Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Bordi i oligarkëve, emrat që po vjedhin shqiptarët me naftën

Editor by Editor
November 4, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
EMRAT/ Bordi i oligarkëve, emrat që po vjedhin shqiptarët me naftën
0
SHARES
57
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur shpërthyen protestat në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars pas abuzimit të oligarkëve me rritjen e çmimit të naftës, Edi Rama njoftoi se do të ngrinte një bord transparence, që do të mbronte interesin publik.

Bordi u ngrit përmes një akti normativ të miratuar në një mbledhje qeverie të mbajtur më 12 mars. Akti përcakton se shtatë anëtarë të bordit i takojnë qeverisë dhe pesë të tjerë tregtarëve të naftës, ku tre do të ishin të tregtarëve të shumicës dhe dy të atyre me pakicë.

Problemi është se në Shqipëri tregu është deformuar prej kohësh dhe si tregu me pakicë, ashtu edhe ai i shumicës kontrollohen nga të njëjtat duar.

Ky nuk është problemi i vetëm dhe as më madhori. Më madhori është që e gjithë vendimmarrja e bordit në këto muaj mund të ketë mbrojtur gjithçka, përveçse interesit publik. Shqipëria sot është me çmimin e naftës më të lartë në rajon dhe ndër më të lartët në botë.

Bordi, nga një instrument i mbrojtjes së interesit publik, siç njoftoi Edi Rama është shndërruar në gjobëvënësin më të madh të qytetarëve, që po u zbraz vazhdimisht xhepat me çmimet e kripura të karburanteve.

Por, kush flet në emër të qytetarëve brenda këtij bordi? Sipas aktit normativ, qeveria përfaqësohet në këtë bord me ministren e Financave, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtorin e Tatimeve dhe drejtorin e Doganave.

Veç këtyre katër, janë edhe tre emra të tjerë në nivel drejtorësh të lartë, dy nga infrastruktura dhe energjia dhe një nga financat.

Për t’i marrë me radhë, interesin e qytetarëve e mbron Delina Ibrahimaj, që është njëkohësisht edhe kryetare e bordit.

Anëtare është ministrja Belinda Balluku. Më pas janë drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi dhe ai i doganave, Gent Gazheli.

Në rangun e drejtorëve të lartë, Niko Lera është përzgjedhur nga Ministria e Financave dhe Ilia Gjermani e Enea Karakaçi nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Këta janë shtatë anëtarët e bordit të çmimeve që vendosin se sa do të paguajnë qytetarët naftën dhe të ngritur me qëllim mbrojtjen e interesit publik përballë krizës së çmimeve. Sa ja kanë dalë mbanë? Përgjigja është retorike në këtë rast.

Shqipëria, prej ngritjes së këtij bordi ka regjistruar nivelet më të larta të çmimit të naftës jo vetëm në rajon, por edhe në Europë dhe botë. çmimet nuk janë ulur as kur nafta është ulur në tregjet ndërkombëtare. Si shembull, në rastin e fundit bordi qëndroi gati tre javë pa u mbledhur për të reflektuar uljen e naftës në bursa dhe kur u mblodh vendosi ta ulte atë nga dy herë me 4 lek.

Por, kur në tregjet e huaja çmimi rritet, bordi mblidhet me shpejtësinë e dritës dhe jo vetëm që e rrit, por e bën atë edhe mbi nivelin e rritjes së çmimit në bursat ndërkombëtare. Si shembull, në fillim të tetorit, nafta u rrit në bursën Platz, që bordi thotë se i referohet për të vendosur çmimet, me 5 për qind. Bordi në Shqipëri vendosi ta rrisë çmimin brenda ditë me 20 lek, ose gati 10 për qind e litrit të naftës.

Këto janë arsyet se përse shtatë përfaqësuesit e qeverisë në këtë bord më shumë janë bërë palë me përfaqësuesit e oligarkëve të karburanteve se sa me qytetarët, që nëse bordi nuk ekzistonte me shumë mundësi do ta blinin një litër naftë më lirë se sot.

©Copyright Vox News

Previous Post

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Moska po bën terrorizëm energjetik, 4.5 mln banorë në Ukrainë janë në errësirë

Next Post

“Lëndime trupore edhe më herët”, zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës, çfarë vendosi Gjykata për Aurona Pelaj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

September 25, 2025
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025
Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

September 25, 2025
"Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika" / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

“Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika” / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

September 25, 2025
“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.
AKTUALITET

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Gazetarja Anila Hoxha, në një intervistë për Top Story, ka ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e SPAK-ut dhe ngarkesën e...

Read moreDetails
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025
Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

Ndryshimi i orës: Cilat janë efektet negative për trupin tonë sipas studimeve të fundit?

September 25, 2025
"Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika" / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

“Procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut kanë filluar me polemika” / Analisti i befasuar në Top Story: Do dalin histori të çuditshme për kandidatët.

September 25, 2025
Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

“SPAK konfiskon 978 telefona”, gazetarja Hoxha ndriçon ‘aksionin’ e Prokurorisë së Posaçme: 11 zyrtarë të thirrur, në hetim për tenderin e oksigjenit.

September 25, 2025
Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

Ushqime të zakonshme që ndihmojnë kujtesën: Çfarë duhet të konsumojnë individët mbi 60 vjeç?

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al