Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të humbësh jetën në duart e policisë, skeda e ngjarjeve kriminale që tronditën vendin

Editor by Editor
October 20, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Të humbësh jetën në duart e policisë, skeda e ngjarjeve kriminale që tronditën vendin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Laer Kurti është i riu i radhës që gjeti vdekjen në duart e efektivë të Komisariatit numër 3 në Tiranë. Hetimet do sqarojnë  përgjegjësinë e strukturave të rendit për vdekjen e 32 vjecarit, por fakt është se në rastin e shoqërimit tij janë shkelur rëndë protokollet dhe askush nuk mundet të justifikojë mungesën e një ambulance kur Komisariati numër 3 nuk është më larg se 1500 metra me Spitalin e Traumës.

Në 24 maj të 2022 po në ambientet e brendshme të Komisariat numër 3 do të vritej me armë zjarri efektivi i policisë, Çaush Saliasi, nga kolegu i tij Ludjan Zaimi

Në 8 janar të 2020, 26 vjeçari Klodian Rasha, do të vritej nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdari, pas një ndjekje të dështuar në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë.  Inskenimet e Kupolës së Policisë së Shtetit nxitën revoltat qytetare, teksa kokë turku nuk bë përgjegjësi kryesor, ish Drejtori I Policisë Ardi Veliu, por Ministri I Brendshëm i asaj kohe Sandër Lleshi.
Në prill të 2022 në Komisaritian e Kavajës do të vetëvarej 31 vjeçari Ylvi Meta, i arrestuar si i dyshuar për një vjedhje. Misteri mbuloi dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë
Në 28 mars të 2022 në ambientet e brendshme të komisariatit numër 5 në Kamëz humb jetën pas një zjarri në qeli 26 vjeçari, Arben Mici dhe mbetet i plagosur një tjetër. Zjarri ne qeli ishte shkaktuar nga Mici, teksa rojet përgjegjës ishin duke shikuar një ndeshje futbolli.

Në 20 maj të 2018 në Komisariatin e Korçës do ndërronte jetë pas torturave të policisë Enea Ftoj, vetëm 27 vjeç, I cili ishte arrestuar për vjedhje.  Familja akuzoi drejtuesit e policisë, por hetimet nuk u çuan asnjëherë deri në fund.

Në 3 gusht të 2022 do regjistrohej tragjedia e Potamit, ku 7 vjeçarja Jonada Avdiaj do humbte jetën pasi do goditej nga skafi që drejtohej nga efektivi i policisë Arjan Tase. Ngjarja e rëndë u pasua me protesta masive në disa qytete të vendit.

6 shtator 2022 Thoma Konomi, 57 vjeç nga Gjirokastra ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës 10 ditë pasi ishte arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijës Vëllai i tij pretendoi se Konomi ndërruar jetë për shkak të rrahjes nga policët e kufirit. Ai është vëllai i Franc Konomit, i ekzekutuar në Tiranë vite më parë.

243 efektivë policie janë venë në hetim për vepra të ndryshme penale përgjatë periudhës janar shtator 2022, teksa 61 prej tyre janë prangosur.

Këto shifra janë tregues se armata e Policisë së Shtetit ka krizë keqmenaxhimi dhe kthimi I saj në shina nuk është prioritet I strukturave përgjegjëse dhe sot fatkeqësisht policia nuk e ka besimin e qytetarëve. /Përgaditi Elkier Bushkola/

Previous Post

DEL ekspertiza paraprake, ja çfarë u gjet në stomakun e 32 vjeçarit Leart Kurti

Next Post

Jep dorëheqjen kryeministrja britanike Liz Truss

Next Post
Jep dorëheqjen kryeministrja britanike Liz Truss

Jep dorëheqjen kryeministrja britanike Liz Truss

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al