Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas Shqipërisë, hakerat “paralizojnë” Malin e Zi! Bllokohen kompjuterët e selisë së qeverisë

Editor by Editor
September 12, 2022
in AKTUALITET, Rajoni, Vendi
0
Pas Shqipërisë, hakerat “paralizojnë” Malin e Zi! Bllokohen kompjuterët e selisë së qeverisë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën, është cilësuar nga ekspertët si i paprecedentë në intensitetin dhe shtrirjen e tij. Ai ka dëmtuar platformat e qeverisë në internet dhe vuri në rrezikshmëri të lartë infrastrukturën jetike të Malit të Zi. Goditja ishte në vazhdën e një numri incidentesh kibernetike që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt.

Në selinë e qeverisë së Malit të Zi, një vend anëtar i NATO-s, kompjuterët e tavolinës janë të mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës.

Sulmi i koordinuar filloi rreth datës 20 gusht dhe ka dëmtuar platformat e qeverisë në internet, si edhe ka vënë në rrezikshmëri të lartë infrastrukturën jetike, përfshirë sistemin bankar, furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt, hakerët kanë vënë në shënjestër disa vende të tjera evropiane, kryesisht anëtarë të NATO-s. I ulur në tryezën e tij në kryeqytetin Podgoricë, përpara një ekrani kompjuteri të fikur, Ministri i Mbrojtjes Rasko Konjeviç thotë se zyrtarët e qeverisë janë këshilluar të shkëputen nga linja për arsye sigurie.

“Kemi rreth 20 ditë që përballemi me sfida serioze për shkak të sulmit kibernetik dhe i gjithë sistemi shtetëror, sistemi i administratës shtetërore dhe sistemi i shërbimeve ndaj qytetarëve po funksionojnë në një nivel mjaft të kufizuar”, thotë ai.

Ekspertët, duke përfshirë një ekip hetuesish të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA, po përpiqen të gjejnë përgjegjësit për sulmin “brutal”, shton ai.

“A ka një sfond politik pas këtij sulmi? Personalisht, unë mendoj se po” vazhdon ministri.

Zyrtarët e qeverisë së Malit të Zi besojnë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një bandë hakerësh e lidhur me Rusinë.

Banda kibernetike rusisht-folëse mori përgjegjësinë për të paktën një pjesë të sulmit, duke infektuar shërbimet e qeverisë në internet me një virus të njohur si Kuba. Ajo funksionon në përgjithësi pa u penguar nga Kremlini, për sa kohë që nuk sulmon vendet mike të Rusisë.

Megjithatë agjencia e Malit të Zi për Sigurinë Kombëtare, fajësoi drejtpërdrejt Rusinë për sulmin.

“Nga intensiteti i sulmit, nga mënyra se si u godit Ministria e Mbrojtjes, dyshimet se një palë e tretë (shtet) mund të jetë pas tij, janë mëse të arsyeshme”, thotë ministri Konjeviç.

Mali i Zi, që dikur konsiderohej një aleat i fortë rus, iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të Kremlinit.

Ai i është bashkuar gjithashtu sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Mali i Zi aktualisht drejtohet nga qeveria e përkohshme e drejtuar nga Dritan Abazoviç, e cila ka humbur mbështetjen parlamentare për shkak të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit të kryeministrit me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Vendi është thellësisht i ndarë midis atyre që po kërkojnë rivendosjen e lidhjeve të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, dhe atyre që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithëse lufta me armë zjarri dhe bomba po zhvillohet në Ukrainë, analisti politik Zlatko Vujoviç beson se ajo që po ndodh në Mal të Zi është “diçka e ngjashme “.

“Nuk ka bomba, por ka një tension të madh, një konflikt të madh hibrid, në të cilin janë të ndërlidhura interesat e Rusisë dhe shërbimeve të saj të zbulimit dhe atyre serbe,” shpjegon ai.

Edhe vende të tjera të Evropës Lindore që konsiderohen si armiq të Rusisë kohët e fundit kanë pësuar sulme kibernetike.

Objektivat kanë përfshirë rrjete në Moldavi, Slloveni, Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj pas një sulmi kibernetik në korrik për të cilin fajësoi Republikën Islamike./ VOA

Previous Post

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi/ Publikohen minutat e fundit para se të futej në hotelin ku vdiq

Next Post

“Pashë këmishën e gjakosur”, Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: Çfarë më tha kur e plagosën në Kuvend

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, sot shpallet masa e sigurisë për Teilor Tivarin.

Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, sot shpallet masa e sigurisë për Teilor Tivarin.

September 27, 2025
Durrës: Një trup i pajetë zbulohet në plazh, dyshohet për mbytje.

Durrës: Një trup i pajetë zbulohet në plazh, dyshohet për mbytje.

September 27, 2025
PD kërkon një kandidat, Top Channel zbulon datat për nisjen e negociatave me aleatët e parë.

PD kërkon një kandidat, Top Channel zbulon datat për nisjen e negociatave me aleatët e parë.

September 27, 2025
VIDEO/ Zbulohet 1.1 ton marihuanë dhe armë në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë. Të fshehur në qese të zeza.

VIDEO/ Zbulohet 1.1 ton cannabis dhe arsenali i armëve në Greqi. Arrestohen 6 shqiptarë, përfshirë një grua 73-vjeçare.

September 27, 2025
Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, sot shpallet masa e sigurisë për Teilor Tivarin.
AKTUALITET

Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, sot shpallet masa e sigurisë për Teilor Tivarin.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Sot, një seancë gjyqësore do të shqyrtojë masën e sigurisë për 24-vjeçarin Teilor Tivari, i akuzuar për vrasjen e 51-vjeçarit...

Read moreDetails
Durrës: Një trup i pajetë zbulohet në plazh, dyshohet për mbytje.

Durrës: Një trup i pajetë zbulohet në plazh, dyshohet për mbytje.

September 27, 2025
PD kërkon një kandidat, Top Channel zbulon datat për nisjen e negociatave me aleatët e parë.

PD kërkon një kandidat, Top Channel zbulon datat për nisjen e negociatave me aleatët e parë.

September 27, 2025
VIDEO/ Zbulohet 1.1 ton marihuanë dhe armë në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë. Të fshehur në qese të zeza.

VIDEO/ Zbulohet 1.1 ton cannabis dhe arsenali i armëve në Greqi. Arrestohen 6 shqiptarë, përfshirë një grua 73-vjeçare.

September 27, 2025
VIDEO/ Zbulohet 1.1 ton marihuanë dhe armë në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë. Të fshehur në qese të zeza.

VIDEO/ Zbulohet 1.1 ton marihuanë dhe armë në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë. Të fshehur në qese të zeza.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, sot shpallet masa e sigurisë për Teilor Tivarin.

Akuzohet për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, sot shpallet masa e sigurisë për Teilor Tivarin.

September 27, 2025
Durrës: Një trup i pajetë zbulohet në plazh, dyshohet për mbytje.

Durrës: Një trup i pajetë zbulohet në plazh, dyshohet për mbytje.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al