Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

RRËFIMI/ Tragjedia, si u mbyt para syve të babait 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, flet nëna

Editor by Editor
August 24, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE
0
RRËFIMI/ Tragjedia, si u mbyt para syve të babait 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, flet nëna
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia e babait të Amelias që u mbyt sot në det në plazhin e Korinthit në Greqi nuk përputhet me ato të të pranishmëve, të cilët theksojnë se vogëlushja shqiptare ishte futur vetëm në det dhe i ati ishte duke ngrënë në një tavernë disa qindra metra më tej.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbardhur fjalët e para të nënës së Amelias, e cila është e shkatërruar nga tragjedia që i ndodhi.

Ajo thekson se i ati rrinte me vajzën sa herë që nuk ishte në punë, ndërkohë që shprehet se marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira.

Ndërkohë, halla e vajzës shprehet për mediat lokale se nuk e beson se vëllai i saj të ketë qenë i pranishëm teksa mbytej vajza dhe të mos e ndihmonte, raporton abcnews.al.

“Nuk e di, nuk e di… Nëse vëllai im ka qenë aty dhe nuk e ka ndihmuar fëmijën..nuk e besoj dot këtë gjë. Ai do ta kishte ndihmuar patjetër”, shprehet ajo teksa shton:  “Ai ka astmë prej vitesh, por s’besoj se kjo do ta ndalonte të ndihmonte fëmijën”.

Çfarë thotë ai që nxorri trupin:

Pavlos Bounas, ka qëndruar në faktin se babë e fëmijë po hanin shumë larg vendit ku ndodhi mbytja dhe se kur babai u kthye rrobat e tij ishin të thata. “Nuk arrij ta kuptoj si mundet që një prind që e di se fëmija i tij ka ngrënë, ta marrë atë për t’u larë. Nuk e kuptoj gjithashtu se përse duhej të ngiste makinën 6-7 kilometra larg për të ardhur në një plazh ku nuk ka njerëz ndërkohë që më para kishte shumë plazhe të tjera. Plazhet e tjera kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha fillimisht Bunas duke theksuar se e kishte parë vajzën të kishte marrë një ngjyrë si blu kur e nxori nga deti, ndërsa nuk dinte se sa kohë kishte patur ajo në ujë.

“Nga varka pash burrin fillimisht dhe më pas fëmijën. U afrova dhe i thirra edhe gruas sime. U futa në ujë dhe e nxora fëmijën. Kur e nxora ishte blu. Pastaj filloi të nxjerrë ujë dhe ushqim. I bëra disa herë masazh në gjoks, por nuk munda të rikthej në jetë”, tha ai.

“E kemi nxjerrë fëmijën me rroba. Rroba normale, pantallona të shkurtra, bluza, sandale që fëmija i merr për shëtitje, në shkollë, në këndin e lojërave”, tha ai më pas.

“Babai i fëmijës nuk ishte aty, nuk kishte as një të afërm të fëmijës, asgjë, askush”, tha ai.

Rrëfimi i babait

Babai i vajzës fatkeqe 6-vjeçare ka dhënë shpjegimet e veta për ngjarjen para policëve, ndërsa u lirua më pas me kusht.

Ai  u shpreh: Të hënën mora Amelian në 11 të mëngjesit për të notuar. Fillimisht dolëm për një shëtitje dhe pastaj hëngrëm hell. Amelia hëngri gjysmë salçice dhe pak byrek. Kur mbaroi kërkoi të shkonte në det. Unë i thashë që nuk kemi rroba banje, sepse bashkëshortja kishte  harruar ta fuste në gjërat e saj, por vajza këmbënguli, kështu që u binda.

“Nuk e mendoja se do të ishte problem që sapo kishte ngrënë, sepse sasia ishte e vogël. Arritëm në plazh dhe u futëm në det. Amelia me rrobat dhe këpucët e saj, sepse kishte iriq deti”, shtoi ai.

“Ne notuam deri te varka, e cila ishte ankoruar rreth dhjetë metra larg bregut. Atje deti është rreth 3 metra i thellë. Nuk ishte hera e parë që e bënim këtë. Atë ditë , hipa në varkë me njërën dorë dhe u përpoqa të tërhiqja vajzën time me dorën tjetër. Por ajo më rrëshqiti dhe filloi të zhytej në ujë. Më zuri paniku. Nuk mund të zhytesha, sepse kam astmë dhe  nuk mundem të mbaj frymën”, shtoi ai për momentet e fundit të 6-vjeçares.

