Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e Ervis Martinajt

Editor by Editor
September 1, 2022
in KRONIKE, KRYESORE
0
Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e Ervis Martinajt
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa janë mbushur tre javë nga zhdukja e mistershme e biznesmenit të njohur të lojrave të fatit Ervis Martinaj, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, kanë ngecur në një pikë fundore, që është zona e Shijakut. Kjo zonë tregon lokacionin përfundimtar, ku është zhdukur Martinaj dhe këtu “mjegullohet” gjithçka. Hetimet e kryera përgjatë kësaj kohe kanë ndihmuar policinë, të ndërtojë intenerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj. Ajo që tashmë është e sigurt dhe ku hetimi nuk po përparon, është pikërisht zona e Shijakut.

Në Shijak, Ervis Martinaj, është zhdukur pa adresë dhe nuk dihet asgjë për të, nëse është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar në vend. Shpresat e familjes, për gjetjen e biznesmenit gjallë janë zbehur. Sipas burimeve të policisë, Martinaj, mbrëmjen e 8 gushtit, ka dalë rreth orës 18:30 nga ambjentet e këtij pallati, teksa silueta e tij është filmuar nga një kamera sigurie.

Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka. Teksa bën një lëvizje të shkurtër në zonë, këtu shfaqet një automjet tip “Audi A8”, i njëjti mjet që shfaqet ne 5 gusht në Hotel Adriatik në Durrës. Sipas pamjeve filmike, Martinaj hipën në sediljen e parë dhe makina largohet në drejtim të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës. Ervis Martinaj u filmua për herë të fundit në Tiranë, tek “Zogu i zi” humbi çdo kontakt
Burimet bëjnë me dije se Martinaj në këtë pallat dispononte një apartament, të cilin e kishte marrë me qira. Ndërsa ka udhëtuar në drejtim të Kasharit, silueta e Martinaj dhe një personi tjetër që e shoqëronte, i cili dyshohet të jetë oficeri i arrestuar Jeton Lami, është ndaluar në ambjentet e një pike karburanti.

Pikërisht në këto ambjente, Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke lënë “Audin A8” dhe marrë për lëvizje një automjet tjetër. Duke ndjekur intenerarin e lëvizjes së kësaj makine, ka rezultuar se Martinaj ka hyrë në zonën e Shijakut. Në këtë zonë besohet se biznesmeni është thirur nga një person të cilin e ka njohur në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, kur 40-vjeçari është arrestuar dhe mbajtur 7 muaj në burg për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.

Policia, por edhe familjarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, se cili ka qënë qëllimi i vizitës së Martinajt në Shijak. Por ajo që dihet tashmë, është fakti se Martinaj ka hyrë në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në këtë zonë.

Previous Post

Blushi i përgjigjet ‘Autoritetit të Dosjeve’: Jeni portal shtesë i Ramës e Veliajt! Keni kryer 6 vepra penale…

Next Post

“PS e Shqipërisë kopjoi logon që krijoi stilisti i njohur për PSOE”, media spanjolle kërkon shpjegime për plagjiaturën me logon e partisë së Pedro Sanchez

Next Post
“PS e Shqipërisë kopjoi logon që krijoi stilisti i njohur për PSOE”, media spanjolle kërkon shpjegime për plagjiaturën me logon e partisë së Pedro Sanchez

“PS e Shqipërisë kopjoi logon që krijoi stilisti i njohur për PSOE”, media spanjolle kërkon shpjegime për plagjiaturën me logon e partisë së Pedro Sanchez

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al