veprime korruptive për sa kohë që  kompania përzgjidhet nga qeveritë respektive (pa garë dhe pa kritere).

 

40. Në gjithë analizën që i bëhet Ligjit Nr.145/2020, pyetja e parë që na vjen është se:

Kush është përfitimi i shtetit kur pronat i kalohen privatit dhe nuk ka asnjë parashikim lidhur me përfitimet tona buxhetore të tashmë apo në të ardhmën?

 

41. Po kështu dhe Relacioni për Projektligjin “Për Ratifikimin e Marëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik, ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, që ka përcjellë këtë ligj, është i pabazuar në nenet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pasi:

41.1.  Megjithesë shprehet në Kreun II se vlerësimi i projektaktit është bërë në raport me programin politik të Këshillit të Ministrave, nuk ka snjë analizë apo argument të saktë lidhur m kët;

41.2. Po kështu edhe argumentat e dhëna në Kreun III-, se në propozimin e  projektaktit janë parashikuar dhe pasqyruar efektet e pritshme, konstatojmë se  nuk ka asnjë argument apo detajim të bazuar mbi analiza dhe studime mbi efektet e pritshme pasi:

41.2.i. Nuk është mbështetur në asnjë studim teknik;

41.2.ii. Nuk ka patur konsultime me grupet e interesit;

41.2.iii. Nuk është përpiluar asnjë raport fizibilitetit;

41.2.iv. Nuk është përpiluar asnjë Raport Vlerësimi i Të Ardhurave dhe Shpenzimeve Buxhetore.

41.3. Edhe në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë dhe i kushtetutshmërisë, ky projekt ligj ka magësi të theksuara dukë cënuar rëndë sigurinë juridike;

41.4.Mbitë gjitha, atë që kemi ngritur edhe më sipër, këtij projektligji i mungon Raporti i Vlerësimit Të Të Ardhurave dhe Shpenzimeve Buxhetore, duke cënuar direct parashikimet kushtetuese si dhe duke vërtetuar katërcipërisht papajtueshmërinë e këtij ligji me nenet e Kushtetutës së Republiës së Shqipërisë.

 

42.Në këto kushte, ne vlerësojme se sipas këtijligji, janë shkelur parimet bazë tëKushtetutës së Republikës së Shqipërisëlidhur , siç është mbrojtja e pronës. Sipas ligjit Nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar.

Neni 13, i këtij ligji sanksionon se:

“Këshilli i Ministrave cakton organin shtetëror përgjegjës për administrimin e çdo njësie të pronës së paluajtshme, duke bërë shënimin përkatës në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme.”

 

42.1.Ndërsa neni 15 “Ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit”, sanksionon se: “Këshilli i Ministrave ndryshon përgjegjësinë e administrimit nga një organ shtetëror ose ent publik te një tjetër në rastet kur:

a) organi përgjegjës nuk administron pronën në përputhje me nenin 13 të këtij ligji;

b) ndryshojnë karakteristikat e pronës;

c) përdorimi më i dobishëm i pronës mund të realizohet nën administrimin e një organi

tjetër shtetëror ose publik.”

Sa më sipër, nuk është dhënë asnjë shpjegim jo vetëm mbi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit apo të pronësisë së kësaj pasurie nga “Shtet” në “Privat”, por në asnjë moment nuk është analizuar apo argumentuar përfitimi i vendit tonë sipas këtij projekti.

 

42.2. Gjithashtu, në Ligjin Nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar. Këto dispozita në mënyrë specifike parashikojnë se:

Neni 3, shkronja “d)”– U transferohen njësive të qeverisjes vendore pronat që

përdoren për realizimin e funksioneve […] Pronat që përdoren për kryerjen e

veprimtarive social-kulturore e sportive.

Neni 5- Transferimi i pronës nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore, sipas këtij ligji bëhet në njërën nga format e mëposhtme: në pronësi ose në përdorim.

Neni 7- Në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, pushteti qendror mund të vendosë kushte dhe kufizime mbi këtë të drejtë. Këto kushte dhe kufizime duhet të jenë vetëm për të siguruar maksimumin e përfitimeve publike ose mbrojtjen e një karakteristike të veçantë të pronës.

