Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetari plas bombën: Dy ministra dhe një Kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja!

Editor by Editor
November 23, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Gazetari plas bombën: Dy ministra dhe një Kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja!
0
SHARES
130
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ministra të rëndësishëm të qeverisë shqiptare dhe një kryebashkiak kanë rënë në kurthin e shërbimeve partnere.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Denis Dyrnjaja. Në një postim në Facebook, ai thekson se dy ministra të qeverisë aktuale, një ish-ministër i rëndësishëm dhe një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet partnere dukë bërë biseda komprometuese.

Sipas gazetarit dosja me përgjime mund të publikohet në muajin dhjetor. Ai shkruan gjithashtu se kjo dosje do të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare,. Por do t’i bëjë dhe një dëm shumë të madh politik mazhorancës në pushtet para zgjedhjeve lokale.

POSTIMI I GAZETARIT DYRNJAJA:

2 ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish ministër socialist në “kurthin” e shërbimeve partnere. Një skandal i madh dhe i paparashikuar mund të krijojë një tronditje të fortë në politikën shqiptare.

Shërbimet sekrete të të paktën dy vendeve mike kanë interceptuar biseda ku implikohen direkt me zë. Dhe madje me emra konkretë 2 ministra të mazhorancës, një kryebashkiak i rëndësishëm. Por edhe një tjetër ish ministër i mazhorancës ky i fundit me pozita shumë të rënduara nga ekspozimi në përgjime.

Në biseda që rezultojnë me orë të gjata përgjimi, zyrtarët qeveritarë janë angazhuar në veprimtari kompromentuese dhe nxjerrin zbuluar angazhimin direkt të tyre në afera të dyshimta për veprime selektive me qëllim favorizimi të subjekteve apo individëve në çështje të ndryshme.

Shërbimet kanë rënë në gjurmë nga persona të interesuar direkt për favorizime të cilët kanë përmendur persona kontakti që kanë shtyrë agjentët të nisin “ndjekjen e heshtur” duke zbuluar thesarë të vërtetë që implikojnë zyrtarët e lartë në rrethana kompromentuese që përbëjnë shkelje të rënda ligjore me pasoja edhe penale.

Sipas informacioneve konfidenciale, dosjet me përgjime do të krijojnë pasoja të rënda edhe në aspektin politik pasi do të trondisnin rëndë pozitat politike të mazhorancës dhe mund të krijojnë një situatë të paparashikueshme politike.

Dhe për Kryeministrin Rama kjo do të ishte një kosto e panevojshme. E parashikuar dhe e padëshiruar para zgjedhjeve lokale. Zgjedhje të cilat mund të kthehen në një bumerang duke ditur se plasja e skandaleve mund të shkojë si bonus politik për dyshen Berisha-Meta që presin me padurim çdo gabim apo gafë të mazhorancës për të përfituar poktikisht.

Dhjetori mund të jetë një muaj plot surpriza në aspektin politik por edhe penal. Pasi të dhënat paraprake flasin për implikime shumë të rënda, kompromentuese. Gjithashtu me pasoja ligjore e kosto politike të zyrtarëve në fjalë.

Në 6 dhjetor nuk do të ketë vetëm një mbledhje të udhëheqësve të BE-së në Tiranë. Nuk do të ketë një protestë të opozitës. Por me gjasë mund të publikohen në media dosjet bomba të përgjimeve të zyrtarëve që do ta bëjnë shumë të akullt dhjetorin politik.

Previous Post

“Mos ma bëj këtë në rrugë”, denoncimi: Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen

Next Post

Moti i keq, vazhdojnë problemet në Shkodër: 1130 ha tokë nën ujë, 7 familje të evakuara

Next Post
Moti i keq, vazhdojnë problemet në Shkodër: 1130 ha tokë nën ujë, 7 familje të evakuara

Moti i keq, vazhdojnë problemet në Shkodër: 1130 ha tokë nën ujë, 7 familje të evakuara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al