Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama publikon letrën për kryetarët e vendeve të KiE: Të hiqet njolla e turpit të trafikimeve të organeve njerëzore mbi kombin tonë

Editor by Editor
October 18, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama publikon letrën për kryetarët e vendeve të KiE: Të hiqet njolla e turpit të trafikimeve të organeve njerëzore mbi kombin tonë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën që u ka drejtuar kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës.

Rama shkruan se në letër ka argumentet në vijim të përpjekjes për heqjen e akuzave për trafikim organesh ndaj shqiptarëve, teksa i quan këto akuza “njollë në trupin e kombit tonë”.

“Mirëmëngjes dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur ndërkombëtarisht me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama teksa publikon dhe letrën.

Letra e plotë:

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.

Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.

Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.

Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.

Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën

Previous Post

Zbardhet vrasja e 12-vjeçares në Paris, një 24-vjeçare abuzoi seksualisht me të dhe më pas e vrau

Next Post

Ia kanë bërë 8me2/ Protesta e pedagogëve, Rama takime me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al