Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbyllja e kopshtit Zubejde Hanim/ Reagon deputetja e PL: Traumë dhe dëm i madh për fëmijët, po cënohet arsimimi i tyre

Editor by Editor
November 2, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Mbyllja e kopshtit Zubejde Hanim/ Reagon deputetja e PL: Traumë dhe dëm i madh për fëmijët, po cënohet arsimimi i tyre
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një deklarate për mediat ka reguar ditën e sotme në lidhje me mbylljen e kopshtit të fëmijëve Zubejde Hanim të institucionit arsimor Turgut Ozal, i cili sipas saj përmes shkeljeve flagrante të legjislacionit vendas dhe atij ndërkombëtar nga kjo qeveri, edhe sot e kësaj dite vuan zvarritjet e qëllimshme të procesit gjyqësor, duke mos i dhënë përgjigje padisë së depozituar pranë Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë nga 132 prindër dhe fëmijë.

Ajo shtoi se “si grua, si nënë dhe si deputete, e kam parë me shqetësim të madh traumën dhe dëmin e madh që u është dashur të kalojnë fëmijët gjatë kësaj periudhe, si edhe vështirësitë me të cilat po përballen prindërit për këtë padrejtësi që është bërë karshi tyre”.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë!
Mbyllja e kopshtit të fëmijëve Zubejde Hanim të institucionit arsimor Turgut Ozal, përmes shkeljeve flagrante të legjislacionit vendas dhe atij ndërkombëtar nga kjo qeveri, edhe sot e kësaj dite vuan zvarritjet e qëllimshme të procesit gjyqësor, duke mos i dhënë përgjigje padisë së depozituar pranë Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë nga 132 prindër dhe fëmijë.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 javë nga mbyllja e këtij institucioni, përpjekjet e prindërve dhe fëmijëve përmes formave demokratike të reagimit, vazhdojnë të përballen me arrogancën e qeverisë dhe gjykatave shqiptare.

Protesta e fëmijëve përballë Kryeministrisë, si protesta më e jashtëzakonshme që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë, ra në vesh të shurdhër të Qeverisë shqiptare, dhe sot, kur kërkohet vetëm drejtësi nga institucionet e drejtësisë për këtë çështje me interes publik dhe ndjeshmëri të madhe, prindërit përballen me zvarritje të procesit dhe shkelje afatesh, duke e cenuar rëndë atë.

Ky është një nga rastet e rralla kur në një padi të paraqitur në gjykatat shqiptare, paditës janë jo vetëm prindër dhe qytetarë në moshë madhore, por edhe fëmijë të grupmoshës 3 deri në 6 vjeç. Kjo dosje e cila ndër të tjera argumenton të gjitha të drejtat e pamohueshme që burojnë nga legjislacioni shqiptar dhe Konventat Ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, sidomos kur bëhet fjalë për të drejtën universale të arsimit të fëmijëve, dokumenton gjithashtu dëmin psikologjik të shkaktuar tek fëmijët pas vendimit të MAS për mbylljen e kopshtit, i vërtetuar ky përmes 20 akt-ekspertizave nga psikologë të licencuar në Republikën e Shqipërisë.

Përmes refuzimeve të marra nga kopshtet publike të sugjeruara nga Ministria e Arsimit, dosja dokumenton pamundësinë e prindërve për t’i sistemuar fëmijët në kopshtet e tejmbushura.

Si grua, si nënë dhe si deputete, e kam parë me shqetësim të madh traumën dhe dëmin e madh që u është dashur të kalojnë fëmijët gjatë kësaj periudhe, si edhe vështirësitë me të cilat po përballen prindërit për këtë padrejtësi që është bërë karshi tyre.

Të nderuar qytetarë,
Kujtoj këtu që bëhet fjalë për cenimin e arsimit të fëmijëve nga 3 në 6 vjeç, shumë të vegjël për tu përballur me sfida dhe sprova të kësaj natyre. Zhgënjimi me të cilin po e nisin jetën që në këtë moshë, do të lërë gjurmë të thella në të ardhmen e tyre.

Ndaj, sot kërkoj që kësaj situate t’i jepet zgjidhje e menjëhershme. Fëmijët e këtij institucioni dhe çdo fëmijë tjetër në Republikën e Shqipërisë gëzojnë të drejtën universale dhe kushtetuese të arsimimit, që as nuk i jepet nga qeveritë e kryeministrat, e as nuk mund t’u mohohet prej tyre përmes disa vendimeve që mbështeten në interesa të ngushta politike.

