Sunday, March 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha bind aleatët/ Ja si do të përzgjidhen kandidatët e përbashkët

Editor by Editor
October 6, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha bind aleatët/ Ja si do të përzgjidhen kandidatët e përbashkët
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e Lirisë e drejtuar Ilir Meta nuk do të jetë partia e vetme me të cilën Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të bashkëpunojë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Zyra e shtypit e PD-së njoftoi dje se: “Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është takuar me kryetarët e partive aleate. U diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, z. Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste, z. Agron Duka, dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, z. Dashamir Shehu. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”


Gazeta “Panorama” ka mësuar se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është takuar me aleatët e vegjël të PD-së të sipërpërmendur ditën e hënë. Ndërkohë, pasi kanë dakordësuar për të dalë me një kandidat të përbashkët, është diskutuar edhe formula se si mund të zgjidhen kandidatët. Të gjitha palët kanë rënë dakord parimisht se kandidatët për kryetar bashkie nga ana e opozitës së bashkuar mund të zgjidhen me dy formula. E para është procesi i primareve që ka iniciuar Partia Demokratike, por në rast se ka pretendime nga aleatët për kandidatë, të lejohen edhe simpatizantët e tyre të votojnë.

Një tjetër formulë është diskutuar që nëse ka pretendime nga ana e disa partive për kandidatë të fortë, të zhvillohen sondazhe për kandidatët dhe më preferuari të mbështetet nga të gjitha forcat politike. Megjithatë, ajo që është bërë e sigurt në takimin e së hënës, ka qenë dakordësia për të dalë në një kandidat të përbashkët, ndërsa modalitetet do të diskutohen edhe në vijim, pasi mësohet se Berisha është shprehur se do të vijojë takimet edhe me partitë, të cilat nuk janë parlamentare.

Sakaq, edhe me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, Berisha arriti dakordësinë për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët. Kryetari i PL-së u shpreh në një konferencë për mediat se PL-ja do të dalë forcë e parë sa i përket këshillave bashkiakë, ndërkohë kërkoi nga Partia Demokratike të tregohet e kujdesshme në zhvillimin e primareve, pasi sipas ish-kr eut të shtetit, në zgjedhjet lokale opozita përballet me një bandë mafioze siç tha ai.

Previous Post

TRAGJIKE/ Sulm me armë në një çerdhe, 31 të vrarë në Tajlandë, mes tyre edhe fëmijë

Next Post

Shqipëria e parë në Europë per turistë të huaj

Next Post

Shqipëria e parë në Europë per turistë të huaj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Agjenti i Fisnik Asllanit pohon se janë zhvilluar biseda me Barcelonën.

Agjenti i Fisnik Asllanit pohon se janë zhvilluar biseda me Barcelonën.

March 28, 2026
Tifozi britanik shpronësohet nga shtëpia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

Tifozi britanik shpronësohet nga shtëpia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

March 28, 2026
Në Spanjë janë të qartë, ‘Marca’: Bastoni jep miratimin për Barcelonën, por kostoja e kartonit paraqet një sfidë të madhe.

Në Spanjë janë të qartë, ‘Marca’: Bastoni jep miratimin për Barcelonën, por kostoja e kartonit paraqet një sfidë të madhe.

March 28, 2026
Mazniku prezanton 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale, nga bashkimi i bashkive të vogla me të mëdha, tek krijimi i 36 rretheve e qarqeve të zgjedhura.

Mazniku zbulon katër skenarët e PS për Reformën Territoriale, duke përfshirë bashkimin e bashkive të vogla me ato të mëdha, 36 rrethet dhe zgjedhjet për kryetarët e qarqeve.

March 28, 2026
Agjenti i Fisnik Asllanit pohon se janë zhvilluar biseda me Barcelonën.
Lajmi Fundit

Agjenti i Fisnik Asllanit pohon se janë zhvilluar biseda me Barcelonën.

by timoni.al
March 28, 2026
0

Emri i Fisnik Asllanit, sulmuesit të ri 22-vjeçar nga Hoffenheimi dhe kombëtar i Kosovës, është në qendër të vëmendjes për...

Read moreDetails
Tifozi britanik shpronësohet nga shtëpia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

Tifozi britanik shpronësohet nga shtëpia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

March 28, 2026
Në Spanjë janë të qartë, ‘Marca’: Bastoni jep miratimin për Barcelonën, por kostoja e kartonit paraqet një sfidë të madhe.

Në Spanjë janë të qartë, ‘Marca’: Bastoni jep miratimin për Barcelonën, por kostoja e kartonit paraqet një sfidë të madhe.

March 28, 2026
Mazniku prezanton 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale, nga bashkimi i bashkive të vogla me të mëdha, tek krijimi i 36 rretheve e qarqeve të zgjedhura.

Mazniku zbulon katër skenarët e PS për Reformën Territoriale, duke përfshirë bashkimin e bashkive të vogla me ato të mëdha, 36 rrethet dhe zgjedhjet për kryetarët e qarqeve.

March 28, 2026
Rogerti, i frikësuar nga breshkat, bën përpjekje për t'i qëndruar pranë nënës së tij dhe qëndron në dhomë me to, ndërsa banorët shpërthejnë në të qeshura.

Rogerti, i frikësuar nga breshkat, bën përpjekje për t’i qëndruar pranë nënës së tij dhe qëndron në dhomë me to, ndërsa banorët shpërthejnë në të qeshura.

March 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Agjenti i Fisnik Asllanit pohon se janë zhvilluar biseda me Barcelonën.

Agjenti i Fisnik Asllanit pohon se janë zhvilluar biseda me Barcelonën.

March 28, 2026
Tifozi britanik shpronësohet nga shtëpia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

Tifozi britanik shpronësohet nga shtëpia për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

March 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al