Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg vëllain e ish-deputetit të PS

Editor by Editor
October 10, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg vëllain e ish-deputetit të PS
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, është dënuar me 13 vite burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila ka kërkuar që Gjevi Ndoka të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë.

Gjevui Ndoka është arrestuar në një operacion të 4 viteve më parë, bashkë me të vëllanë Arben Ndoka dhe motrën Mimoza Ndoka, si dhe një numër të lartë zyrtarësh vendorë, për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sipas gjyqtares së posaçme Miliana Muça, vuajtja e dënimit për vëllain e ish-deputetit socialist do të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018.

Gjevi Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty Prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë 10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi Gj.N., ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1.Bashkimin e dënimit penal të dhënë me vendimin nr. 09, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dënimin penal të caktuar me vendimin nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ndryshuar me vendimin nr. 23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i caktuar të dënuarit Gj. (Xh.) N., i biri i {…} dhe {…}, i datëlindjes {…}, lindur në {…}, një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.”

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Previous Post

Paketë prej 350 milionë euro, Maqedonia e Veriut prezanton masat e reja kundër krizës ekonomike

Next Post

Gruaja plagos me thikë bashkëshortin në Durrës

Next Post
Gruaja plagos me thikë bashkëshortin në Durrës

Gruaja plagos me thikë bashkëshortin në Durrës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al