Thursday, May 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Del video tjetër/ Policia ndoqi Lear Kurtin deri në momentin kur ai ra pa ndjenja

Editor by Editor
October 22, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Del video tjetër/ Policia ndoqi Lear Kurtin deri në momentin kur ai ra pa ndjenja
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë dalë pamjet të reja mbi vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, më 19 tetor dhe hapi debat mbi mënyrën e sjelljes nga ana e efektivëve të Policisë.

Më konkretisht, itinerari i tij, nga momenti i bërjes me shenje nga ana e Patrullës së Policisë për të ndaluar, deri në momentin kur bie pa ndjenja dhe media publikoi më herët pamjet ekskluzive se si efektivët tentonin ta ngrinin me forcë edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç shihet në pamje e siguruara nga emisioni “Review” në Euronews Albania, policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë. Më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.

Ndërkohë më vonë, Vox News.al publikoi pamjet ekskluzive ku i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivi i Policisë mundohet ta ngrejnë me forcë.

Në atë gjendje që ndodhej Lear Kurti, uniformat blu nuk duhet ta kishin prekur fare me dorë dhe aq më keq t’i kishin vendosur prangat apo edhe ta shoqëronin në komisariat siç vepruan tre efektivë në videon e mëposhtme.

Ata duhet të njoftonin ambulancë dhe të prisnin bluzat e bardha në vendin e ngjarjes deri në momentin kur të vinin për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësor.

Spitali i Traumës përgënjeshtroi policinë, teksa tha se Kurti kishte mbërritur i vdekur aty.  Policia jo vetëm që nuk lajmëroi ambulancën, por e mori të riun dhe e çoi në komisariat dhe më pas e çuan të vdekur në spital.

Për gjatë gjithë kësaj kohe, nëse efektivët do kishin vepruar siç duhet, ndoshta mjekët do kishin vepruar në momentin e duhur dhe sot Lear Kurti do ishte gjallë.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

Previous Post

Berisha publikon VIDEO-n tronditëse: Lear Kurtin e shoqëruan të vdekur në komisariat

Next Post

Kokainë në shtëpi, arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Itali

Next Post
Kokainë në shtëpi, arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Itali

Kokainë në shtëpi, arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Itali

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh
AKTUALITET

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

by Editor
May 15, 2025
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar nga Antalia e Turqisë, ku po merr pjesë në bisedimet e NATO-s,...

Read moreDetails
“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

May 15, 2025
“Kristian mos luaj me dy porta”, gazetarja: SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

“Kristian mos luaj me dy porta”, gazetarja: SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

May 15, 2025
Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

May 15, 2025
Aksident në Meksikë, raportohet se kanë ndërruar jetë të paktën 20 persona

Aksident në Meksikë, raportohet se kanë ndërruar jetë të paktën 20 persona

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Rubio: Duam progres brenda ditësh

May 15, 2025
“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

“Lufta” për mandatin e 13 të PD në Tiranë/ Thellohet diferenca, Tabaku siguron 1000 vota më shumë se Alimehmeti

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al