Në katër vitet e fundit tre katet e një konvikti të vjetër të kampusit Zografou ishin kthyer në një seli të banditëve shqiptar, shkruan media greke Prothema.
Duke dhënë 100 euro në muaj për çdo dhomë dhe pa paguar energjinë elektrike, internetin dhe ujin ata jetonin si një familje.
Gjithashtu shton më tej media helene ata qarkullonin me makinë të tipit Benz dhe shijonin jetën e luksit me paratë e zeza nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe madje dhe rrëmbimet.
Ai ishte identifikuar në bazë të shenjave të gishtave por edhe pse në kërkim ai nuk ishte arrestuar asnjëherë.
Brenda banesave jetonin në dy-tre grupe të ndryshme dhe dilnin nga zona vetëm për të grabitur banka, supermarkete dhe për të shitur drogë.
Studentët të cilët kërkonin shpjegim pse dhomat ishin të zëna, drejtuesit iu ishin përgjigjur se ato nuk ishin funksionale dhe se duheshin rinovuar, duke u hedhur hi syve.
Kreu i bandës së Universitetit Politeknik konsiderohet të jetë 30 vjeçari shqiptar.
Ai akuzohet për pesë çështje penale.
Interes të madh për këtë çështje ka dhe rasti i një oficere policie në provë 22 vjeç e cila shërbente në një departament lokal dhe që dyshohet se ka pasur një rol specifik në organziatë.
Informacionet thonë se 22 vjeçarja ka pasur lidhje me shqiptarin para se të hynte në radhët e policisë.
Një nga gabimet e bëra nga banditët e Kampusit, është se ata ngarkonin video të jetës së tyre luksoze në Tik-Tok.
Material me armë, pistoleta, makina të shtrenjta, ora dhe shumë para, shihen në video të publikuara nga ata në këtë rrjet social.
Foto e oficeres së policisë në provë së bashku me kriminelët shqitpar duke mbajtur një armë në duar