Monday, March 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Shpërndante kokainë me motor, arrestohet pogradecari, i sekuestrohet nje pistoletë me silenciator dhe 2 thika

Editor by Editor
October 25, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
EMRI/ Shpërndante kokainë me motor, arrestohet pogradecari, i sekuestrohet nje pistoletë me silenciator dhe 2 thika
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 34 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arjon Olldashi, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh.

Ndërsa në banesë iu gjetën: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Motoristi”.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të armëmbajtjes pa leje.

Shpërndante me motor, doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 34-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. O., 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Previous Post

E RËNDË/ Vëllezërit shqiptarë në Greqi masakrojnë me sëpatë 53-vjeçarin, i plagosin djalin

Next Post

Reforma Territoriale/ Bylykbashi dorëzon projektligjin: Na duhen 84 vota, rëndësi ka çfarë duan qytetarët jo se çfarë mendon qeveria

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Qeveria alokojnë 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës pas fitores në Bratislavë, ja cila është shuma e premtuar në rast të kualifikimit për në Botëror.

March 30, 2026
Ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore, Presidenti Begaj nënshkruan dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet si Komandant.

Negociatat në Lindjen e Mesme, analiza nga DW: A pritet që Irani të pranojë planin e SHBA-së në një të ardhme të afërt?

Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, i cili u kap i armatosur me armë zjarri dhe kishte precedentë për vrasje.

Arrestohet 28-vjeçari në Durrës për mbajtje të pistoletës pa leje, rezulton se ka një të kaluar për vrasje.

KRYESORE

by timoni.al
March 30, 2026
0

Qeveria e Kosovës ka shpërblyer ekipin kombëtar të futbollit me 500 mijë euro pas fitores historike në gjysmëfinalen e play...

Read moreDetails
Ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore, Presidenti Begaj nënshkruan dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet si Komandant.

Ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore, Presidenti Begaj nënshkruan dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet si Komandant.

March 30, 2026
Negociatat në Lindjen e Mesme, analiza nga DW: A pritet që Irani të pranojë planin e SHBA-së në një të ardhme të afërt?

Negociatat në Lindjen e Mesme, analiza nga DW: A pritet që Irani të pranojë planin e SHBA-së në një të ardhme të afërt?

March 30, 2026
Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, i cili u kap i armatosur me armë zjarri dhe kishte precedentë për vrasje.

Arrestohet 28-vjeçari në Durrës për mbajtje të pistoletës pa leje, rezulton se ka një të kaluar për vrasje.

March 30, 2026
Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, i cili u kap i armatosur me armë zjarri dhe kishte precedentë për vrasje.

Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, i cili u kap i armatosur me armë zjarri dhe kishte precedentë për vrasje.

March 30, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qeveria alokojnë 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës pas fitores në Bratislavë, ja cila është shuma e premtuar në rast të kualifikimit për në Botëror.

Qeveria alokojnë 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës pas fitores në Bratislavë, ja cila është shuma e premtuar në rast të kualifikimit për në Botëror.

March 30, 2026
Ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore, Presidenti Begaj nënshkruan dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet si Komandant.

Ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore, Presidenti Begaj nënshkruan dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet si Komandant.

March 30, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al