Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.
Bëhet me dije se një mjet është përplasur me murin anësor të rrugës dhe si pasojë është përmbysur në rrugë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.















