Saturday, July 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet vendore në Malin e Zi, forcat pro-serbe fituese në Podgoricë dhe në disa komuna tjera

Editor by Editor
October 24, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, Rajoni
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi, tregojnë për një fitore të forcave politike pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat i fituan edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Pavarësisht se koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual MiloGjukanoviç fitoi më shumë vota megjithatë “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”, në një koalicion të mundshëm mund të ushtrojnë pushtetin në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia pro-evropiane e presidentit Gjukanoviç fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve të mundshme pas zgjedhor, pushtetet vendore do të formohen nga kundërshtarët e tyre politikë.

Përveç Podgoricës, Partia Demokratike Socialiste me aleatët e vet humbi Danilovgradin, Kolashinin, Zhablakun, Plevlen, kurse arriti të mbajë pushtetin në Bijelo Pole dhe Tivar. Ndërkaq, Fronti Demokratik pro-serb arriti ta ruaj pushtetin absolut në qytetin bregdetar, Budva.

Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re. Kështu që këto zgjedhje janë edhe një test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.

Zgjedhjet vendore u mbajtën në 14 komuna në Mal të Zi dhe sipas vëzhguesve që e monitoruan procesin zgjedhor, ai ishte mjaft i qetë dhe demokratik./ VOA

Previous Post

Pedagogët nuk heqin dorë nga kërkesat, sot sërish në protestë

Next Post

Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, Vuçiç: Do përballemi me presione, veçanërisht për Kosovën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Flakë dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave në Elbasan/ Zjarri në landfill aktiv prej pesë ditës

July 5, 2025
Afera e “Bankers Petroleum”/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, pritet të njihen me masën e sigurisë

“E ftova në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe!” Ambasadori i Shqipërisë në SHBA: Rubio pranoi ftesën për të vizituar Tiranën

Disa sekuenca të një prej filmave të realizuar në 1983″! Rama ndan pamje nga filmi i animuar “Ilira”: Tashmë i restauruar në 4K”

AKTUALITET

Flakë dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave në Elbasan/ Zjarri në landfill aktiv prej pesë ditës

by Editor
July 5, 2025
0

ELBASAN- Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon për të pestën ditë rresht. Pavarësisht përpjekjeve për të shuar zjarrin,...

Read moreDetails
Afera e “Bankers Petroleum”/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, pritet të njihen me masën e sigurisë

Afera e “Bankers Petroleum”/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, pritet të njihen me masën e sigurisë

July 5, 2025
“E ftova në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe!” Ambasadori i Shqipërisë në SHBA: Rubio pranoi ftesën për të vizituar Tiranën

“E ftova në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe!” Ambasadori i Shqipërisë në SHBA: Rubio pranoi ftesën për të vizituar Tiranën

July 5, 2025
Disa sekuenca të një prej filmave të realizuar në 1983″! Rama ndan pamje nga filmi i animuar “Ilira”: Tashmë i restauruar në 4K”

Disa sekuenca të një prej filmave të realizuar në 1983″! Rama ndan pamje nga filmi i animuar “Ilira”: Tashmë i restauruar në 4K”

July 5, 2025
VIDEO/ Trump nënshkruan projektligjin e buxhetit në “Ditën e Pavarësisë”: “Epoka e artë e Amerikës” po fillon

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Flakë dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave në Elbasan/ Zjarri në landfill aktiv prej pesë ditës

Flakë dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave në Elbasan/ Zjarri në landfill aktiv prej pesë ditës

July 5, 2025
Afera e “Bankers Petroleum”/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, pritet të njihen me masën e sigurisë

Afera e “Bankers Petroleum”/ CEO kinez dhe ish-drejtori mbërrijnë në Gjykatën e Fierit, pritet të njihen me masën e sigurisë

July 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al