Friday, November 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fasoneria dhe puna jashtë vendit po sjellin të ardhura rekord për ekonominë shqiptare

Editor by Editor
September 15, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Fasoneria dhe puna jashtë vendit po sjellin të ardhura rekord për ekonominë shqiptare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Puna po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në eksportet e ekonomisë shqiptare.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave së Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga sektori i fasonerisë, por edhe të ardhurat nga punonjësit sezonalë apo kufitarë jashtë vendit këtë vit po regjistrojnë nivelet më të larta historike.

Për 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat neto në zërin e shërbimeve për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneri) arritën në 340 milionë euro, 36% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vlera më e lartë historike e regjistruar ndonjëherë.

Për gjysmën e parë të këtij viti, të ardhurat nga aktivitetet e fasonerisë kanë tejkaluar madje edhe të ardhurat nga turizmi, që në terma neto, sollën një shumë lehtësisht më të ulët, 338 milionë euro. Fasoneria këtë vit është kontribuesi i dytë më i madh neto mes zërave të llogarisë korente, pas remitancave. Historikisht, fasoneria është përqendruar sidomos tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit. Por, në vitet e fundit prodhimi me porosi është shtrirë edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore apo pjesëve të këmbimit për automjetet dhe produkte të tjera industriale.

Megjithë sfidat e lidhura me konkurrencën dhe me vështirësitë në rritje për të siguruar forcë pune, duket se aktivitetet e fasonerisë po japin një kontribut në rritje në ekonominë shqiptare.

Shifra rekord shënuan edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, zë që përfshihet në llogarinë e të ardhurave parësore dhe që nuk përfshin dërgesat e emigrantëve rezidentë jashtë vendit. Të ardhurat nga puna për gjysmën e parë të këtij viti arritën në 203 milionë euro, 75% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për të ardhurën më të lartë historike të regjistruar nga ky zë.

Sipas Metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës. Në analizat e institucioneve, shpesh, të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkangjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale të remitancave në ekonomi. Nëse përfshijmë edhe të ardhurat nga puna, vlera totale e remitancave në ekonominë për gjysmën e parë të këtij viti do të llogaritej në 579 milionë euro./ Monitor

Previous Post

Ndërron jetë 63-vjeçari serb në Himarë

Next Post

Lulzim Basha i vendos gjobë Kastratit, nxjerr Gaz Bardhin për ta sulmuar

Next Post
Lulzim Basha i vendos gjobë Kastratit, nxjerr Gaz Bardhin për ta sulmuar

Lulzim Basha i vendos gjobë Kastratit, nxjerr Gaz Bardhin për ta sulmuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Katër të rinj në Lezhë procedohen pasi hodhën kanabisin nga dritarja e makinës kur panë policinë.

Katër të rinj në Lezhë procedohen pasi hodhën kanabisin nga dritarja e makinës kur panë policinë.

November 14, 2025
Arrestohet 52-vjeçari pas sulmit ndaj punonjëses së Policisë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Arrestohet 52-vjeçari pas sulmit ndaj punonjëses së Policisë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

November 14, 2025
Ish-kryeministri italian shqyrton situatën politike globale, duke përfshirë Melonin, Trumpin dhe Xi Jinpingun: Mamdani nuk është një model të besueshëm. Për Trumpin? Ai po sjell…

Ish-kryeministri italian shqyrton situatën politike globale, duke përfshirë Melonin, Trumpin dhe Xi Jinpingun: Mamdani nuk është një model të besueshëm. Për Trumpin? Ai po sjell…

November 14, 2025
VIDEO / Një rast i pazakontë ndodh në konferencën e shtypit, trajneri i Valencias futet brenda dhe del menjëherë… asnjë gazetar nuk ishte prezent.

AKTUALITET

Katër të rinj në Lezhë procedohen pasi hodhën kanabisin nga dritarja e makinës kur panë policinë.

by timoni.al
November 14, 2025
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet përkatëse në Prokurorinë e Lezhës, duke nisin procedimin penal ndaj katër të...

Read moreDetails
Arrestohet 52-vjeçari pas sulmit ndaj punonjëses së Policisë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Arrestohet 52-vjeçari pas sulmit ndaj punonjëses së Policisë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

November 14, 2025
Ish-kryeministri italian shqyrton situatën politike globale, duke përfshirë Melonin, Trumpin dhe Xi Jinpingun: Mamdani nuk është një model të besueshëm. Për Trumpin? Ai po sjell…

Ish-kryeministri italian shqyrton situatën politike globale, duke përfshirë Melonin, Trumpin dhe Xi Jinpingun: Mamdani nuk është një model të besueshëm. Për Trumpin? Ai po sjell…

November 14, 2025
VIDEO / Një rast i pazakontë ndodh në konferencën e shtypit, trajneri i Valencias futet brenda dhe del menjëherë… asnjë gazetar nuk ishte prezent.

VIDEO / Një rast i pazakontë ndodh në konferencën e shtypit, trajneri i Valencias futet brenda dhe del menjëherë… asnjë gazetar nuk ishte prezent.

November 14, 2025
Sali Berisha paraqitet sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë.

SPAK ka dërguar fletë-thirrjen për Sali Berishën, ndërsa Kuvendi informon prokurorinë se grupi i PD nuk e ka tërhequr atë.

November 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Katër të rinj në Lezhë procedohen pasi hodhën kanabisin nga dritarja e makinës kur panë policinë.

Katër të rinj në Lezhë procedohen pasi hodhën kanabisin nga dritarja e makinës kur panë policinë.

November 14, 2025
Arrestohet 52-vjeçari pas sulmit ndaj punonjëses së Policisë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Arrestohet 52-vjeçari pas sulmit ndaj punonjëses së Policisë, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

November 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al