Monday, January 12, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dita e parë e reciprocitetit mes Serbisë dhe Kosovën, qytetarët: E kaluam kufirin sikur të ishte BE

Editor by Editor
September 1, 2022
in AKTUALITET, Rajoni
0
Dita e parë e reciprocitetit mes Serbisë dhe Kosovën, qytetarët: E kaluam kufirin sikur të ishte BE
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia më 1 shtator ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës. Me një dokument të tillë, që është cilësuar si zëvendësim për letërnjoftimin, kosovarët janë pajisur me të hyrë në territorin e Serbisë, tash e 11 vjet. As Kosova nuk do të lëshojë dokumente të tilla për qytetarët e Serbisë. Në Jarinjë dhe Merdarë, qytetarët e të dyja anëve po e kalojnë kufirin pa problem, me dokumentet e tyre personale.

Në Jarinjë, Liridon Shala nga Podujeva, që kaloi kufirin për në Serbi me dokumente të Kosovës, tha se edhe kur kanë qenë dokumentet për hyrje/dalje për të nuk ka pasur problem. Por, me heqjen e tyre, ai thotë se po i duket sikur të jetë në Bashkimin Evropian.

“Pa problem kemi kaluar, nuk kemi pasur problem as kur kanë qenë letrat [dokumentet për hyrje/dalje] vetëm se është dashur t’i marrim ato tek autoritetet serbe, nuk kemi pasur problem kurrë, asnjë pengesë nuk e kemi pasur. Sot normalisht që më mirë, sikur të ishte Bashkimi Evropian na u duk, se gati njësoj”, tha ai për REL-in.

Zoran Çeperkoviq, nga Leshaku në veri të Kosovës, tha se do ta kalojë kufirin me dokumentet e Serbisë dhe se marrëveshjen për heqjen e dokumenteve për hyrje/dalje, e cilësoi si diçka të mirë. “Pres një marrëveshje paqeje. Le të jetojmë në paqe së bashku”, tha ai, teksa po kalonte kufirin në Jarinjë.

Dragan Mirosavleviq, profesor në Universitetin e Mitrovicës, që më 1 shtator hyri në Kosovë përmes pikëkalimit në Merdarë, tha për Radion Evropa e Lirë, se në kufi gjithçka shkoi mirë. Ai nuk e komentoi marrëveshjen, duke thënë se nuk shikon shumë lajme.

Nebojsha Llekiq nga Preoci, në Komunën e Graçanicës, tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kryesisht vlen për veriun e Kosovës, sepse serbët në jug kanë dokumente të të dyja shteteve. “Unë i kam të dyja letërnjoftimet, kështu që ne nuk kemi ndonjë problem. Krejt kjo marrëveshje më duket se është kryesisht për serbët në veri. Përndryshe, mospranimi i dokumenteve vetëm sa e vështirëson komunikimin e shtetasve, pa marrë parasysh a janë shqiptarë apo serbë”, tha ai për REL-in, teksa hyri në Kosovë nga Serbia përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë.

Ekipet e REL-it që po raportojnë nga Merdarja dhe Jarinja, po ashtu kanë kaluar pa problem këto dy pikëkalime kufitare – që lidhin Kosovën dhe Serbisë – me letërnjoftim të Kosovës. Heqjen e kësaj mase e konfirmoi në orët e para të 1 shtatorit ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak. “Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe [nga pikat kufitare] në Merdarë, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë”, tha Sveçla.

“Ky është një lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, shtoi ai.

Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Paraprakisht ka qenë e paraparë që edhe Kosova të nisë aplikimin e së njëjtës masë për shtetasit e Serbisë, nga 1 shtatori.

Një vendim i tillë është zbatuar shkurtimisht më 1 gusht, por për shkak të rebelimit të disa serbëve në veri të Kosovës dhe me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e ka shtyrë për 30 ditë.

