Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Vendi ka nevojë për opozitë të guximshme”, Meta flet për rikthimin si kryetar partie: Rama po shkatërron themelet e demokracisë

Editor by Editor
September 15, 2022
in POLITIKE, Vendi
0
Dita e parë e shkollës, Meta: Dështim i arsimit, nesër të gjithë në protestë tek Inceneratori i Tiranës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Parisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Tirana Times”, ku ka folur për qëndrimet politike, si edhe për planet për të ardhmen.

Në intervistë Meta shprehet se vendi është shpopulluar dhe se ekonomia është në duart e klientëve të Ramës.

Ndër te tjera ish-presidenti i vendit dhe kreu i Partisë së Lirisë thotë se , borxhi publik është ngritur në stratosferë dhe pothuajse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm nga rritja e çmimeve dhe kostoja shumë më e lartë e jetesës.

Pyetje: Zoti Meta, ju e mbajtët premtimin se do të ktheheshit në politikën aktive të nesërmen e dorëzimit të detyrës si President i vendit. Tashmë jeni në krye të një lëvizjeje opozitare kundër, siç e thoni ju, “regjimit të korruptuar” të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Cilat janë synimet tuaja për të ecur përpara?

Meta: Unë gjithmonë i mbaj premtimet e mia.

Fillimisht kam pasur plane të tjera për karrierën time pas mandatit si President i Republikës. Zhvillimet dramatike në vendin tim, sigurisht që më detyruan të ndryshoj rrjedhën e karrierës sime.

Vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë, të vendosur, të guximshme dhe të pa kompromis për t’u përballur me qeverisjen më të keqe që ka përjetuar Shqipëria në historinë e saj gjatë dekave të fundit.

Qeveria aktuale ka sjellë pasoja të dëmshme për vendin, për shkak të kapjes së plotë të shtetit, nga të cilat do t’i duhet shumë kohë për t’u rikuperuar.

Shpopullimi, sidomos te të rinjtë, me shifrat më të larta në rajon, që po ndodh çdo ditë, është produkt i politikave të qeverisë autokratike Rama.

Rama ka shkuar deri në shkatërrimin e themeleve të vetë sistemit demokratik, duke e kriminalizuar atë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shkatërruar nga frikësimi i votuesve, blerja e votave dhe nëpërmjet 9,000 punonjësve të sektorit publik të partisë në pushtet, të angazhuar në monitorimin e votuesve individualë përmes Sistemit të Patronazhit; ekonomia kombëtare është në duart e pak klientëve të Ramës, borxhi publik është ngritur në stratosferë dhe pothuajse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm nga rritja e çmimeve dhe kostoja shumë më e lartë e jetesës.

Qytetari i zakonshëm nuk ka siguri për jetën e tij, qoftë fizike, shëndetësore, arsimore, pronësinë apo ligjore. Kjo është arsyeja pse njerëzit largohen çdo ditë nga vendi. Synimi im është të kontribuoj në rivendosjen e demokracisë në vend, për t’i sjellë qytetarëve sovranitetin e zgjedhjes politike. Prandaj jam kthyer në politikën aktive.

Pyetje: Zoti Meta, pse partia u riemërua nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë? Ndryshimi i emrit sinjalizon një ndryshim boshti në të djathtë për këtë lëvizje historikisht të majtë, e cila u formua si një grup i ndarë i Partisë Socialiste. Ku do të pozicionohet Partia e Lirisë në spektrin politik?

Meta: Në një sistem normal demokratik, pozicionimi i një partie është i rëndësishëm për bazën ideologjike të politikave të saj. Por, Shqipëria sot nuk ka një sistem politik normal. Partia Socialiste, pavarësisht nga emri i saj, ka kryer politika të ekstremit të djathtë: mbështetje të të pasurve, privatizimin e shërbimeve publike, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim, duke dështuar në krijimin e mundësive të barabarta për arsimin apo biznesin, duke e zgjeruar hendekun dhe polarizimin midis një grushti njerëzish super të pasur të lidhur me Ramën dhe pjesën tjetër të njerëzve. Prandaj, sot sfida është të rregullohen dhe të kthehen në normalitet themelet e sistemit demokratik: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ekonomia e tregut të lirë dhe të drejtat e barabarta individuale, jo nuancat ideologjike të politikave.

Partia e Lirisë është pozicionuar të bëjë pikërisht këtë: t’i bëjë shqiptarët të vendosin me vullnetin e tyre të lirë se kush do t’i qeverisë dhe me çfarë politikash. Prandaj referendumi është instrumenti që Partia e Lirisë do të përdorë për të fuqizuar qytetarin e zakonshëm, për të bërë zgjedhjet e duhura të politikave dhe për të garantuar llogaridhënien në politikë.

Previous Post

“Duket sikur jemi klub fshati”, Açka thirrje kreut të SPAK: Kap ndonjë peshk të madh, jo cironka

Next Post

FOTO/ Zbardhen kërkesat e pedagogëve, rritje rrogash 30% deri në tetor. Ja 9 pikat e peticionit

Next Post
FOTO/ Zbardhen kërkesat e pedagogëve, rritje rrogash 30% deri në tetor. Ja 9 pikat e peticionit

FOTO/ Zbardhen kërkesat e pedagogëve, rritje rrogash 30% deri në tetor. Ja 9 pikat e peticionit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al