Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëfimi prekës/ Si u nisa me fuçi nga Mifoli dhe përfundova në Londër!

Editor by Editor
October 19, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Rrëfimi prekës/ Si u nisa me fuçi nga Mifoli dhe përfundova në Londër!
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përparim Cacaj, një shqiptar nga Mifoli i Vlorës, ka rrëfyer historinë për të na treguar rrugëtimin tij të jetës. Nuk është një rrugëtim i zakonshëm, por që aty mund ta gjejnë veten shumë shqiptar.

Cacaj ka treguar në emisionin “Shqip” se përpjekjet për t’u larguar jashtë Shqipërisë kanë qenë të shumta dhe sakrificat të mëdha teksa na tregon përpjekjet për t’u larguar drejt Italisë në moshën 14 vjeçare, Greqisë e më pas edhe Anglisë, ku jeton prej 27 vitesh.

Rrëfimi:
“Unë tani jam 46 vjet dhe kam 27 vite që jetoj në Londër dhe jam nga fshati Mifol i Vlorës. Mesa mbaj mend ishte babai i një shokut tim të ngushtë, ai e improvizoi me fuçitë e naftës të cilat mesa mbaj mend i morëm në një repart ushtarak të braktisur në 92’. I morëm tre fuçi dhe ai i improvizoi i bëri me drasa me elie që i thoshin në atë kohë dhe e bëri si punë varke dhe po të llogarisësh që një fuçi ishte rreth një metër e gjysmë doli diku tek pesë ose gjashtë metra e gjatë dhe 4 metra ndoshta e gjerë, dhe me drasa lart.

Mesa më kujtohet katër me pesë metra dhe pjesa lart ishte e shtruar me drasa dhe kishim improvizuar disa lopata që të iknim. Më kujtohen që mund të kenë qenë rreth pesë, gjashtë ose shtatë persona.

Shoku im u nis me një varkë tjetër nuk ishte në grupin tim por ishin disa grupe që niseshin nga grykëderdhja e Vjosës në atë kohë. Unë kam ikur bashkë me babain tim, me dajon dhe një kushuririn tim. Edhe babai në atë kohë nuk e ka patur aq të lehtë të merrte një vendim të tillë por ishim një vend që kishte dalë nga komunizmi, me shumë halle sepse nuk është se donte që ta bënte diçka të tillë.

Tani kur e mendoj, unë që jam 46 vjeç më duket një tmerr i vërtetë dhe kur shikoj shqiptarët që vijnë në Londër me gomone, rrugë që edhe unë e kam provuar dy ose tre herë. Prap nuk e di si e bëjnë atë rrugë por nga halli sepse është shumë e vështirë.

Unë i mbaj mend të gjitha, qëkur jam nisur, madje qëkur e bëmë varkën edhe në përfundim edhe rikthimin në tokën shqiptare. Kur na rikthyen mbaj mend që jam mërzitur shumë dhe aty në fshat kishim një stol që rrinim, u ula aty dhe thoja që do iki nuk rri në këtë vend. E kisha mendimin se do ikja, pavarësisht se kisha udhëtuar për në Greqi më parë dhe thoja se nuk rri më në Shqipëri sepse ndoshta për mua ishte një vend që nuk më përkiste.

Unë isha në shkollë, sa kisha mbaruar klasën e 8-të dhe kisha filluar vitin e parë të gjimnazit dhe e lashë në mes sepse udhëtuam për në Itali.

Hera ime e parë që ika ishte në Greqi, për ato në fakt nuk dua të flas se janë një dramë e vërtetë. Ndoshta si të gjithë shqiptarët por unë isha një fëmijë shumë i lëvizur dhe kisha qejf të ikja sepse nuk e desha Shqipërinë sepse nuk ofronte gjë. Në Vlorë ne kemi parë edhe turistë madje dhe në kohën e komunizmit që vinin dhe shikonin se çfarë bëhej, pasi Vlora ishte një qytet shumë i bukur.

Herën e parë unë kam ikur 13 ose 14 vjeç në Greqi me një kushuririn tim dhe një shokun tim që edhe pse e quaja shok ishe katër ose pesë vjet më i madh se unë. Atëherë kam ikur në Kondispol pas 90-ës, dhe në atë kohë ushtria jonë ekzistonte në kufi. Mbaj mend që ju thoja atyre shokëve se doja të flija sepse isha i lodhur dhe nuk e kisha idenë se ku do shkoja. Ishte një tmerr.

Nuk na kapën në kufi, kaluam dhe arritëm në Gumenicë, att mbaj mend mbi Gumenicë ishte një pyll si përshembull pylli i Sodës në Vlorës, kemi fjetur përjashta. Kushuriri im dhe shoku kishin dëgjuar për të ikur në Itali me traget dhe u detyruan që më lanë mua aty në pyll vetëm. Kur u ngrita në mëngjes, u çudita thashë ku shkuan. 