Palët, ndërkohë, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, kanë arritur marrëveshje për mosaplikimin e këtyre dokumenteve nga asnjëra anë. Nga 1 shtatori në Kosovë pritet të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke mbajtur në duar një letër me targa KS. Këto targa, Serbia ka propozuar që të përdoren nga serbët në Kosovë. Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund të pranojë targa që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe kjo masë është dashur të nisë nga 1 gushti, por, për të njëjtat arsye, është shtyrë për 30 ditë.

Sveçla tha se shpreson se edhe “çështja e kalimit nga targat ilegale të Serbisë në targa të Kosovës” të kalojë pa probleme, sikurse ajo e dokumenteve.

Një ditë para se të hiqte kërkesën për dokumente për hyrje/dalje, Serbia vendosi disa njoftime në vendkalimet me Kosovën, ku thuhej se mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në Marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2011 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se deri më tash nuk ka gjetur zbatimin e duhur./REL

Previous Post

Meta nxjerr pjesë nga dosja: Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike

Next Post

PD ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale/ Nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Korça, ja si do të bëhet ndarja e grupeve të punës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lewandowski nënshkruan për Superkupën e Spanjës: Rëndësia e fitimit të titujve, veçanërisht kundër Real Madridit

Lewandowski nënshkruan për Superkupën e Spanjës: Rëndësia e fitimit të titujve, veçanërisht kundër Real Madridit

January 11, 2026
Xabi Alonso pas disfatës në finale të Superkupës: Të shohim përpara, ky është një turne më pak i rëndësishëm për ne.

Xabi Alonso pas disfatës në finale të Superkupës: Të shohim përpara, ky është një turne më pak i rëndësishëm për ne.

January 11, 2026
Protestat e dhunshme në Iran, sipas "Jerusalem Post": Trump pritet të ofrojë mbështetje për protestuesit

Protestat e dhunshme në Iran, sipas “Jerusalem Post”: Trump pritet të ofrojë mbështetje për protestuesit

January 11, 2026
Atdheu përgjigjet drejtpërdrejt në Fan Club lidhur me Brikenën: ja çfarë pohon ai.

KRYESORE

Lewandowski nënshkruan për Superkupën e Spanjës: Rëndësia e fitimit të titujve, veçanërisht kundër Real Madridit

by timoni.al
January 11, 2026
0

Robert Lewandowski, një nga protagonistët kryesorë të Barcelonës në triumfin e Superkupës së Spanjës, shënoi golin që i dha avantazhin...

Read moreDetails
Xabi Alonso pas disfatës në finale të Superkupës: Të shohim përpara, ky është një turne më pak i rëndësishëm për ne.

Xabi Alonso pas disfatës në finale të Superkupës: Të shohim përpara, ky është një turne më pak i rëndësishëm për ne.

January 11, 2026
Protestat e dhunshme në Iran, sipas "Jerusalem Post": Trump pritet të ofrojë mbështetje për protestuesit

Protestat e dhunshme në Iran, sipas “Jerusalem Post”: Trump pritet të ofrojë mbështetje për protestuesit

January 11, 2026
Atdheu përgjigjet drejtpërdrejt në Fan Club lidhur me Brikenën: ja çfarë pohon ai.

Atdheu përgjigjet drejtpërdrejt në Fan Club lidhur me Brikenën: ja çfarë pohon ai.

January 11, 2026
Inter-Napoli në “San Siro”/ McTominay arrin të barazojë sërish (Video)

Inter-Napoli në “San Siro”/ McTominay arrin të barazojë sërish (Video)

January 11, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lewandowski nënshkruan për Superkupën e Spanjës: Rëndësia e fitimit të titujve, veçanërisht kundër Real Madridit

Lewandowski nënshkruan për Superkupën e Spanjës: Rëndësia e fitimit të titujve, veçanërisht kundër Real Madridit

January 11, 2026
Xabi Alonso pas disfatës në finale të Superkupës: Të shohim përpara, ky është një turne më pak i rëndësishëm për ne.

Xabi Alonso pas disfatës në finale të Superkupës: Të shohim përpara, ky është një turne më pak i rëndësishëm për ne.

January 11, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al