Thursday, March 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si sot, 76 vjet më parë në Postribë, kryengritja e parë antikomuniste në vend

Editor by Editor
September 9, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Si sot, 76 vjet më parë në Postribë, kryengritja e parë antikomuniste në vend
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si sot, 76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore.

Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qendronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës, njofton Drejtoria e Arkivave.

Në korrik, u mbajt një mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri.

Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij.

Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë.

Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros.

Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946.

Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Në imazhet e bashkëngjitura këtij postimi, paraqitet një raport i Komitetit Qendror të Partisë mbi kryengritjen e Postribës. Në foto shfaqen anëtarë të çetave të Ballit Kombëtar, ndër ta edhe Jup Kazazi, një nga drejtuesit kryesor të kësaj levizje.

Image

Image

Previous Post

“Tregonte vendin ku gjendej dokumenti”, Genta Sula zbulon si shkoi Autoriteti i Dosjeve te materialet për Ilir Metën

Next Post

Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Gjermani, priten lehtësime për marrjen e shtetësisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

March 4, 2026
Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

Mbyllet Varri i Shenjtë për shkak të rreziqeve, Jerusalemi në alarm pas sulmeve me dronë nga Irani

AKTUALITET

by timoni.al
March 4, 2026
0

Michael Carrick përjeton humbjen e tij të parë si trajner i parë i Manchester United në ndeshjen ndaj Newcastle. Ekipi...

Read moreDetails
Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

March 4, 2026
Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

March 4, 2026
Mbyllet Varri i Shenjtë për shkak të rreziqeve, Jerusalemi në alarm pas sulmeve me dronë nga Irani

Mbyllet Varri i Shenjtë për shkak të rreziqeve, Jerusalemi në alarm pas sulmeve me dronë nga Irani

March 4, 2026
‘Çdo kandidat për udhëheqësi në Teheran përfundon i vdekur’, Trump e vlerëson operacionin në Iran: Nota përfundimtare 15

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

March 4, 2026
Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

March 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al