Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë në samitin e G20 Bali se lufta e Rusisë duhet të përfundojë tani.
Ai u lut gjithashtu për një zgjatje të një marrëveshjeje të rëndësishme të eksportit të grurit që do të skadonte së shpejti. Zelensky u shfaq në një fjalim video drejtuar udhëheqësve të mbledhur në ishullin indonezian.
“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet. E drejta për ushqim është një e drejtë themelore e çdo personi në botë” tha Zelensky gjatë fjalës së tij.
Ai bëri një sërë kërkesash duke thënë se duhet të ndalin Putin dhe kërcënimin e tij me armë bërthamore.