Një modele e njohur në rrjetin social të videove Tik Tok, akuzohet nga Gjykata në Leicester, Angli se ka vrarë të dashurinë e nënës së saj dhe një person tjetër. Sipas gjykatës, viktimat e kërcënonin të renë se do i publikonin videot intime të mamasë.
E reja Mahek Bukhari akuzohet se ka krijuar një komplot për të ndaluar Saqib Hussain të publikonte imazhet e videove intime për nënën e saj, 45 vjeçaren Ansreen Bukhari. Saqib dhe shoku i tij Mohammed Hashim Ijazuddin, të dy 21 vjeç, vdiqën kur makina e tyre u përplas më 11 shkurt.
Saqib Hussain i kishte thënë modeles së Tik Tok se do videot duke kryer marrëdhënie me nënën e saj do ia dërgonte burrit dhe djalit. 21 vjeçari gjithashtu kishte kërkuar deri në 2000 paund.
Dy djemtë Saqib dhe Mohammed, u vranë menjëherë kur Skoda Fabia e tyre goditi një pemë me shpejtësi të madhe dhe u nda në dysh në autostradën A46 në Leicester. Pak para vdekjes, i riu kishte telefonuar Policinë dhe po kërkonte ndihmë.
“Unë jam duke u ndjekur nga dy automjete. Ata po përpiqen të më largojnë nga rruga. Ata janë menjëherë pas. Po godasin në pjesën e pasme të makinës shumë shpejt. Unë do të dalë nga rruga.
Ju lutem zotëri, kam nevojë vetëm për ndihmë dhe jam në rrezik. Ata po përpiqen të më vrasin. Të lutem, po të lutem, do të vdes”, ka thënë Saqib Hussain, sipas thirrjeve të zbardhura në numrin e Policisë londineze.
Më pas ai dëgjohet duke bërtitur përpara se të dëgjohet një përplasje e fortë.
Modelja Mahek Bukhari akuzohet për dy akuza për vrasje dhe një akuzë alternative për vrasje nga pakujdesia, së bashku me nënën e saj Ansreen Bukhari dhe shoqen Natasha Akhtar, 22 vjeç.