Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021 nga Lulzim Basha

Editor by Editor
September 24, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha: Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021 nga Lulzim Basha
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për Sali Berishën gabimi historik i Partisë Demokratike është bërë më 27 prill 2021 nga ish-drejtuesi i saj, Lulzim Basha. Berisha thotë se Basha duhet të kishte thirrur pikërisht atë ditë protestat për rrëzimin e Edi Ramës, i cili sapo kishte konfirmuar mandatin e tretë, ndërsa demokratët e quajnë ilegjitim dhe të vjedhur.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se Basha u mor peng nga Edi Rama dhe futi PD në një spirale shkatërrimtare.

“Revolta popullore ndaj këtij regjimi që nuk ka legjimitet është rruga kryesor për ta gjunjëzuar atë. Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve të dhunuara masivisht, kreu i saj dhe udhëheqja nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës, por futi pasi ishte marrë peng nga Edi Rama, futi PD-në në një spirale shkatërrimtare, nga e cila u desh shumë kohë për të dalë”, tha ai.

Sipas ish-kryeministrit, PD nuk mund të zgjidhë problemet e tjera, pas zgjidhur më parë atë me Ramën.

“Sot gjykatat janë një degë e ekzekutivit. Problemi i PD është Edi Rama dhe pa zgjidhur problemin me Edi Ramën, nuk mund të zgjidhë problemet e tjera.

Prandaj ne kemi vendosur që këtë vjeshtë ta shndërrojmë në pranverën e protestave të mëdha”, tha ai.

Ftesë të hapur, Berisha iu bëri deputetëve që nuk i janë bashkuar. “Deputetë e PD janë të ftuar të bashkohen dhe të heqin dorë nga veglat e shëmtuara ku i vendosi Lulzim Basha. Unë i ftoj me zemër të hapur. Gjithë Shqipëria i shikon ku ata pa asnjë mandat partie bëhen shtojcë e grupit parlamentar të PD. Nëse deri dje mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Edi Ramës, besoj se sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton që Basha ishte marrë peng për dosjen ruse. Mirëpres cilindo prej tyre që t’i bashkohet grupit”, tha ish-kryeministri.

Previous Post

Mbyllja e shkollës, Meta takon përfaqësuesit e “Turgut Ozal”: Arsimi të mos bëhet viktimë e politikës

Next Post

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, rrit sërish naftën dhe gazin

Next Post
Rritet benzina, Bordi ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi ndryshon ÇMIMET e karburanteve, rrit sërish naftën dhe gazin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al