Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e lagjes “Punëtori”, Gjirokastër.
Bëhet e dije se aksidenti ka ndodhur pranë një pike karburanti, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një furgon.
Si pasojë disa persona raportohet se kannë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.