Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Armë dhe municion luftarak me vete, arrestohen dy të rinj në Fier

Editor by Editor
November 10, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Armë dhe municion luftarak me vete, arrestohen dy të rinj në Fier
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasia janë kapur me armë pa leje.

Bëhet me didje se në prang aka rënë shtetasi Orgito Lamkaj, 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe shtetasi Adis Caka, 20 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas u kap në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit, 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, po për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Sekuestrohen një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kanabis, si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar “Territori”.

Goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë), me municion luftarak dhe me sasi lënde narkotike, të ndarë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete dhe duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, evidentuan dhe goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë), municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

—

Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territori”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. C., 20 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap në lagjen “15 Tetori”, Fier, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit, 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Në vijim të verifikimeve, rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, po për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Të rinjtë i largoi me gomone/ Rama mundohet të mashtroj pensionistët, fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Next Post

Mblidhet sërish sot Kuvendi, diskutime për buxhetin 2023

Next Post
Mblidhet sërish sot Kuvendi, diskutime për buxhetin 2023

Mblidhet sërish sot Kuvendi, diskutime për buxhetin 2023

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al