Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Britania largohet, Shqipëria kërkon të hyjë në BE, Rama: Divorci nuk i ka penguar të tjerët të martohen

Editor by Editor
September 23, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Britania largohet, Shqipëria kërkon të hyjë në BE, Rama: Divorci nuk i ka penguar të tjerët të martohen
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka qenë një ndër çështjet për të cilat kryeministri Edi Rama është pyetur në programin radiofonik të Alaister Campbell dhe Rory Steëart.

I pyetur nëse Shqipëria dëshrion ende “dëshpërimisht të hyjë në BE”, Rama tha se kjo është hera e parë që shqiptarët kanë zgjedhur diçka me vullnet të lirë.

Ai u ndal edhe te Britania e Madhe dhe te largimi i saj nga BE dhe përdori sërish metaforën e “martesës”.

“Dëgjo, ne kemi …Është hera e parë në historinë tonë që ne kemi zgjedhur pa vullnet të lirë të jemi atje ku duam të jemi. Për shekuj kemi qenë aty ku nuk kemi zgjedhur dhe ku nuk na kanë pyetur, në regjime të ndryshme, në vende të ndryshme, por asnjëherë aty ku ne përkasim, le të themi në “Qytetërimin Perëndimor”. Dhe, në vitin 1990, kur e gjithë lëvizja e regjimit pati sukses, slogani ishte “E duam Shqipërinë si Europa”. Pra, të qenit Evropë, do të thotë që ne të jemi në një vend të sigurt, dhe të jemi në një vend ku njerëzit kanë rëndësi dhe jo aty ku të tjerët vendosin për ju. Ndonjëherë e dini se është e sikletshme …, kur të duhet t’i përgjigjesh pyetjes se Britania e Madhe po largohet, ndërsa ju kërkoni të hyni në BE. Duket sikur, ju jeni në dijeni të divorcit dhe u thoni të rinjve të mos martohen. Nuk funksionon kështu. Ju e dini që të gjithë duhet të përjetojnë martesën për të kuptuar se ndoshta nuk është dhe aq e mahnitshme. Kështu që, divorci nuk i ka penguar kurrë të tjerët të martohen”, tha Rama.

“Dhe disa martesa funksionojnë…”-ishte ndërhyrja nga drejtuesit e emisionit.

“Madje, ka raste kur martesat e dyta funksionojnë, kështu që ndoshta Britania e Madhe do të kthehet një ditë për t’u rimartuar me Evropën. Duket e pamundur sot, por mbase një ditë ajo do ta rimendojë, sepse të jesh vetëm, i rrethuar nga uji, nuk është gjithmonë dhe aq argëtuese”, tha Rama.

Previous Post

Pse munguan protestat e nxehta në shtator? Ish- ministri i PD zbulon arsyen

Next Post

VIDEO/ “Ec mbrapa”/ Policia hyn kundravajtje në Tiranë, detyron makinat e tjera t’i hapin rrugën

Next Post
VIDEO/ “Ec mbrapa”/ Policia hyn kundravajtje në Tiranë, detyron makinat e tjera t’i hapin rrugën

VIDEO/ "Ec mbrapa"/ Policia hyn kundravajtje në Tiranë, detyron makinat e tjera t'i hapin rrugën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al