“Unë bërtisja për ndihmë, por nuk kishte njeri përreth. Dola me not për të thirrur ndihmë në celular, por kur arrita te biçikleta, kuptova se nuk kisha bateri. I hutuar, mora motorin dhe vozita dy kilometra deri në shtëpinë time ku mora policinë. Siç mora vesh ndërkohë më kishin gjetur vajzën të vdekur në det”, ka përfunduar babai i vajzës fatkeqe.

Previous Post

Iu sekuestrua pas sanksioneve të Perëndimit, superjahti i oligarkut rus shitet në ankand për 75 mln $

Next Post

E transportoi nga Durrësi në Tiranë, pse Ervis Martinaj zgjodhi agjentin e policisë

Next Post
E transportoi nga Durrësi në Tiranë, pse Ervis Martinaj zgjodhi agjentin e policisë

E transportoi nga Durrësi në Tiranë, pse Ervis Martinaj zgjodhi agjentin e policisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Manchester City në prag të finales së Kupës së Ligës, mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë, me Semenyo që shkëlqeu përsëri.

Manchester City në prag të finales së Kupës së Ligës, mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë, me Semenyo që shkëlqeu përsëri.

January 13, 2026
Roma humb përballë Torinës në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mos mjaftuar performanca e adoleshentit Arena.

Roma humb përballë Torinës në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mos mjaftuar performanca e adoleshentit Arena.

January 13, 2026
"Prisja sinjalin nga Greta" / Marrëdhënia Selin-Greta, banorja: Nuk e shpallja njohjen nga jashtë për shkak të lojës. Lorna: Mashtruat një vend të tërë.

“Prisja sinjalin nga Greta” / Marrëdhënia Selin-Greta, banorja: Nuk e shpallja njohjen nga jashtë për shkak të lojës. Lorna: Mashtruat një vend të tërë.

January 13, 2026
Publikohet një video e re e Altin Ndocit: Hyjnia në spital pa pranga, shoqërohet nga një vetëm një efektiv.

Lajmi Fundit

Manchester City në prag të finales së Kupës së Ligës, mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë, me Semenyo që shkëlqeu përsëri.

by timoni.al
January 13, 2026
0

Manchester City vazhdon serinë e saj impresive pa humbje, duke mposhtur Newcastle me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e parë të...

Read moreDetails
Roma humb përballë Torinës në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mos mjaftuar performanca e adoleshentit Arena.

Roma humb përballë Torinës në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mos mjaftuar performanca e adoleshentit Arena.

January 13, 2026
"Prisja sinjalin nga Greta" / Marrëdhënia Selin-Greta, banorja: Nuk e shpallja njohjen nga jashtë për shkak të lojës. Lorna: Mashtruat një vend të tërë.

“Prisja sinjalin nga Greta” / Marrëdhënia Selin-Greta, banorja: Nuk e shpallja njohjen nga jashtë për shkak të lojës. Lorna: Mashtruat një vend të tërë.

January 13, 2026
Publikohet një video e re e Altin Ndocit: Hyjnia në spital pa pranga, shoqërohet nga një vetëm një efektiv.

Publikohet një video e re e Altin Ndocit: Hyjnia në spital pa pranga, shoqërohet nga një vetëm një efektiv.

January 13, 2026
Ish-bashkëshortet e Ben Affleck merrnin pjesë në Golden Globes pa u pozituar së bashku në tapetin e kuq.

Ish-bashkëshortet e Ben Affleck merrnin pjesë në Golden Globes pa u pozituar së bashku në tapetin e kuq.

January 13, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manchester City në prag të finales së Kupës së Ligës, mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë, me Semenyo që shkëlqeu përsëri.

Manchester City në prag të finales së Kupës së Ligës, mposhti Newcastle në gjysmëfinalen e parë, me Semenyo që shkëlqeu përsëri.

January 13, 2026
Roma humb përballë Torinës në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mos mjaftuar performanca e adoleshentit Arena.

Roma humb përballë Torinës në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mos mjaftuar performanca e adoleshentit Arena.

January 13, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al