Saturday, February 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vladimir Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase

Editor by Editor
October 19, 2022
in AKTUALITET, BOTË
0
Vladimir Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë.

Këto katër rajone ukrainase Moska pretendon se i ka aneksuar.

“Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt.

Kremlini më pas publikoi dekretin ku thuhet se gjendja e luftës do të hyjë në fuqi mëngjesin e 20 tetorit.

Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Dekreti i tij u jep agjencive të zbatimit të ligjit tri ditë afat për të paraqitur propozime specifike.

“Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin.

“Ata që janë në vijat e luftës ose janë duke u trajnuar për luftë në qendrat trajnuese, duhet ta ndjejnë mbështetjen tonë dhe duhet të dinë se kanë pas vetes shtetin dhe popullatën”, shtoi ai.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus pritet të mblidhet shpejt për të miratuar vendimin e Putinit për shpalljen e gjendjes së luftës. Pritet që kjo masë të përfshijë kufizimin e udhëtimeve dhe tubimeve publike, por edhe dhënien e fuqive më të mëdha për autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pasi Moska mbajti referendume të rreme në katër rajonet ukrainase, më 30 shtator Putin nënshkroi dekretin për aneksimin e tyre. Kievi dhe Perëndimi e kanë cilësuar vendim të paligjshëm aneksimin e katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

REL

Previous Post

Yuri Kim shkoi në GJKKO, Ambasada Amerikane zbardh takimin: I përgëzoi gjykatësit për punën e palodhur

Next Post

Protestat masive, Berisha sot takim me krerët e degëve të Tiranës

Next Post
Protestat masive, Berisha sot takim me krerët e degëve të Tiranës

Protestat masive, Berisha sot takim me krerët e degëve të Tiranës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kylian Mbappe nuk i merr lamtumirën PSG-së, kërkon çdo qindarkë të fundit.

Kylian Mbappe nuk i merr lamtumirën PSG-së, kërkon çdo qindarkë të fundit.

February 6, 2026
Vendim i Ri nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me padinë e Kryeministrit Rama ndaj SPAK për Belinda Ballukun

Kushtetuesja nuk arriti të merrte një vendim për Ballukun, ja si u shprehën me votë 8 gjyqtarët.

February 6, 2026
Qeveria merr vendim për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit, me një indeksim prej 2.5%.

Qeveria merr vendim për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit, me një indeksim prej 2.5%.

February 6, 2026
Filluan Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama dërgon mesazh përshëndetje për sportistët shqiptarë.

Filluan Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama dërgon mesazh përshëndetje për sportistët shqiptarë.

February 6, 2026
Kylian Mbappe nuk i merr lamtumirën PSG-së, kërkon çdo qindarkë të fundit.
KRYESORE

Kylian Mbappe nuk i merr lamtumirën PSG-së, kërkon çdo qindarkë të fundit.

by timoni.al
February 6, 2026
0

Kylian Mbappé ka dërguar një përmbarues në selinë e Paris Saint Germain për të ekzekutuar një urdhër gjyqësor kundër klubit,...

Read moreDetails
Vendim i Ri nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me padinë e Kryeministrit Rama ndaj SPAK për Belinda Ballukun

Kushtetuesja nuk arriti të merrte një vendim për Ballukun, ja si u shprehën me votë 8 gjyqtarët.

February 6, 2026
Qeveria merr vendim për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit, me një indeksim prej 2.5%.

Qeveria merr vendim për rritjen e pagave të magjistratëve dhe Presidentit, me një indeksim prej 2.5%.

February 6, 2026
Filluan Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama dërgon mesazh përshëndetje për sportistët shqiptarë.

Filluan Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama dërgon mesazh përshëndetje për sportistët shqiptarë.

February 6, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Pas Shqipërisë, Kosova gjithashtu merr pjesë në ceremoninë e hapjes.

Lojërat Olimpike Dimërore/ Pas Shqipërisë, Kosova gjithashtu merr pjesë në ceremoninë e hapjes.

February 6, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kylian Mbappe nuk i merr lamtumirën PSG-së, kërkon çdo qindarkë të fundit.

Kylian Mbappe nuk i merr lamtumirën PSG-së, kërkon çdo qindarkë të fundit.

February 6, 2026
Vendim i Ri nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me padinë e Kryeministrit Rama ndaj SPAK për Belinda Ballukun

Kushtetuesja nuk arriti të merrte një vendim për Ballukun, ja si u shprehën me votë 8 gjyqtarët.

February 6, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al