Asnjëri nga ne, s’mund t’i edukojë fëmijët me frymën e padrejtësisë, ndaj thirrja ime sot është për sistemin e drejtësisë që të japë sa më parë drejtësi për fëmijët dhe prindërit.

Gjithashtu i bëj thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që shkelja e afateve në procesin gjyqësor të jetë pjesë e hetimeve nga ky institucion, pasi drejtësia së pari duhet të respektojë afatet për të garantuar një proces të shpejt, eficent, dhe me integritet për qytetaret që sot presin për një drejtësi të paanshme në vend.

Kërkojmë që të vihet përpara drejtësisë kushdo që ka abuzuar me ushtrimin e detyrës dhe ka shkaktuar këtë dhimbje dhe shqetësim për vogëlushët dhe prindërit e tyre.

Ne solidarizohemi dhe inkurajojmë prindërit për ta vazhduar këtë betejë, dhe do jemi krah tyre për të vendosur drejtësi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në këtë vend.

Previous Post

“Uuu mos e prek”, aktorja publikon VIDEON, infermieret dhunojnë pacienten e moshuar

Next Post

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, ul NAFTËN me 4 lekë, ja sa do të shitet gazi e benzina

Next Post
Rritet benzina, Bordi ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, ul NAFTËN me 4 lekë, ja sa do të shitet gazi e benzina

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Premier League: Sunderland shënon fitoren bindëse ndaj Burnley, Armando Broja aktivizohet si zëvendësues

Premier League: Sunderland shënon fitoren bindëse ndaj Burnley, Armando Broja aktivizohet si zëvendësues

February 2, 2026
"Eksese të ekstreme dhe kanibalizëm", Karamuço për çështjen "Epstein": Krijoi një sekt pervert global.

“Eksese të ekstreme dhe kanibalizëm”, Karamuço për çështjen “Epstein”: Krijoi një sekt pervert global.

February 2, 2026
Roma humbet në Udine, verdhekuqtë sjellin humbjen e katërt ndaj Juventusit.

Roma humbet në Udine, verdhekuqtë sjellin humbjen e katërt ndaj Juventusit.

February 2, 2026
Mbrojtësi i papërshtatshëm te Chelsea transferohet te ekipi që është në garë për mbijetesë, kërkesë nga Milani.

KRYESORE

Premier League: Sunderland shënon fitoren bindëse ndaj Burnley, Armando Broja aktivizohet si zëvendësues

by timoni.al
February 2, 2026
0

Sunderland arriti një fitore bindëse ndaj Burnley me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 24 të Premier League, duke...

Read moreDetails
"Eksese të ekstreme dhe kanibalizëm", Karamuço për çështjen "Epstein": Krijoi një sekt pervert global.

“Eksese të ekstreme dhe kanibalizëm”, Karamuço për çështjen “Epstein”: Krijoi një sekt pervert global.

February 2, 2026
Roma humbet në Udine, verdhekuqtë sjellin humbjen e katërt ndaj Juventusit.

Roma humbet në Udine, verdhekuqtë sjellin humbjen e katërt ndaj Juventusit.

February 2, 2026
Mbrojtësi i papërshtatshëm te Chelsea transferohet te ekipi që është në garë për mbijetesë, kërkesë nga Milani.

Mbrojtësi i papërshtatshëm te Chelsea transferohet te ekipi që është në garë për mbijetesë, kërkesë nga Milani.

February 2, 2026
Bota e kinemasë në zi: ndërron jetë në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i serisë Narcos

Bota e kinemasë në zi: ndërron jetë në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i serisë Narcos

February 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Premier League: Sunderland shënon fitoren bindëse ndaj Burnley, Armando Broja aktivizohet si zëvendësues

Premier League: Sunderland shënon fitoren bindëse ndaj Burnley, Armando Broja aktivizohet si zëvendësues

February 2, 2026
"Eksese të ekstreme dhe kanibalizëm", Karamuço për çështjen "Epstein": Krijoi një sekt pervert global.

“Eksese të ekstreme dhe kanibalizëm”, Karamuço për çështjen “Epstein”: Krijoi një sekt pervert global.

February 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al