Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për t’u mbledhur në kuadër të ndeshjes miqësore që do të zhvillohet më datën 26 tetor, kundër Arabisë Saudite në Abu Dabi.
I pazakontë është fakti që kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut dhe mediave. Kështu që takimi i së mërkurës së ardhshme nuk do të transmetohet në asnjë kanal.
“Panorama Sport” zbulon se këto kanë qenë dy kriteret e Federatës së Arabisë Saudite: stadiumi bosh dhe asnjë transmetim, kjo për arsye sepse arabët do të luajnë ndaj Shqipërisë me ekipin e parë që do të jetë edhe në Botëror dhe si kusht kanë pasur që të mos zbulohen nga kundërshtarët që kanë në grup.