Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Vlorës dënon me 150 vite burg “Grupin Çam”, tentoi të vriste djalin e biznesmenit dhe dy shokët e tij

Editor by Editor
November 22, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gjykata e Vlorës dënon me 150 vite burg “Grupin Çam”, tentoi të vriste djalin e biznesmenit dhe dy shokët e tij
0
SHARES
243
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Togat e zeza të Vlorës kanë dënuar me 150 vite burg në total pesë anëtarët e “Grupit Çam” që i bënë atentat Ines Hajrullës, djali i biznesmenit vlonjat Robert Hajrulla. Tre vite nga ngjarja, dosja është dërguar në gjyq dhe sot është marrë vendimi.

Trupa gjykues e përbërë nga Pëllumb Zaimj, Entela Gjoni dhe Adelajda Gjyzi dënoi, respektivisht:

  • Daut Elmazin – 35 vite burg – Fajtor për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;
  • Gentjan Dautaj (Zoto) – 35 vite burg – Fajtor për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit;
  • Igli Memaj (Suloti) – 30 vite burg – Fajtor për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë;
  • Serxhio Ademi (Cima) – 25 vite burg – Fajtor për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë;
  • Albano Goxhaj – 25 vite burg – Fajtor për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Përmes përgjimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës, kontrolli i banesave dhe pyetja e personave të ndryshëm, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i Daut Elmazit, Igli Memaj, Gentjan Dautaj, Albano Goxhaj dhe Serxhio Ademit. Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë i shpallur Fatmir Hyseni, gjykimi ndaj të cilit është i pezulluar.

Si i shpëtoi atentatit Ines Hajrulla dhe shokët e tij , 10 maj 2019 – Lungomare, Vlorë

Sipas pretencës së Prokurorisë së Vlorës të 5-të këta persona së bashku me Fatmir Hysenin ose (Doqja), në 10 Maj 2019 kanë dashur të vrasin Ines Hajrulla, Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj.

Këta persona dhe një grup djemsh të tjerë, ishin duke qëndruar në ambientet e një lokali në shëtitoren “Lungomare”, kur janë sulmuar befasisht me armë. Si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur lehtë në këmbë një punonjës i Bashkisë Vlorë, Dajko Canodemaj.

Hetimi i kryer nga prokurori Alfred Sali, konstatoi se autorit të sulmit i është bllokuar arma automatike, duke mos pasur mundësi të qëllonte, por është kthyer mbrapsht në makinën tip “Land Rover” që grupi e kishte vjedhur në Vlorë për ta përdorur më pas në këtë ngjarje kriminale.

Në ndjekje të mjetit dhe personave të ndodhur në të, janë vënë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilat për një pjesë rruge e kanë pasur në kontakt pamor automjetin e markës “Land Rover”, me ngjyrë të zezë. Ky automjet, ka lëvizur në drejtim të fshatit Babicë e Vogël, kohë kur, në ndjekje të tij është vënë dhe një patrullë policie me motor.

Për shkak të terrenit të vështirë, është krijuar distancë dhe autorët kanë mundur të largohen duke braktisur automjetin në kodrat midis fshatrave Babicë e Vogël, Bunavi dhe Çeprat, në një vend të ndodhur poshtë antenave të shoqërive të telefonisë të lëvizsshme.

Përmes përgjimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës, kontrolli i banesave dhe pyetja e personave të ndryshëm, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i Daut Elmazit, Igli Memaj, Gentjan Dautaj, Albano Goxhaj dhe Serxhio Ademit. Ndërkohë në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë i shpallur Fatmir Hyseni, gjykimi ndaj të cilit është i pezulluar.

Previous Post

Edi Rama nuk i ndahet TCH: Gënjejnë pa të keq fare, bjeri t’i biem për të helmuar popullin

Next Post

Meta shkon dhe takon banorët e ‘5 majit’: Askush s’do guxojë t’u hedhë gaz në shtëpi

Next Post
Meta shkon dhe takon banorët e ‘5 majit’: Askush s’do guxojë t’u hedhë gaz në shtëpi

Meta shkon dhe takon banorët e '5 majit': Askush s’do guxojë t’u hedhë gaz në shtëpi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al