Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Banka Botërore-Ramës: Rrit pagat!

Editor by Editor
August 24, 2022
in AKTUALITET, Ekonomi
0
Banka Botërore-Ramës: Rrit pagat!
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tranzicioni demografik me norma të larta të emigracionit dhe plakjen e shpejtë të popullsisë do të përkeqësojë në vijim raportin kontribuues/përfitues në sistemin publik të sigurimeve shoqërore.

Në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e skemës së pensioneve, Banka Botërore analizon se Shqipëria nuk ka shumë hapësira përveçse të rrisë produktivitetin e punës.

Në Shqipëri shpenzimet në raport me PBB për sistemin publik të pensioneve janë ende të ulëta rreth 7% nga më shumë se 12% në vendet e zhvilluara.

Shpenzimet totale buxhetore për skemën e pensioneve rritën gjatë periudhës 2012 – 2016, ato mbetën në nivelin 7.4 për qind të PBB-së deri në vitin 2019 dhe rreth 7.7 për qind më 2020. Këto rezultate e rendisin Shqipërinë të fundit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shpenzimet mesatare të 27 vendeve të BE.

Deficiti i skemës së pensioneve ( të ardhurat e munguara nga pagesa e sigurimeve që duhet të mbulohen nga buxheti) arrijnë në rreth 1.7 për qind të PBB-së. Shqipëria ka një nga raportet më të ulëta të mbështetjes në Europë.

Kjo për shkak se Shqipëria ka një raport të ulët të mbulimit të kontribuuesve për përfitues, duke e renditur atë të fundit në Europë edhe për këtë tregues.

Nëse raporti i kontribuues/përfitues vazhdon të përkeqësohet, qëndrueshmëria e sistemit dhe aftësisë për të paguar pensionet në afat të gjatë do të rrezikohet, vë në dukje Banka Botërore.

Duke pasur parasysh normat tashmë të larta të kontributeve, do të jetë e vështirë për punonjësit të mbulojnë kërkesat për financime të skemës së pensioneve në të ardhmen.

Norma totale e kontributit të Shqipërisë prej 21.6 për qind është afër mesatares evropiane prej 21 për qind dhe më i lartë se, norma e vendeve në Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) mesatare prej 18 për qind. Duke pasur parasysh pagat shumë të ulëta të punonjësve shqiptarë, masa e kontributeve nuk mjafton për të paguar shumën totale që duhet për pagesën e pensioneve.

Banka Botërore vlerëson se, përveç rritjes së pagave, do të jetë e vështirë për punonjësit të mbulojnë nevojat e skemës së pensioneve.

Previous Post

Kamioni përplas makinën, humb jetën 29 vjeçari shqiptar në Greqi

Next Post

Arrestimi i efektivit, gazetari zbulon detaje: Agjenti i “Operacionales” e ndihmuar Ervis Martinajn të shkojë në këto tre qytete

Next Post
Arrestimi i efektivit, gazetari zbulon detaje: Agjenti i “Operacionales” e ndihmuar Ervis Martinajn të shkojë në këto tre qytete

Arrestimi i efektivit, gazetari zbulon detaje: Agjenti i “Operacionales” e ndihmuar Ervis Martinajn të shkojë në këto tre qytete

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al