Atëhere kishin frikë sepse thuhej që po të të kapnin të hidhnin në det, nuk e di si e menduan por kur u zgjova në mëngjes vetëm në mes të pyllit, 14 vjeç ishte një frikë e paparë. U tmerrova, sdija ku të shkoja. Por fjeta edhe një natë vetëm në pyll, kërkova bukë dhe ujë në shtëpitë aty afër dhe për koeçidencë qëlloi një familje nga Saranda që ishin shqiptarë.

Më dhanë ujë dhe bukë dhe të nesërmen në mëngjes dola në qytet. Mbaj mend fjeta edhe një natë aty në Gumenicë, afër rajonit të policisë dhe u detyrova të kthehesha prap vetë në Shqipëri sepse nuk dija ku të shkoja vetë. Kur kam fjetur aty në Gumenicë shihja jetën e natës të të rinjve grek dhe isha i ri dhe më pëlqente dhe thoja pse në Shqipëri jemi kaq keq, si ka mundësi. Ata ishin ndryshe, shikoja jetën time dhe thoja që edhe ne shqiptarët duhet të kemi të drejtë të jemi si këta.

Më pas u dorëzova në Polici në Gumenicë dhe mesa mbaj mend më kthyen në pikën kufitare në Gumenicë. Aty ishin ushtarët grek që keqtrajtonin dhe çfarë nuk bënin. Nuk kam fjalë të shpjegoj veprimet e tyre. Pra u ktheva sërish në Vlorë dhe vazhdova jetën me familjen, në shkollë. Më vonë lindi ideja e eksodit të Italisë.

Kur ikën tragetet nga Durrësi, mbaj mend ka ikur xhaxhai im i parë me traget. Pastaj filloi eksodi i Vlorës. Unë u nisa për të vajtur në Vlorë për të ikur në Itali me këto tragetet që ishin atere ose anijet e Vlorës. Aty ka qenë një tmerr, sepse kishte burgaxhinj, lloje lloje njerëzish. 

Mbaj mend që kam fjetur dhe aty një natë por anija nuk kishte timon, i ishte prishur timoni dhe ata mundoheshin me një çelës papagall të bënin manovra. Për këtë arsye nuk ikëm dot sepse ishte e pamundur ta nisje ashtu anijen.

Atë natë fjeta aty isha 14 ose 15 vjeç dhe mbaj mend që fjeta në kabinën e kapitenit, poshtë krevatit të tij i strukur diku aty. Të nesërmen u gdhi dola për të pirë ujë dhe mbaj mend që më kapi babai nga pas dhe më pyeti se ku do shkoja. I thashë që nuk doja të rrija sepse nuk më pëlqente Shqipëria dhe se doja të lëvizja. Pas disa kohësh filloi historia e eksodit dhe e fuçive.

Babai me shumë mundësi nuk ka dashur të vijë me mua por erdhi sepse kishte frikë të më linte vetëm. Ne pasi e ndërtuam fuçinë gjetëm një mjet, një zetor dhe e hipëm fuçinë në rimorkio dhe udhëtuam drejt grykëderdhjes së Vjosës. Aty u nisëm për në Itali me lopata që i kishim improvizuar dhe kemi udhëtuar rreth dy ditë e pak sa dolëm në ujërat neutrale dhe kaluam në ujërat e Italisë“,- u shpreh ai.

Previous Post

VIDEO/ Çmendet Mauro Icardi, tenton të hyjë në hotelin ku ndodhej Wanda Nara, ndërhyn policia

Next Post

Seanca plenare sot, nga debati për energjinë elektrike te projektligji për dosjet e ish-sigurimit, ja rendi i ditës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

May 23, 2025
“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

May 23, 2025
‘Ortaku im do 20 bukë’/ Si ish drejtuesi i RENEA-s, Altin Morina trafikonte drogë nga Evropa në Ekuador

‘Ortaku im do 20 bukë’/ Si ish drejtuesi i RENEA-s, Altin Morina trafikonte drogë nga Evropa në Ekuador

May 23, 2025
Ngërçi politik/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 20-tën herë, seanca e rradhës pritet të vazhdojë pas 48 orësh

AKTUALITET

Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

by Editor
May 23, 2025
0

Berisha deklaroi: Rezolutat ndërkombëtare të CDI, IDU, PPE kanë denoncuar publikisht dhe me germa të mëdha shtetin e Edi Ramës...

Read moreDetails
“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

May 23, 2025
‘Ortaku im do 20 bukë’/ Si ish drejtuesi i RENEA-s, Altin Morina trafikonte drogë nga Evropa në Ekuador

‘Ortaku im do 20 bukë’/ Si ish drejtuesi i RENEA-s, Altin Morina trafikonte drogë nga Evropa në Ekuador

May 23, 2025
Ngërçi politik/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 20-tën herë, seanca e rradhës pritet të vazhdojë pas 48 orësh

Ngërçi politik/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 20-tën herë, seanca e rradhës pritet të vazhdojë pas 48 orësh

May 23, 2025
Trafiku drogës, kush janë 28 të proceduarit e grupit Ura që GJKKO u rivlerëson masat

Trafiku drogës, kush janë 28 të proceduarit e grupit Ura që GJKKO u rivlerëson masat

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

May 23, 2025
“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al