Neni 17- Transferimi i pronave, sipas këtij ligji, do të përfundojë brenda 24 muajve pas hyrjes së tij në fuqi. Transferime të tjera do të kryhen edhe pas këtij afati, sa here që do të ketë shtesa të funksioneve të njësive të qeverisjes vendore. Kryerja e transferimit do të bëhet si vijon:

a) Jo më parë se afati i përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji dhe jo më vonë se 13 muaj nga data e hyrjes në fuqi të tij, njësitë e qeverisjes vendore paraqesin në Këshillin e Ministrave listën e pronave që ato kërkojnë t’u transferohen në përputhje me nenin 4 dhe nenet e kreut III të këtij ligji.

b) Brenda 20 muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave, pasi të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas shkronjës (a) të këtij neni, merr vendim paraprak për listën e pronave që do t’ia transferojë çdo njësie të qeverisjes vendore. Lista e pronave që transferohen përmban kushtet dhe kufizimet që Këshilli i Ministrave vendos për pronat në pajtim me këtë ligj. Lista u njoftohet menjëherë çdo njësie të qeverisjes vendore përkatëse, e cila, brenda 10 ditëve nga dita e njoftimit, e shpall atë publikisht.

c) Jo më vonë se 3 muaj nga data e marrjes së listës së pronave, çdo njësi e qeverisjes vendore mund t’i parashtrojë Këshillit të Ministrave kundërshtime për përmbajtjen e listës, sipas shkaqeve të caktuara në nenin 19 të këtij ligji.

ç) Jo më vonë se 24 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Këshilli i Ministrave do të vendosë përfundimisht për transferimin e pronës për të cilën ka kundërshtime nga njësitë e qeverisjes vendore, së bashku me ndonjë kusht ose kufizim që duhet zbatuar në këto prona.

d) Njësitë e qeverisjes vendore, të cilat fillimisht paraqesin listën e pronës sipas nenit 17(a), mund ta kundërshtojnë vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave para gjykatës së rrethit gjyqësor (seksioni administrativ), sipas nenit 19 të këtij ligji.

dh) Njësitë e qeverisjes vendore, të cilat nuk e parashtrojnë listën e pronave sipas nenit 17(a), nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronave.

Në këtë kuptim, ligji nuk parashikon asgjjë lidhur me fatin e pronës së Portit të Durrësit (dhe të pronave të tjera sipas nenit 6 të Këtij ligji), pasi nuk dihet nëse:

Prona do jepet në përdorim?

Prona do shkëmbehet?

Apo ndonjë formë tjetër që parashikon ligji?

 

42.3.Ligji Nr.8743/2001, gjithashti sanksionon në nenin 3 të tij se:

“1. I përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:

[…] b) Zonat historike, arkeologjike dhe kulturore, si dhe paraqet me rëndësi

kombëtare ose vendore. […]

3. Janë, gjithashtu, prona të paluajtshme publike, nëse i përkasin shtetit, edhe

aktivet e ngurtësuara (ose të trupëzuara), që shërbejnë për kryerjen e shërbimeve

publike si: dhe urat, hekurudhat dhe sistemet ndihmëse të lidhura më to;

– infrastruktura aeroportuale;

– sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë;

– sistemet e shërbimit të telekomunikacionit dhe të postës;

– sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe të derdhjeve të ujërave të zeza të

qendrave të banuara;

– ndërtimet me interes të njohur historik, arkeologjik dhe kulturor;

– parqet, lulishtet, sheshet publike në qytete e qendra të banuara, ndërtesat së bashku me oborret që përdoren për shërbime që ofrohen nga shteti për arsimin, shkencën, kulturën dhe sportet, për shërbimin shëndetësor e shoqëror, për institucionet qendrore dhe vendore, si dhe rezidencat qeveritare së bashku me trojet mbi të cilat ngrihen këto prona.

4. Pronat e paluajtshme publike tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligje të veçanta.”

 

42.4. Ky qëllim siç u theksua edhe më sipër, bie ndesh me parimet kushtetuese të mbrojtjes së identitetit kulturor kombëtar, të parashikuar në nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku përcaktohet se:

“Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”.

 

43.Për këtë arsye ne argumentojmë se Ligji Nr.145/2020 bie ndesh edhe me parimet e Ligjit Nr.8743/2001, të cituara në nenin 12 të tij, që përcakton se parimet kryesore të administrimit të pronës së paluajtshme publike janë:

– ruajtja dhe garantimin e interesit publik;

-ruajtja e karakteristikave dhe të vlerave unikale të pronës.

