Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Duket sikur jemi klub fshati”, Açka thirrje kreut të SPAK: Kap ndonjë peshk të madh, jo cironka

Editor by Editor
September 15, 2022
in KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
“Duket sikur jemi klub fshati”, Açka thirrje kreut të SPAK: Kap ndonjë peshk të madh, jo cironka
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka mbajtur një fjalim në foltoren e kuvendit ku ka folur lidhur me qasjen e deputetëve dhe ministrave të mazhorancës kundrejt kuvendit.

Ajo tha se përkundër asaj që ndodhte në Europë, ministrat dhe deputetët e mazhorancës në kuvendin shqiptar dilnin në foltore vetëm për të thënë broçkulla.

Ndërsa bëri thirrje publike ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja duke i kërkuar këtij të fundit që të bënte arrestime të “peshqve të mëdhenj” në mënyrë që të mbahet mend për mirë nga qytetarët shqiptarë.

Flutura Açka: Europa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me Evropën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, kruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet europiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla.

Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon.

Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Europën.

E vura re kur bëtë paraqitjen e portit të Durrësit me dubaistët. Ministrja iu drejtua kolegeve të saj edhe me emër të përveçëm. Institucionalisht nuk qëndron, a thua se po u po u jepte ndonjë copë dhe u thoshte “ka edhe për ty zonjë, ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. Unë i bëj thirrje publike drejtorit të SPAK-ut os të merret me me cironka por të zërë ndonjë peshk të madh që kur ta lërë atë punë të kujtohet për dicka të mrië nga SPAK-u. E bëj seriozisht këtë kërkesë.

Previous Post

EMRAT/ Po organizonin atentat me kallashnikov në Athinë, zbulohet identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar

Next Post

“Vendi ka nevojë për opozitë të guximshme”, Meta flet për rikthimin si kryetar partie: Rama po shkatërron themelet e demokracisë

Next Post
Dita e parë e shkollës, Meta: Dështim i arsimit, nesër të gjithë në protestë tek Inceneratori i Tiranës

“Vendi ka nevojë për opozitë të guximshme”, Meta flet për rikthimin si kryetar partie: Rama po shkatërron themelet e demokracisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al