Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

600 kg pleh kimik dhe kokainë/ Arrestohet ish-kryekomunari në Fier, pranga dhe djalit e të fejuarës së tij, në kërkim “eksperti” kolumbian

Editor by Editor
November 25, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kush është ish-Kryekomunari i Frakullit që ‘kishte hapur dyert e shtëpisë’ për përpunimin e kokainës?
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është porositësi i ngarkesës me pleh kimik që erdhi nga Kolumbia në Malin e Zi e më pas në Shqipëri. Në sasinë totale prej 600 kg pleh kimik, dyshohet se është tretur 400 kg kokainë.

Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është.

Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Kjo ngarkesë e madhe ishte porositur nga kompania në pronësi të Zenel Çervanakut, babai i ish-kryekomunarit.

Newsbomb.al ka nxjerr nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe të dhënat e kësaj kompanie, e cila vepron si Person Fizik dhe është në pronësi të Zenel Çervanakut, e hapur më 19 janar 2022.

“Import-eksport dhe tregtim me shumice e pakice te plehrave kimike dhe mallrave te ndryshme ku perfshihen: lule dhe peme dekorative, fidane te ndryshme, fruta dhe perime te fresketa, fruta te thata,fruta ekzotike,mallra ushqimore te fresketa, te paketuara, te perpunuara, ushqim per bime dhe pesticide te ndryshme si dhe import qymyri i perpunuar.”

Ekstrakti nga QKB i kompanise se Zenel Çervanakut

Kjo është fusha e veprimtarisë së kompanisë së krijuar në emër të babait të Viktor Çervanakut, ish-kryetari i Komunës së Frakullës. Sasia e kokainës nuk është ende e qartë pasi ngarkesa është marrë nga kamionët e Policisë dhe pritet t’i nënshtrohet analizave dhe eksperimenteve kimike për ndarjen e drogës nga plehu kimik. Sipas mediave malazeze, bëhet fjalë për 400 kg kokainë të tretur.

Gazetarja raporton se truri i trafikut të drogës nga Kolumbia në Frakull të Fierit është shtetasi Nikolin Gjolena. Sipas saj, ky person është i skeduar më parë për çështje të trafikut të drogës dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK është prangosur.

Hetimet e para dhe mbërritja e drogës në Portin e Tivarit

Paraprakisht bëhet me dije se në total gjatë këtij operacioni në bashkëpunim me autoritetet në Malin e  Zi dhe DEA-n amerikane janë arrestuar 15-18 shtetas, të cilët kanë pasur role të ndryshme në këtë organizatë kriminale. SPAK ka lajmëruar në orën 11.00 të kësaj të premteje një konferencë për mediat.

Sasia e drogës dyshohet se ka ardhur pesë muaj më parë në Portin e Tivarit në Malin e Zi, në korrik 2022, nga Kolumbia, dhe më pas është transportuar drejt Shqipërisë. Ngarkesa është nisur drejt vendit tonë, e futur në 600 kg thasë me pleh kimik, dhe menjëherë autoritetet kanë nisur hetimet duke u koordinuar me homologët shqiptarë të SPAK.

Është pritur për pesë muaj dhe ngarkesa e drogës është mbajtur nën vëzhgim, derisa aty të mbërrinte porositësi i kokainës. Menjëherë sapo ky person, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbërritur pranë vendit që mbahej nën vëzhgim me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndërhyrë dhe ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Previous Post

Përplasi me makinë 21-vjeçaren greke, shqiptari: Dua të flas me prindërit e saj

Next Post

“Koha për punë tjetër”, çfarë paralajmëron Erion Braçe

Next Post

“Koha për punë tjetër”, çfarë paralajmëron Erion Braçe

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?
LAJME

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

by timoni.al
September 26, 2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar një valë reagimesh gjatë paraqitjes së tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të...

Read moreDetails
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al