Thursday, May 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrumbullaku me ‘dorë të hekurt’, përjashton komisarin e Devollit dhe pezullon disa inspektorë policie

Editor by Editor
October 26, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Rrumbullaku me ‘dorë të hekurt’, përjashton komisarin e Devollit dhe pezullon disa inspektorë policie
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar përjashtimin nga detyra të një komisari në Policinë e Devollit si dhe ka pezulluar nga detyra katër inspektorë të tjerë për shkelje të ndryshme.

Përjashtimi i shefit të krimeve në Devoll, Pashk Syziu pas denoncimi të një qytetari se ishte dhunuar prej tij në ambientet e komisariatit.

Gjithashtu janë pezulluar dhe transferuar në detyra të tjera, tre inspektorë dhe një nënkomisar.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Policia e Shtetit / Reagim në përputhje të plotë me ligjin, ndaj atyre punonjësve të Policisë që abuzojnë me detyrën, kryejnë vepra korruptive apo cënojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përmbushje të një prej prioriteteve të punës, për largimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të cilitdo që abuzon me detyrën, bazuar në hetimet e kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit, si dhe duke marrë shkas nga publikime në media dhe në rrjete sociale të ndryshme, ka marrë disa vendime për punonjës policie, në disa qarqe të vendit.

–Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.

–Inspektor B. Z., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij.

–Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.

–Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

–Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar me ashpërsi dhe pa kompromis, në zbatim të ligjit, cilindo punonjës policie që do të abuzojë me detyrën apo do të cënojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke kontribuar për të patur një Polici sa më të denjë, në shërbim të tyre.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit fton qytetarët që të mbështesin edhe më shumë Policinë, pasi ajo është në shërbim të tyre. Rastet e veçuara të veprimeve të paligjshme të disa punonjësve të Policisë nuk mund të përbaltin apo të njollosin imazhin, mundin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Previous Post

“Erdha me ftesë të Ramës”, aktori Jim Belushi: Po diskutoj mundësinë e legalizimit të kanabisit

Next Post

Dasma që “tundi” SHBA, djali nga Vlora dhe vajza amerikane kurorëzojnë dashurinë, Ylli Baka “ndez” atmosferën

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro
AKTUALITET

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

by Editor
May 15, 2025
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka përplasje brenda partive politike, pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ende janë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

May 15, 2025
Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

May 15, 2025
“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al