Nga Tedi Blushi:
Të gjithë ata që përpiqen të lidhin emrin e Ilir Metës me çështjen e dosjeve janë vetëm të korruptuar nga Edi Rama, piktori i Sigurimit të Shtetit, djali i atij që vari poetin e lirisë, Havzi Nela dhe nipi i Kolekës.
Tmerri që i ka kapur nga Partia e Lirisë është shumë i drejtë sepse ata e kanë të qartë fundin e tyre dhe ndëshkimin që i pret.
Përpjekjet për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët dhe korrupsioni madhor i Edi Ramës, me falsifikime dhe manipulime janë të pashpresa.
Ilir Meta ka qenë jo vetëm një drejtues i Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Dhjetor ’90, por është edhe garancia kryesore për rivendosjen e pluralizmit politik dhe shporrjen e bandës së Rilindjes nga pushteti.
Deputetët e Lulushit që i mbajnë ison Ramës janë edhe më të pashpresë pasi ata që sillen si kërpëratë do të shuhen si kërpërata nga politika.
Procesi gjyqësor me Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve do të shkojë deri në fund!- shkruan Blushi.
Pronari i dyqanit në Berat përballen me pasoja për shitjen e orëve “Rolex” të imituara dhe kontrabandë.
Në lagjen “10 korriku” është zbuluar një subjekt që shiste ora dore të kontrabanduara dhe imitime të markave të ndryshme,...
Read moreDetails