 

44.Në këtë kuadër, ne çmojmë të theksojmë  faktin se rregullimet e ligjit Nr.145/2020, nuk mund të   analizohen   duke   i   parë   të   shkëputura   nga konteksti tërësor i veprimeve të kryera për hartimin dhe miratimin e tij, si dhe procedura e ndjekur për këtë  qëllim.  Siç  edhe  është  vërejtur edhe më  lart, jo vetëm që ligji nuk parashikon asnjë investim lidhur me Portin e Ri të Durrësit, por Qeveria Shqiptare, me veprime konkludente përzgjodhi pa garë firmën fituese, e cila pa u mbushur  viti, shiti 100% aksionet e saj dhe që ka vënë në rrezik të lartë investimin në kët zonë dhe vetë parashikimet e Nenit 6 të këtj ligji.

 

45.Në vijim të arsyetimit të mësipërm, ne  vlerësojmse  ligjvënësi, pas propozimit të bërë me një relacion korruptiv dhe i cili është pabazuar në dispozitat ligjore në fuqi,   ka  ndërhyrë  me  ligj  specifik duke  përcaktuar  rregulla  të  veçanta  për  një investim i cili nuk na jep garanci se kush janë përfitimet tona në të ardhmen, pasi:

45.1. Në nenin 6 parashikohen prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqënies së qytetarëve të tyre, në vijim të diskutimeve midis palëve. Të dyja palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike që konsiderohen të një natyre

strategjike në përmbushjen e objektivave të kësaj marrëveshjeje dhe të marrëveshjeve të mëparshme ekonomike dhe të bashkëpunimit midis të dyja

palëve, si:

“1. Rizhvillimi i Portit të Durrësit;

2. Mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të

logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil;

3. Investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit.”,

por në asnjë nen apo pikë të këtij ligji nuk shprehet se kush janë këto projekte dhe se procedura që do ndiqet për përzgjedhjen e tyre ka mbivendosje duke e lënë evazive dhe me mjaft pikëpyetje (me ligj të veçant apo VKM).

45.2. Po kështu edhe paragrafi i fundit menenin 6 të ligjit është në papajtueshmëri të plotë më nent e Kushttutës së Republikës së Shqipërisë përsa kohë që përjashton garën midis enteve ekonomike, pasi investitori do përzgjidhet nga “Palët”, duke rënë ndesh dhe me të gjithë kuadrin ligjor lidhur me prokurimet.

45.3. Nga ana tjetër, edhe neni 8 i këtij ligji lidhur me parashikimin e dispozitave të caktuara për krijimin e “Komitetit të Përbashkët mbi funksionimin e tij, mbi shpeshtësinë e takimeve me qëllim për të koordinuar dhe promovuar zhvillimin ekonomik, tregtar dhe teknik dypalësh”, është totalisht i paqartë, i errët dhe me shumë probleme të zbatimit të tij pasi nuk përcakton se:

45.3.a. Sa punonjës do ketë Komiteti i Përbashkët?

45.3.b. Në varësi të kujt do jetë Komiteti i Përbashkët?

45.3.c. Si do përzgjidhen punonjësit e Komitetit të Përbashkët?

45.3.d. Mbi bazën e kujt fondeve do përballohen shpenzimet e funksionimit të Komitetit të Përbashkët?

45.3.e. Sa është hapësira ligjore e vendimarrjeve të Komitetit të Përbashkët (sepse janë në lojë prona publike dhe shtetërore)?

45.3.f. A ka mbivndosje midis këtij Komitetit të Përbashkët me Komitetin e Investimeve Strategjike, në varësi të Ministrisë për Ekonominë dhe Financat?

 

46.Nga  ana  tjetër  ligjvënësi,  nëpërmjet  këtij  ligji,  i ispozicion   pronën   shtetërore   një subjekti,    i    cili  do jetë me propozim dypalësh dhe në këtë kuptim, shkelet jo vetëm siguria juridike por edhe barazia para ligjit.Duke lexuar dhe analizuar me kujdes kët ligj, pyetja që shtrojme është se:

  1. Kush është përfitimi  vendit tonë sipas kësaj marëveshje të kthyer në ligj që ne do japim minimalisht dhe fillimisht 800,000 m2 një kompanie private?

 

47.Në   situatën   kur   ligji   nuk   përcakton pjesëmarrje  në   këtë  procedurë     vetëm  të operatorëve  ekonomikë  privatë,  por  parashikon edhe bashkëveprimin e shtetit nëpërmjet vënies në dispozicion  të  pronës  shtetërore një kompanie e cila do të përzgjidhet pa garë, ne vlerësojm  se    dispozitat    e    ligjit    Nr.145/2020, jo vetëm vendosin kufizim   të   lirisë   së   veprimtarisë   ekonomike, por edhe kanë një bazë shumë të fortë për të ngritur dyshime të arsyeshme lidhur me veprën penale të korrupsionit nga ana e zyrtarëve të lartë.

