Saturday, February 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqia shumë ‘pranë’ njohjes së Kosovës, mediat serbe: S’ka më asnjë pengesë, vetëm çështje kohe

Editor by Editor
September 21, 2022
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Greqia shumë ‘pranë’ njohjes së Kosovës, mediat serbe: S’ka më asnjë pengesë, vetëm çështje kohe
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Greqia, Spanja, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania, të ndryshojnë qëndrimin e tyre, edhe para afatit të përcaktuar nga plani 13-pikësh i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, dhe më afër njohjes është aktualisht Greqia, pohojnë burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”.

Gjegjësisht, plani i fundit 13-pikësh i Gjermanisë dhe Francës, për të cilin shkruajnë mediat, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke parasheh që të gjitha pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që marrëveshja që do të arrihet ta ketë legjitimitetin e plotë në nivel të BE-së.

Nga pesë vendet e mbetura – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, Greqia është aktualisht më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, sipas burimeve të “Danas”-it nga qarqet diplomatike.

“Greqia është më e afërta me këtë sepse aktualisht po e trajton Kosovën në çdo gjë si shtet të pavarur dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjë këtë zyrtarisht. Deri më tani, Greqia nuk e ka njohur Kosovën për shkak të interesave të atij vendi dhe dinamikës rajonale të marrëdhënieve, por problemi kryesor ballkanik që kishte Greqia – mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut – është zgjidhur. Ata nuk kanë asnjë pengesë tjetër për çështjen e pavarësisë përveç Qipros”, thonë burimet e gazetës serbe

Megjithatë, ata shtojnë se meqë Qiproja është anëtare e BE-së, kjo çështje është mjaft e ndryshme nga ajo e Kosovës dhe se autoritetet në Greqi mund ta theksojnë këtë dallim nëse dëshirojnë të marrin mbështetje për njohjen e Kosovës.

“Nëse Greqia e bën këtë, Qiproja me siguri do të inatoset, por sigurisht që nuk do të mbetet i vetmi vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nëse BE-ja kërkon unitet nga anëtarët e saj dhe nëse Greqia e ngre këtë çështje. Në atë rast, është vetëm çështje kohe dhe marrëveshjeje se kur do të bëjë të njëjtën gjë edhe Spanja. Për Rumaninë dhe Sllovakinë çështja është edhe më e thjeshtë”, thonë më tej burimet e gazetës serbe “Danas”.

Deri më tani për Serbinë ka qenë domethënëse që negociatori kryesor i BE-së, i dërguari special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vjen nga Sllovakia, e cila ndan qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës, si fakti që eurodeputeti nga ky shtet është përgjegjës për funksionin e raportuesit të PE-së për Serbinë – Vladimir Bilçik.

“Edhe pse në radhë të parë janë zyrtarë të BE-së dhe zbatojnë politikën e Unionit, deri më tani ka pasur shumë mirëkuptim nga ana e tyre për Serbinë dhe zyrtarët evropianë asnjëherë nuk distancohen plotësisht nga qëndrimet e marra nga autoritetet në vendet nga vijnë. Megjithatë, nëse BE-ja vendos se është koha dhe se duhet të arrihet një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo ndikohet kryesisht nga marrëdhëniet aktuale gjeopolitike, do të duhet të jetë prioritet për të gjithë zyrtarët e saj”, thanë burimet e “Danas”-it.

Previous Post

“Kthejini aty ku i keni blerë”, AKU jep alarmin për salçiçet “WUDY”: Është zbuluar bakteri i rrezikshëm

Next Post

“Unë nuk luaj bllofin”, Putin pasi mobilizoi 300 mijë ushtarë shtesë: Mos na shantazhoni me armë bërthamore, mund t’ju kthehet kundër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Protestat në Rrjoll, Kapri publikon videon ku vajza e vogël e takon të ëmën pas daljes nga Komisariati.

February 21, 2026
Incident i papranueshëm në Maqedoninë e Veriut: Tifozët e Vardarit shpërthejnë me kor raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasen me policinë (VIDEO)

Rruga drejt juglindjes bllokohet, probleme po ashtu në rrugën alternative të ARRSH-së, tre trajlerë janë ngelur

“Kryqi i Rrjollit”: Riti i Kreshmëve, një ndërthurje lutje dhe proteste nga banorët, mbështetet nga klerikët.

Lajmi Fundit

Protestat në Rrjoll, Kapri publikon videon ku vajza e vogël e takon të ëmën pas daljes nga Komisariati.

by timoni.al
February 21, 2026
0

Deputeti i 'Partia Mundësia', Erald Kapri, ka publikuar një video nga Komisariati i Policisë në Shkodër, ku shfaqet një vajzë...

Read moreDetails
Incident i papranueshëm në Maqedoninë e Veriut: Tifozët e Vardarit shpërthejnë me kor raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasen me policinë (VIDEO)

Incident i papranueshëm në Maqedoninë e Veriut: Tifozët e Vardarit shpërthejnë me kor raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasen me policinë (VIDEO)

February 21, 2026
Rruga drejt juglindjes bllokohet, probleme po ashtu në rrugën alternative të ARRSH-së, tre trajlerë janë ngelur

Rruga drejt juglindjes bllokohet, probleme po ashtu në rrugën alternative të ARRSH-së, tre trajlerë janë ngelur

February 21, 2026
“Kryqi i Rrjollit”: Riti i Kreshmëve, një ndërthurje lutje dhe proteste nga banorët, mbështetet nga klerikët.

“Kryqi i Rrjollit”: Riti i Kreshmëve, një ndërthurje lutje dhe proteste nga banorët, mbështetet nga klerikët.

February 21, 2026
7 laboratore të reja për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, investim prej 22.5 milion eurosh për forcimin e sigurisë ushqimore.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestat në Rrjoll, Kapri publikon videon ku vajza e vogël e takon të ëmën pas daljes nga Komisariati.

Protestat në Rrjoll, Kapri publikon videon ku vajza e vogël e takon të ëmën pas daljes nga Komisariati.

February 21, 2026
Incident i papranueshëm në Maqedoninë e Veriut: Tifozët e Vardarit shpërthejnë me kor raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasen me policinë (VIDEO)

Incident i papranueshëm në Maqedoninë e Veriut: Tifozët e Vardarit shpërthejnë me kor raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasen me policinë (VIDEO)

February 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al