Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Diskutime për amnistinë fiskale, Rama takohet sot me ambasadorët e BE dhe Britanisë

Editor by Editor
September 29, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Diskutime për amnistinë fiskale, Rama takohet sot me ambasadorët e BE dhe Britanisë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një takim me me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe atë të Britanisë së Madhe.

Bëhet me dije se në fokus së bisedave do të jetë Amnistia fiskale. Rreth dy muaj më parë BE-ja nënvizoi se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Takimi mësohet se do të zhvillohet në Kryeministri dhe mbetet për t’u parë nëse Edi Rama dhe qeveria e tij do të tërhiqen apo do të vazhdojnë projektin e tyre për legalizimin e parave të emigrantëve.

Kryeministri dje në një deklaratë për media tha se do të tentojë që të arrihet një dakordësi me të huajit, por që parësore mbetet interesi i shqiptarëve.

“Ne do mundohemi të krijojmë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse s’do jenë dakord 100% prapë nuk ka problem. Ama gjithmonë pa shkelur normat dhe legjislacionin që ka lidhje me BE. Amnistitë fiskale ne i kemi parë në të gjitha vendet e BE. Në këto vende janë bërë shumë amnisti. Në Itali janë bërë më shumë se në vendet e tjera

Përsa i përket parasë së zezë, një gjë të jeni të sigurt, këtu bëhet fjalë për para të përfituara nga puna në të zezë, jo për paratë e zeza. Ky nuk është një ligj për mua, as për politikanët, asnjë nga ata nuk mund të përfshihet në amnisti. As për policët, as për drejtorët, ky është ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para”, shtoi Edi Rama.

Previous Post

Ish-deputeti i PS: Kemi dështuar, vendi po shpopullohet! U larguan njerëzit më kërkues për jetën

Next Post

Autobusi përplaset me motorin, humb jetën një person në Roskovec

Next Post
Autobusi përplaset me motorin, humb jetën një person në Roskovec

Autobusi përplaset me motorin, humb jetën një person në Roskovec

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al