Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrahu qytetarin në Pukë, Rrumbullaku shkarkon menjëherë nga detyra dhe përjashton nga Policia shefin e Komisariatit

Editor by Editor
November 8, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Të fus në dhe… unë të marr jetën mor by***ir! Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pjerin Lazri, shef i Komisariatit Pukë, është shkarkuar menjëherë nga detyra dhe është përjashtuar gjithashtu nga organizata e Policisë së Shtetit, pasi u shfaq në një video të transmetuar në emisionin “STOP” duke rrahur një qytetar.

Drejtori Muhamet Rrumbullaku sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë nga radhët e Policisë së Shtetit shefin e Komisariatit të Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, thotë Policia.

Reagim i Policisë së Shtetit, për rastin e Pukës:

Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë, nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Previous Post

“Mezi e gjeta”, Erion Braçe publikon videon me këngën e Flori Mumajesit: Ai jeton për të frymëzuar, dëgjojeni dhe duartrokiteni!

Next Post

Kush është deputeti i radhës i PD që i bashkohet Primareve? Do të garojë për Bashkinë e Vaut të Dejës!

Next Post

Kush është deputeti i radhës i PD që i bashkohet Primareve? Do të garojë për Bashkinë e Vaut të Dejës!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al