 

48. Në këtë kuptim ne  çmojmëse   detyrimi   për parashikimin  e  ndërhyrjeve  me  ligj,  në  kuptimin formal,  edhe nëse është  respektuar,  do  të  duhet të analizojmë  më  tej kriteret  e  tjera  të  parashikuara  në dispozita ligjore,  pra  që  kufizimi  i  lirisë  është  bërë  për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të  tjerëve  dhe  në  përpjesëtim  me  gjendjen  që  e  ka diktuar atë, pa e cenuar thelbin e saj.

 

49. Ne arguentojmë se  mungesa  e fondeve financiare  nuk  përligj  interesin  publik  të  miratimit të ligjit. Autoritetet publike kanë dëshmuar se nuk kanë bërë asnjë përpjekje përpjekje  seriozenë analizimin  e  mundësive  të realizimit   të projektit   me   fonde   publike,   pa përfshirjen  e  financimit  të  operatorëve  ekonomikë private vendas dhe të huaj, për të maksimalizuar përfitimet në kuadrin e interesit public, madje kjo gjë rrit premisat për abuzime më të larta.

 

50.Gjithsesi,  duke    mbajtur  në konsideratë  rregullin  e  përgjithshëm  se  zhvillimi  i zonave urbane mbart interes publik, do të vlerësojmë në  vijim  nëse  kjo  ndërhyrje  respekton  kriterin  e proporcionalitetit.

50.1. Në    lidhje    me    kriterin    e përpjesëtimit   të   drejtë   midis   ndërhyrjes   dhe gjendjes  që  e  dikton  atë,  në  mënyrë  që  kufizimi mos  të  cenojë  thelbin  e  lirive  dhe  të  të  drejtave,jurisprudenca  kushtetuese,  veçanërisht  për  sa  u takon  mjeteve  të  përdorura,  është  shprehur  se ligjvënësi  duhet  të  zbatojë  mjete  të  tilla  ligjore,  të cilat  duhet  të  jenë  efektive,  pra  të  zgjedhura  në mënyrë  të  tillë  që  të  jenë  të  përshtatshme  për realizimin e synimeve që ndiqen.

50.2.Përdorimi i këtyre mjeteve  duhet  të  jetë  i  domosdoshëm,  që  do  të thotë  se  synimi  nuk  mund  të  arrihet  me  mjete a të bëjë, gjithashtu, edhe me përdorimin e mjeteve më pak të dëmshme për subjektet që u cenohen të drejtat dhe liritë. Kushti i përpjesëtimit  të  kufizimit  me  gjendjen  që  e  ka diktuar, konkretizohet në kërkesën e domosdoshmërisë, dobishmërisë dhe të proporcionalitetit, në kuptimin  strikt të kufizimeve të imponuara.

 

51.Ky kriter jo vetëm është dekurajues për shoqëritë e tjera private, vendase apo të huaja, por edhe është i pamundur për t’u përmbushur prej tyre, duke qenë se ato vihen para kushtit  se kompani “do të përzgjidhet nga palët”, dhe për  rrjedhojë, ne vlerësojm se  ky  kufizim jo vetëm që nuk  i  përgjigjet kriterit të proporcionalitetit por bie ndësh më dispozitat ligjore si dhe ngre dyshime të arsyeshme në konsumimin  e veprave penale për të cilat akuzohen të kallëzuarit nga ne.

 

52. Ndërkohë, që nëpërmjet këtyre ligjeve, Kuvendi ka shprehur vullnetin duke krijuar rregulla të veçanta për ndërtimin me partneritet publik privat të veprave të reja të infrastrukturës që lidhet me portet, rrugët, aeroport, me ligjin Nr.145/2020, synohet hyrja në negociata me të“përzgjedhurin” e selektuar paraprakisht, për të tjetërsuar një tokë publike për investim, nga njëra anë, objekte shumëkatëshe me aktivitet ekonomik privat dhe, nga ana tjetër, shteti nuk ka të parashikuar asngjë që do të marë në këmbim të dhënies të një prone publike dhe kur do e marë atë.

 

53. Ndërkohë, siç dhe arsyetuam ligji Nr.145/2020, cenon barazinë para ligjit, nismën dhe veprimtarinë e lirë ekonomike, duke anashkaluar parimet dhe detyrimet për konkurrim të hapur dhe transparent të parashikuara qoftë në Kushtetutë, por dhe në ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar dhe ligjin nr. 125/2013 “Për partneritetin publik privat”, i ndryshuar.

 

54.Shqipëria, ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, akt ky të cilin Kuvendi e ka ratifikuar me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe bashkësive evropiane e shteteve të tyre anëtare”. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Republika e Shqipërisë është angazhuar, ndër të tjera, që të përmirësojë legjislacionin e brendshëm të saj, me qëllim përafrimin me atë të bashkësisë evropiane.

56. Ndër detyrimet dhe angazhimet që shteti shqiptar duhet të përmbushë sipas kësaj marrëveshjeje, është dhe parashikimi se, shteti shqiptar duhet të ndjekë dhe konsolidojë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë që kontratat publike t’i nënshtrohen konkurrencës së lirë dhe transparencës.

57.Me miratimin e ligjit Nr.145/2020, ky standard i Bashkimit Evropian i detyrueshëm për t’u zbatuar, është cenuar, pasi nëpërmjet këtij ligji dhe parashikimeve të vendosura në dispozitat e tij, konstatohet se nuk mund të realizohet një proces konkurrimi i hapur midis ofertave të ndryshme dhe i bazuar në transparencë, ku do të mund të ishte përzgjedhur propozimi më i mirë për realizimin e një vepre apo investimi publik.

58. Ashtu siç u bë publike nga media e shkruar, Bashkimi Europian ka anulluar një fond prej 28 milion Eurosh të akorduar për Portin e Durrësit sapo është vënë në dijeni të projektit të ri korrutiv të Yaht Marine.

59. Siç u sqarua më sipër, veç të tjerave, vendosja në ligjin Nr.145/2020, e  parashikimeve ligjore që përbëjnë në thelb kushte parakualifikuese për të marrë pjesë në garë, që e bëjnë garën një proces të selektuar që prej fillimit, e bën tërësisht procesin e konkurimit krejtësisht të paracaktuar se kush do të jetë fituesi i saj.Ashtu si dhe e argumentuam më sipër:

59.1. Ligji cënon sigurinë juridike, si një nga parashikimet në MSA;

59.2. Ligji përjashton garën e subjekteve të ndryshëm, private dhe publike, duke shkelur rëndë parashikimet ne MSA;

59.3. Parashikimet e këtij ligji diskriminojnë shtetasit në aspekt të barazisë para ligjit, si kusht i marëveshjes së MSA;

59.4 Parashikimet e këtij ligji favorizojn disa kompani në raport me kompani të tjera, si parakusht i MSA;

V-   Ndikimi negative i efekteve që prodhon ky ligj në buxhetin e Shtetit:

 

60. Ashtu siç e paraqitëm më sipër, nuk ka një Raport Financiar të detajuar lidhur me dobishmërinë e Shtetit Shqiptar lidhur me këto investime pasi:

  1. Nuk është mbështetur në asnjë studim teknik;
  2. Nuk ka patur konsultime me grupet e interesit;
  3. Nuk ka patur konsultime me qytetarët e Durrësit;
  4. Nuk është përpiluar asnjë raport fizibilitetit mbi dobishmërinë e këtij investimi;
  5. Nuk është përpiluar asnjë Raport Vlerësimi i Të Ardhurave Buxhetore;
  6. Nuk është përpiluar asnjë Raport Vlerësimi i Shpenzimeve Buxhetore.

 

61. Po kështu, sjellim në vëmëndjen Tuaj të Nderuar Prokurorëse, që nga viti 1928 investimet në këtë PORT arrijnë në 1.3 miliard Euro.

 

62. Ndërkohë që  me këtë ligj antikushtetues çojmë dëm investimin prej 1.3 miliard Euro, vlerë goxha e konsiderueshme për Buxhetin e Shtetit Shqiptar, duhet të shtojmë këtu edhe investimin shtesë të transferimit të këtj porti në Porto Romano që shkojnë deri në 2 miliard Euro.

Previous Post

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend

Next Post

FFK paraqet ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit të Serbisë në Botërorin “Katar 2022”

Next Post
FFK paraqet ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit të Serbisë në Botërorin “Katar 2022”

FFK paraqet ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit të Serbisë në Botërorin “Katar 2022”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al